Maxhun Osmanaj - UDHËTIM PA STACION & LËRMENI

Maxhun  Osmanaj - UDHËTIM  PA  STACION & LËRMENI
UDHËTIM  PA  STACION
 
U  nis  poeti  për  një  udhëtim
Rrugës,  pranoi  vetëm  dashurinë  për  shoqërim.
 
Udhëtimi    i  gjatë,  i  gjatë,  pa  stacion
Dy  bashkudhëtarë  bartnin    shpirt një  mision.
 
E  rrahnin  poetin  stuhi  t’egra,  dhe  i  zunë  prita
Por  atij  rregullisht i  printe  ylli  i  mëngjesit,  agdita.
 
Kurrë  s’ndjeu  lodhje, zmbrapsje  as  dështim
Dashuria  n’shpirt  i  dhuronte  derivatin e  jetës,  një  qëllim.
 
Vitet,  stinët,  kohërat  i  bartte  me  vullnet
N’stacionin  pa  kufi,  e  dinte  se  zëri  i  ndërgjegjes  e   thërret.
 
  shtegtimin  e  tij  iu  bashkua  populli  i  vet
Gjatë  maratonës  jetësore ,  u  dëshmua    i  miri  atlet.
 
Atë  ditë  dhe  sot,  tokës  se  vet  i  hyri  në dashuri
Veçse  i  barti  krenar  ëndrrat,  gëzim-dhimbjet  e  popullit    tij.
 
E  pashë  dje, po  e  shoh  sot,  nesër  do ta  shohim
N’lapidarin  e  kujtesës    artit,    gjith  do  ta  njohim.
 
Kalëro  o  atlet  me  flatra    kristalta  t’mendimit    kësaj  toke
Bashkë  me  dashurinë,  dhuro  art –nektar  kësaj  bote!
 
LËRMENI
 
Lërmëni  ta  këndoj  këngën  time
Ashtu  pa  asnjë  instrument
S’ka  gjë,  nëse  ka  ndonjë  ushtimë
Kuptojeni  si    doni,  nxirrjani  melodinë.
 
Kështu    thjeshtë  e dua
Timbrin  dhe  notat  s’ia  di
Bronket  e  jetës  ndoshta  kanë ndërtuar
Një  kompozim – modern    ri.
 
Lërmëni  ta  nxjerr  këngën
Nga  thellësia  e  dhimbjes    autobiografisë
Le    marrë  rrugën  drejt  qiellit-botës
  kënaqet  si  do  vetë  me  notat  e  vetëkënaqësisë!
 
Lërmëni ta këndoj si ngushëllim
Mund të ik sot a nesër befasisht
Në mungesë të takimit dikush ka dëshirë ta dëgjojë
T’i mundë betejat edhe pa mua, t’i fitojë...
 
Oh, miq të çmuar, më kuptoni!
Ju lutem, lërmëni, lërmëni!
Me peshën e moskuptimit mos më ngarkoni
Vetëm ashtu ju pëlqej dhe më pëlqeni