Emrije Krosi - Ese dhe kritika
VISEVE TË ESEESTIKËS DHE KRITIKËS PJ. II.
FISHTA
Një tjetër koherencë e Ecos është e ashtuquajtura veprueshmëri (veprimtari) e tekstit ndaj lexuesit. Në fakt, autori jo vetëm e parashikon Lexuesin Model, por edhe e ndërton atë. Të parashikosh Lexuesin tënd Model, nuk do të thotë, të shpresosh të ekzistojë, por edhe të lëvizësh tekstin në mënyrë të tillë që ta ndërtosh atë, një tekst, jo vetëm pushon, por edhe jep kontributin e tij në ndërtimin e një kompetence.
KOMPETENCA AUTORIALE NË LIRIKËN E FISHTËS = PROJEKTIM I LEXUESIT MODEL
AUTORI = TEKSTI = LEXUES
- Përsa i përket “teorisë së receptimit të Iserit” 25 , sipas teoricienit Wolfang Iser
në vitet ’60-të, në të gjitha sferat e teorisë se receptimit, teksti letrar ka lloje të tjera ligjërimi dhe në marrëdhënien tekst-lexues shumë herë merret si e mirëqenë. Procesi i leximit, për Iserin, ka "dy pole" brenda një teksti letrar: poli artistik i referohet tekstit të krijuar nga autori, poli estetik i leximit, realizuar nga lexuesi. Që të përmbushet akti i të lexuarit, lexuesi i nënkuptuar është aktiv dhe pasiv, aktiv sepse nxjerr përfundimin sipas teoricienit tjetër (Roman Ingarden),“ku lexuesi qartësish nxit imagjinatën ose “plotëson rreshta bosh” të pathëna nga autori” 26 , në strukturat e tekstit, që drejtojnë lexuesin drejt një “leximi” shterues dhe jo anasjelltas. Teksti është lënë në duart e lexuesit për të marrë fatin e tij. Meqenëse asnjë lexues nuk do të ketë “pamje të njëjtë”, teksti është i detyruar të interpretohet në mënyra të ndryshme,
______________________
21. Pozato, Pia Maria. (2005): Semiotika e tekstit, (metoda, autorë, shembuj) , SHBLU, Tiranë,f. 201.
22. Iser, Wolfang. (1978): The Act of Reading: A Theory of Aesthetic Response . Baltimore and London: Johns Hopkins University Press, f. 45-48
23. Ingarden,Roman. (1973): The literary work of Art, Evanston, III, f. 83
gjë që i mundëson çdo studiuesi përshirë edhe kritikën, se teoria e receptimi të veprës e bën të
qartë. Se në tekst, nuk zhvillohet vetëm sfondi socio-kulturor, por dhe ideo-shoqërore, përsëri për Roman Ingardenin, është procesi “midis interpretimit-brendisë-shprehjes-kuptimit, si një vendosje të autorit brenda procesit të traditës” 27, ku edhe veprimtaria intelektuale dhe emocionale e manifestuar në procesin njohës të tij, (në bashkëkohësi) akti i leximit, me të vërtetë ndikon në ngritjen e vetëdijes, që zhvillohet përmes procesit të leximit.
- Koncepti “horizonti i pritjes” 28, i (Robet - Hans Jauss-it), se receptimi i
mëvonshëm i një vepre letrare, është matja e një “distance estetike” për një vepër letrare, nga një brez tek një brez tjetër lexuesish, duke sjellë përshtypje krejt të tjera në kohë të ndryshme, për Fishtën nuk qëndron. Ndërthurja e kohës së shkuar, me lexuesin e ri mund të përmbushë konceptin e “horizontit të pritjes”, që për poetin është koha posturne, që fatmirësisht pati kohën e leximit, të njohjes, të receptimit, duke kuptuar që vepra është e pakohë ashtu si emri i Fishtës i gjithkohshëm në majën e epërme të letërsisë shqipe.
_____________________
21. Ingarden,Roman. (1973): The Cognition of the Literary ork of arts, Evanston, III, f.185.
22. Jauss , Hans-Robert. (1982): Toward an Aestheticn of Receprion, Brighton, f. 5.
BIBLIOGRAFIA:
1. Barthes, Roland. (2008): Vdekja e autorit, “Rozafa”, Prishtinë.
2. Bruss, Elisabeth W. (1976): Autobiographical Acts: The Changing Situation of a Literary Genre. Baltimore, London: Johns Hopkins University Press.
