FLUTURON SHQIPJA NË EVROPË
Malet thurin kurorën,
Shqipja përtej horizontit,
Dhe përplasë deti valët,
Më pas, himnin e flamurit.
Pritna Gjermani!,
Jemi ne, brigjet e diellit,
Dikur, me tymnaja gri,
Sot, rreth nënës kuq e zi.
Kujdes me shqiponjën!
Hije rëndë, po vjen krenare,
Të mundin Evropën,
Fiset tona Arbërore.
Yjet rrinë e vështrojnë,
Shqipja jep kushtrimin,
Jepu bekimin, moj nënë!
Zjarrin e forcës, shkëlqimin!
Mbledhur shqipet ndër bedena,
Qoshet mbajnë historinë!
Djemtë tanë me dy krena,
Ngrenë lartë shqiptarinë.
S’është vetëm futbolli,
Por, gjaku shqiptarisë,
Që tok bashkuan shpirtin,
Në emër të Arbërisë.
Mbaje frymën Evropë,
Do të hedhim vellon kuqe-zi,
Djemtë tanë hijshëm lodrojnë,
Plisat do vallëzojnë në Gjermani.
O, flamur i Kastriotëve,
Në shekuj prije shtigjet,
Veç me ngjyrën tënde,
Qershori do prek ëndrrat.