Lumo Kolleshi - Ali Podrimes

Lumo Kolleshi - Ali Podrimes
ALI PODRIMES
 
Me vargun tënd të ndritur e zgjove Kosovën,
Me vargun kaq të etur për liri.
Poezia shqipe sot humbi kryemetaforën,
Na bëre të thërresim njëzëri:
Zgjohu, i shtrenjti ynë, Ali!
 
Na ike në kulmin e verës më të nxehtë,
Kur toka e ka kaq të shtrenjtë një pikë shi.
Sesi më vjen të them:
Dheu të qoftë i lehtë!
Si mbulohet kështu një mal me poezi?
 
Dhe mbetesh përherë anës lumenjve të botës,
Kthen zajet e djegur e ngre nëpër qiej shtjella kumi,
Mban vesh zërat që vijnë nga thellësitë e tokës,
Në pritjen e pasosur të zgjohet Lum Lumi.
 
21.07.2012