3. Çapaliku, Stefan. (1999): Frymëzimi kristian në letërsinë shqipe; shih: (Krishtërimi ndër Shqiptarë), Simpozium Ndërkombëtar, Seksioni i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës, Tiranë.
https://kallnori.org/stefan-capaliku-shqiperi-frymezimi-kristian-ne-letersine-shqipe/
4. Çobani, Tonin. (1999): Miti dhe antimiti fishian, Lezhë.
5. Fraj, Northop. (1990): Anatomia e kritikës, përkth: Avni Spahiu, “Rilindja”, Prishtinë
6. Gradilone, Giuseppe. (1983): “L’influenza del classicism sull’opera di Gjergj Fishta”, La letteratura albanese e il mondo clasiso , “Bulzoni”, Romë.
7. Greimas, Algirdas. (1966): Semantique structuarle, Larouse, Paris.
8. Hutcheon, Linda. (1989): A Poetisc of Post- modernism: History, Theory, Fiction, Toronto.
9. Hamiti, Sabri. (2009): Letërsia moderne shqipe, Tiranë.
10. Ingarden,Roman. (1973): The literary work of Art, Evanston, III.
11. (1973): The Cognition of the Literary ork of arts, Evanston, III.
12. Ise Wolfang. (1978): The Act of Reading: A Theory of Aesthetic Response, Baltimore and London: Johns Hopkins University Press.
13. Jauss , Hans-Robert. (1982):Toward an Aestheticn of Receprion, Brighton.
14. Kodra, Jolanda. (1943): Atë Gjergj Fishat, 1871-1949, “Luarasi”, Tiranë.
15. Kujtim M. Shala. (2004): Fishta përballë Fishtës, “Buzuku”, Prishtinë.
16. Lejuene, Philippe. (1975): Le pacte autobiographique, Nouvelle Edition Augmentèe, Seuil.
17. Ndoja, Mark. (1943): Idealet karakterizues në lirikën e At Fishtës, (shënime të shkrurta kritike), At Gjergj Fishta (1871-1940), “Luarasi”, Tiranë.
18. Murry, J.Middleton. (1931): “Metaphor”, Contries of dhe Mind, second series, London.
19. Nietzsche, Friedrich. (2001): Lindja e tragjedisë, përkth: Jorgji Doksani, “Eugen”, Tiranë.
20. Plasari, Aurel. (1996): Fishta i dashuruar, Tiranë.
21. Pozato, Pia. Maria. (2005): Semiotika e tekstit, (metoda, autorë, shembuj) , SHBLU, Tiranë.
22.
Qazimi, Azem. (2011): Libri i të vdekurve “
Zenit” , Tiranë.
23. Sapir, Eduart. (1949): Culture, language and Personality, University of California Press.
24. Sula, Lili. (2012): Poezia e Fishtës, (për mbrotjen e gradës “Doktore e Shkencave Letrare”), Tiranë.Ukaj, Ndue. (2004): Diskursi biblik në letërsinë shqipe, “AIKD”, Prishtinë.
