Imagjinatë me shumë të vërteta

Imagjinatë me shumë të vërteta
KATËR STINËT E LA-CUBIT ME DY TRE XHUXH-MAXHUXHA
 
pranverë
...kur afroheshin ditët pranverore, La-Cubi me dy tre Xhuxh-Maxhuxhat e tij merrnin emër krejtësisht tjetër nga ajo që i thërrisnin të tjerët, pra edhe vet e thoshin se tani më janë bërë shoqëria argëtuese e gënjeshtrave të përsosura të Beterit me dy tre betera. Ata duke menduar se të tjerët nuk e ditkan gënjeshtrën e tyre, fillonin që t’i besonin edhe vet gënjeshtrat e veta të paradites pranverore.
La-Cubi me xhuxhat e tij, çdo ditë e më shumë kukuriseshin sikur gjeli që mbetet pa shoqërimin e pulave qafëcullake. Ai i printe valles së gënjeshtrave, sërtllisej, fliste e nuk thoshte asgjë nga asgjëja, madje ishte shumë e vështirë ta kuptoje se ç’fliste La-Cubi nëpër qoshe e skuta që vetëm ai i dinte më së miri ku i flinte gënjeshtra. Gjithë këtë e kuptonte ai vet si betërxhi dhe vetëm dy tre betera që i ngelen afër e që vërtet kishin pamje picimulësh e pulash qafëcullake!
 
verë
... ditëve të verës e mundonin temperaturat e larta dhe falë zotit fliste më pak, dhe ky ishte suksesi më mi madhe i shoqërisë, sepse sa më pak që fliste, aq më pak shpërndaheshin gënjeshtrat e tij, shpifjet e shantazhet që vetëm La-Cubi dinte t’i hijeshonte me cingla e mingla, kurse atëherë që fliste më pak, edhe vet e thoshte se po i sillej kapela mbi kokë e po mendohej në formën më profesionale për të kopjuar diçka të madhe nga të tjerët.
La-Cubi, si duket nuk e kuptonte se, e huaja asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk bëhet e jotja!
Një fjalë e urtë thotë: “çka ta mbjellësh e korrë”, ashtu sikurse La-Cubi që ka mbjellë gënjeshtra, ai do të mbetet pronari i tyre me fytyrë të marrosur tash e përmot!
 
vjeshtë
...në këtë stinë La-Cubi fliste për “mosaftësitë” e të tjerëve, madje shkonte deri aty ku e thoshte se: “kjo/ai nuk dinë të shkruaj poezi”, duke mbjellë urrejtje mes poetëve, shkrimtarëve e të tjerëve që ende po i besonin nga një cikërr këtij La-Cubi dhe dy a tre xhuxh-maxhuxhave të tij që strukeshin nëpër qoshet e kafeneve të kryeqytetit.
 
dimër
...kur vinte stina e dëborës, të ftohtit e të reshurave, La-Cubi me xhuxh-maxhuxhat strehoheshin qosheve duke ndenjur të qetë e pakëfjalë e duke incizuar fjalët e marrë mendimet, idetë e projektet e të tjerëve që bisedonin në tavolinat e afërta dhe më pas kur bie nata, La-Cubi ulej afër dritareje dhe duke shikuar floskat e dëborës e rikthyer bisedat që i kishte dëgjuar nga të tjerët, fillonte t’i përshkruante sikur ishin të tijat.
Ato mjeshtërisht i përvetësonte si vepra të tij, si ide e krijimtari e përsosur që do t’ia kalonte edhe veprimtarëve më të shquar të letërsisë tonë. Të gjitha këto i bënte nga egoja dhe thënë troç nga paaftësia për të ideuar, shkruar e krijuar diçka që do të ishte e tij.
Një ditë dimri, kur La-Cubi mbushi të gjitha kupat, të gjithë, madje edhe ata dy tre xhuh-maxhuxhat, filluat ta thërrisnin: Hajdut i autorësive të huaja!...
 
Vazhdimi
...La-Cubi dhe të bëmat skandaloze të tij si hajdut i autorësive të huaja!