Nikollë Loka - PIKËLLIMI NË SHI

Nikollë Loka - PIKËLLIMI NË SHI

PIKËLLIMI NË SHI

 

Retë gri
ngarkuar me pikëllim,
në pikëllimin tim 
zënë vend,
ca piku shiu
hedhur nga një dorë pa bujë,
plaken mbi gërshetin tënd.
Të shikoj ty
dhe nxjerr
trishtimin prej vetes,
si u tretka trishtimi në ujë,
dy pika lot
varur qerpikëve të syve,
bëjnë të më dukesh e huaj!
Lodhem të shpëtoj
prej këtij shiu që vret,
dhe si fatkeq rrugën djerr,
kush nuk sheh shpresë
përmes lotësh në sy,
nuk dashuron as urren.
E unë i mbytur
në shiun tim,
mbi gërshetin tënd heq ujë,
rrëketë e kohës
m’i marrin mendët,
kur do të vijnë, -më thuaj!