NGA KONTOJA E DASHURISË
Vështrim
Të biesh në dashuri duket si diçka e thjeshtë dhe plotësisht e natyrshme. Mirëpo, dashuria është shumë më komplekse seç mund të mendon njeriu.
Shikuar nga perspektiva e distancës së adhurimit dhe pritjes për të qenë të adhuruar nga pala tjetër, dashuria ka një fushë veprimi që rrezaton në perimetrin e përcaktuar në rrethin e ndjenjave tona, të cilat na japin jo gjithmonë informacionin e duhur për të vepruar dhe jo gjithmonë zemra jonë është mikja jonë, sepse, jo gjithmonë na pasqyron të vërtetën që e ndiejmë, apo atë që duhet ndjerë na prezanton ndryshe nga e vërteta që e kapin shqisat tona. Në këtë kuptim, frekuencat e valëve të vërteta, të cilat do t'na jepnin pasqyrimin lucid në kërkim të mendjes tonë, e cila heziton ndërmarrësinë e duhur për të vepruar, ndahet në dy mendje. Pra, në vendimmarrjet tona, duhet të përcaktohemi jo vetëm nga shqisat e ndjenjave por edhe nga pritjet e valëve të cilat na japin sinjalin e pastër për të vepruar. Ky sinjal, nëpërmes valëve të fjalëve, qëndrimit dhe shprehjeve drejtuar drejt neve, hapin horizontin e pastër me një rezolucion pamjesh të qarta, deri tani të panjohura karshi nesh, për të kuptuar individualitetin e njeriut që na adhuron dhe, kur arrijmë të kuptojmë të vërtetën e personalitetit dhe qëllimin e tij karshi nesh, ne duhet të përcaktohemi për atë që mendojmë se duhet vepruar - qoftë në kuptimin pozitiv, apo të kundërtën e saj. Ndaj, gjërat duhet thënë me kohë, sepse koha është faktor i gjithçkaje dhe nuk duhet lënë hapësirë për t'u keqkuptuar, apo keqinterpretuar mosreagimi jonë në kohën e duhur. Pra, nëse mendoni se adhuruesi juaj nuk është adekuat dhe nuk është tipi juaj, atë duhet të ja thuani sy më sy, ama me butësi, se ju nuk jeni të gatshëm për një lidhje dashurie. Mosdeklarimi i juaj me kohë, tek adhuruesi juaj i fiksuar pas jush, lë vend ta kuptohet ndryshe dhe të shpresojë në dashurinë tuaj ndaj tij. Kjo qasje e papërgjegjshme nxjerrë në pah lojën e paskrubëllt me ndjenjat e njeriut dhe nëpërkëmbjen e tij, që i bëhët nga johumanizmi ynë ndaj ndjenjave më të holla të njeriut të fiksuar pas nesh dhe për këtë duhet të kemi respekt, sepse, dashuria vërtetë është fiksim, varësi që godet njeriun e sinqertë karshi atyre të shtirur... Në konto të kësaj, më mirë është të jemi të dashur se të dashuruar...!
Unë njoh njerëz tej mase hezitiv dhe në kërkim të së përkryerës nuk u dashuruan kurrë, sepse vetë nuk ishin të përkryer... Së këndejmi, në distancat kohore, kur shpirti i njeriut është i nëpërkëmbur nga bota e njerëzve të vegjël dhe i lën pas dore nga pikëpamja e dashurisë, ndihemi jashtë katrorit të merituar. Pra, mosnjerëzorja, mosbesimi dhe aspiratat për të shfrytëzuar sinqeritetin e njeriut, konsiderohen si pikësynime djallëzore. Dashuria e pastër nuk i jepet gjithkujt as nuk mirret nga njerëzit kryekëput të rremë, të cilët, njeriun si qenie humane e shfrtëzojnë për qëllimet e tyre të veçanta, pa dashur ta kuptojnë se, dashuria ekziston vetëm për hir të Zotit dhe njeriut të sinqertë.
Në një situatë të tillë, njeriu duhet të përpiqet të ndryshojë gjuhën dhe pikëpamjet egoiste, duke pranuar detyrën humane karshi adhuruesëve të tyre dhe për veten e tyre - duke mos e konsideruar dashurinë si karrem dhe shërbëtore të qëllimeve jonjerëzore, joparimore, jokorrekte, që konsiderohen qëllime të ulëta. Dashuria duhet të ketë diçka për të dhënë, sepse nuk detyrohemi të japim shpirtin, por mirëkuptimin e adhurimit, përshtatjën, formën e kërkesës dhe përmbajtjes...
Kur flasum për dashurinë, qoftë edhe në formën fragmentale, kryesisht flitet për femrën dhe pashitë e saj me bollëk lakmie, e vetmja dritë në terrinën e një misteri rebel, dalë nga çekmexheja e djallit të instaluar brenda nesh. Pra, kur e trajtojmë të bukurën, lirisht mund të themi se: dashuria, mëria, mërzia, hidhërimi, ngujimi dhe frika ngjizen në stomakun tonë. Pra, brejtësit e mundshëm, që shkaktojnë pëlcitjet abdominale, janë njëra prej gjërave të cekura - në veçanti dashuria, ndaj, mëkati më i madh është mashtrimi i njeriut, duke i dhënë sinjale të rreme, se ju e dashuroni atë... Prandaj, njeriut që nuk e doni, duhet mbyllur të gjitha portat për ta kuptuar pozicionin e tij. Ky do të ishte hapi më human i njeriut për njeriun. Pra, keni kujdes me pikën e vlimit të dashurisë. Mos e injorini njeriun që e doni, sepse, dashuria është kryeneqe dhe mund të derdhet porsi kafeja në të kthyer kokën, duke u shndërruar në pikën e vlimit të urrejtjes ndaj jush. Në këtë kontekst, asnjë dhembje s'është e mjaftueshme për ta kuptuar amulgaminë e dashurisë, sepse, gjëmat dhe të përzierat e dashurisë ju marrin ëmbël, pa e hetuar trokun e vdekjes së kalit. Ajo ju merr ngadalë me bisht të syrit. Kjo është e vërteta e dashurisë, që ju mban në majë të qërpikut deri në përjetësi. Kështuqë, gjene guximin, qëndroni vertikalisht dhe dashuroni.
Unë i çmoj burrat trima që si s'tremb asgjë, asnjë tmerr, asnjë zjarr, as syri i përgjakur; mirëpo, nga dashuria dhjehen frike dhe bëhën pa zë njeriu.
Pra, ta lëmë anash zezonën e shpifur dhe t'i kthehemi të bukurës, duke e marrë me veti edhe një mendim për tipin e gruas lozonjare...
Në ditarin e tij sekret (1836 - 1837) A. S. Pushkin e thotë: Ndryshimi midis kurvës dhe gruas së "ndershme" është se ndërsa e para e di me saktësi çmimin e saj, e dyta nuk e di shifrën dhe përpiqet të shitet sa më shtrenjtë.
Unë po e them të njejtën gjë nga pamja e njëjtë, vetëmse nga këndi tjetër i dhomës: ndryshimi midis kurvës dhe gruas së "ndershme" është se, ndërsa e para kurrë nuk flet për ndershmërinë, e dyta tërë ditën e lume shet moral dhe bëhet tej mase e bezdisshme...!