Nurie Baduni - HIJE DRITE

Nurie Baduni - HIJE DRITE
HIJE DRITE

Mē ka marrë malli,
Për tingujt këmbanë të urtisë tënde.

Hije drite më vijnë ndër sy,
Zbritur kodrinave,
Pērzier me rrezet e agimit,
Shpërndarë rrethinave të mia.

Trupi përkundet përpjekjeve t’i kapë,
truri përçartet hijedritës së bardhë...

Ku je që sytë s’po t’i shoh,
Nē këtë mëngjes ardhur kaq pranë,
Aty ku toka dhe nëntoka puqen
Nën një brez që na ndan.

Eh malli im frymëmarrës,
Që lodron në këtë fushnajë lulesh.

Eh malli im frymëdhënës,
Që lundron në këtë lumnajë lotēsh,
Të Prillit të thyer...

Kaq larg e kaq pranë,
Endemi mes ëndrrashvrarë.
Tē copëtuar, të ndarë.