Rudi Berisha - DRITË VETËM DRITË

Rudi Berisha - DRITË VETËM DRITË
DRITË VETËM DRITË
 
Atje larg po shohim dritë
Udhëtojmë çdo ditë për pakë dritë
Duam dritën të futi brenda shpirtit
Duam që drita të na zbardhë udhët.
 
Sa shumë udhët janë errësuar
Drita po mungon në këtë tokë
Drita është errësuar nga të pabesit
Nga ca koka njerëzish të pa-sedër.
 
Disa njerëz po përleshen më të vërtetën
Të varfërinë mundohen të shtypin
Të drejtin të njollosin me të pavërteta
Sa dhimbje përjeton sot njeriu i drejtë.
 
As koha nuk i mjekon këto dhimbje
Vetëm drita nga qielli na ndihmon
Drita na i zbardhë udhët tona që të ecim
Dritë vetëm dritë kërkojmë ne në këtë jetë.