Seriali "Rrrugët e jetës"

Seriali "Rrrugët e jetës"
NJË SERIAL SI KURRË MË PARË
 
-Sapo kanë përfunduar xhirimet e sezonit të parë të serialit “Rrugët e jetës”, prodhim i Elsa Produksion. Skenari i këtij seriali është shkruar nga aktorja e skenaristja Magbule Kelmendi, e cila, pothuajse të gjitha karakteret e filmit i ka përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndjekur lojën, zhvillimin e ngjarjes dhe vijën dramaturgjike.
-Pas një pauze sezonale, sezonin e dytë, ngjarja vazhdon me tema të nxehta, duke e shpërfaqur realitetin e kohës (jo që të merremi me të, por që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të hidhur e me plotë sakrifica), me lojë dinamike e interpretim profesional të aktorëve...

"...epo për dasëm ja bëjmë leht, po çka me ba me djemtë që po na i marrin ushtarë e po na i kthejnë në arkivole, po na i helmojnë nxënësit, po na i keqtrajtojnë studentët e po na i dëbojnë punëtorët nga puna... ah po kohë të liga po përjetojmë!"
Mirë u takofshim në sezonin e dytë!
 
Me respekt nga ekipi i serialit “Rrugët e jetës” (df)