Përparim Hysi - Poezi
(poezi)
Që je lart e poshtë shikon
Ti,për mua je si"FAR"
Dhe në terr udhën e jetës ma ndriçon.
Dhe,kur bëj ndonjë gabim,
Zemërdhëmbshur,ti më fal!
Ndaj për mua je si bekim,
Më ndriçon jetën e më mban gjallë.
Kur prek dorën e bekuar,
Që ma shtrinë ti,o ZOT!
Nuk më lë për të gabuar
Dhe zë bëhem më i fortë.
Më bekon dhe mposht të keqen
Më drejton veç nga e mira
Në gaboj,unë zë e ndreqem
Dhe fitoj mbi vështirësira.
ZOT I MADH! Ti je oazi
Ku unë pi,kur jam i etur
Nga ti shpresa,nga ti gazi
Që më bëjnë të paepur.
ZOT! O ZOT,në ke vendosur
Që unë tash ta lë këtë botë
Ja tek vij,i pabrengosur,
Mu në gjirin tënd,o ZOT!
Vij në gjirin tënd,o ZOT!
Për të tjerët,lë mesazh:
-Bëni të mira në këtë botë!
Më tej,nuk shtoj asnjë llaf.


Moderator 