Lan Qyqalla - METAFORË E GJALLË

Lan Qyqalla - METAFORË E GJALLË
METAFORË E GJALLË
 
Poeti kur dashuron
hëna mbarset
me polenin e vjeshtës
e yjet qeshen
me teoremën e Pitagorës c²=a²+b²
I fal Ajnshtajnit tezen
në "Hapësirën relative"
detit i dhuron lotin
në "Trekëndëshin e Bermudeve"
dashurinë e dallgëzon në fjalën poetike
cunam bëhet poezia e poetit
Lorën e zhytë
në kripën e gjolit.
 
Poeti kur dashuron
botën qëndis
me aromën e dashurisë
maleve ua shushuritë
simfoninë e Betovenit
lumenjtë lozin
Operën e Mrikës
në luadhe ladron
gërxheli i shpirtit
metaforë e gjallë
në vargjet pa mbarim.