Rubjana Nika
DETAJE REALITETI
Detaje të larmishme
nga jeta e përditshme,
syri si pa dashje
m'i kap tek kaloj.
Diku një çift të rinjsh,
si zogj të dashuruar,
përtej , pak më tutje,
një skenë abstrakte shikoj.
Në anë të xhadesë,
një kazan mbeturinash,
ca qen të uritur,
territorin mbrojnë.
Në qoshen e një pallati
një grup adoleshentësh,
kuriozë për të panjohurën,
bimën e nëmur shijojnë.
Nuk isha detajiste,
jam bërë këto kohë,
ku çdo gjë lehtë vërehet
secilin na ngacmon,
çdo ditë diçka dëgjojmë,
diçka tjetër shikojmë,
gjëra që na prishin ditën
e jeta për pak ndalon.
Detajet formojnë të tërën,
jetën ndreqin,prishin,
dikush lehtë i vëren
e dikush tjetër jo.
Lum kush njërin sy
e njërin vesh i mbyll,
e për ta si në vaj,
jeta bukur shkon.
FËMIJËRI BUZËQESHUR
Eh,malli fëmijërisë së hershme,
më feksesh tek-tuk ndonjëherë,
ma sjell një kujtim shfaqur çastit,
grimca shpërndarë nëpër erë.
Eh ,mall i heshtur, për pak zgjohet,
e jetën "e prish"për pak,
zemra hepohet , ndalohet,
nga malli yt pikon gjak.
Eh ,mall i hershëm fëminor,
sa vjen e shfaqesh pareshtur,
pleqëria troket me një dorë,
e ti fëmijëri buzëqeshur.
Eh ,mall i bukur,zemërplasur,
kaq pamëshirshëm mos lodro,
herë vjen, më gënjen,me të qasur,
herë prej ëndrrës më largo.