25. Volaj,Viktor. (1941): Gjergj Fishta: mrizi i zanavet, komentuem për At. Viktor Volaj OFM , Shkodër.
26. Wellek & Waren. (2007): Teoria e letërsisë, përkth: Abdurrahman Myftiu, “Onufri”, Tiranë.
27. Xhiku , Ali. (2004): Letërsi shqipe si polifoni, “Dituria”, Tiranë.
…………………………………………………………………………………
MARASH MIRASHI
Tema: Britma e “tmerrit modern” në shoqërinë e venitur shqiptare, në poezinë e Marash Mirashi-t
Poezia është manushaqja që e kanë mbytur ferrat dhe Qielli i saj në Shqipërinë e këtyre dekadave, ka vetëm pak dritë të mugët, pasi Univesri i librit nuk është më supëriorja por thjesh një frymëzim fatal, që të gjithë ngadhnjimtarët për të qenë poetë, (vargjeshkrues) janë çlirues të zellit të frymëzimit në emër të shpirtit të lirë. Shumë poetë shqiptarë si Migjeni, apo Ali Asllani, e kanë “skalitur” britmën dhe çmerimën e madhe shoqërore dhe kombëtare, për padrejtësinë sociale dhe njerëzore, nëpërmjet vargjeve të tyre, një realitet britmues ndaj së keqes, sepse poetët vetëm identifikojnë problemet por nuk kanë fuqi ti zgjidhin ato. E keqja e shoqërisë shqiptare e ulur këmbëkryq në këto tridhjetëvite (30), ashtu si magjia e shkrimeve migjeniane, ajo që mbijeton ndër vite dhe mote, është edhe gjendja aktuale e njeriut sot, e cila mjerisht përmban tipare të shumta ekspresioniste, (Vinca :2002), që përpuqen në realitetin e trishtë të një tranzicioni të gjatë, ku elementet poetike, metaforat e forta, simbolet dhe krahasimi, japin pamje të shumta surrealiste me tipare të ekspresionizmit dhe ekszistencializmit, se në kontekstin e një letërsie sociale, (Rugova: 1996), pezia e Mirashi-t rrok jo vetëm realitetin, por “operon” deri në skutat më të thella të shpirtit shqiptar, me dhimbje pafund të shkatërrimit të shoqërisë dhe familje në emër të demo(n)kracisë.
***
Poeti Marash Mirashi, duke qenë një gazetar shëtitës, për vite me radhë në të vetmin ekran kombëtar të shqiptarëve TVSH-së, njeh çdo skutë të vendit tonë, por edhe mentalitetin e shoqërisë tonë, ndaj edhe libri: “Britma e muzgut modern” (Mirashi: 2021) derdh neorrealizmin e poetit, duke e ndarë librin në katër pjesë:
a) statujat nuk ëndërrojnë ndryshimin e motit, (me [14] poezi)
b) këmbana fatesh të trishta, ([14] poezi)
c) lumenjtë kanë mbetur vetëm, ([11] poezi)
d) refrenet e vitit të çmendur 1997, ([10] poezi).
Libri hapet me poezinë “Burri i ditur i qytetit”, ku pas një përshkrimi të qytetit të çmendur, me lloj-lloj shtresash sociale, dhe gjithëfarëlloji vesesh dhe huqesh, duke epitetuar në formë enumeracioni, metaforash (Fogelin: 1988) nëpërmjet vargjeve: silueta hyjnoer sa vjen e shuhet/rrugëve mes njerzve, në thellësi/burri i ditur i këtij qyteti/është i dënuar /me vetmi, f.10, që në fillesë ironia e poetit është shtrirë horizontalisht dhe vertikalisht, njw ndrwthurje mea njëmendësisë dhe socioreales, gjatë rrugëtimit të tij poeti. Në poezinë: “Refreni fatal”, vargjet: përditë dëgjoj si përpëlitet,/shpirti i mbytur i shoqërisë/ në një filxhan kafeje/ mbi tavolinë, f. 15 poeti ecën mbi plojën e ironisë, (Jankélevitch: 1999), se një shoqëri që vetëm vegjeton si një amfib, që zvarritet, që mënjanohet, që ironizon, që fshihet, që hesht, që fle, që luan melodramën e fatit të tij kolektiv, kurrë nuk do të ketë qytetërim dhe përparim. Poezitë: “Lavazh i trurit”, “Ibrahimi”, “Jetë nate në metropol”, “Adoleshentët”, “Në Roling Hills nuk ka aristokratë”, tematika socile është e mprestë, sa vetë satira ku ironia kërkon një farë vëmendje, (Parker: 2011), poeti në mënyrë intensive përpiqet të “zbutë” lexuesin, duke e ndarë qenie e tij në tre: [unin tim/ të vërtetën/ (britma ime)], se potretizimi i “maskës” reale shoqërore, vjen edhe nga vargu: në këtë qytet, shiu i mët/njësoj lag statujat, si njerzit/.../Një tingull këmbane nga Kisha e Shën Palit/vjen deri tek busti i Papa Vojtilës/.../të mbytur në kafene,/thashetheme , marrëzi/në këtë qytet/me jetë monotone/nën shi/ f.22, nga poezia: “Statujat nuk ëndërrojnë ndryshimin e motit”, kemi një përthyerje një përrrokje që na sjell krahasimin apo pranëvënien me tjetër poezi atë të Bardhyl Londos, (Krosi: 20121), (de)kodimi dhe (ç)mitizimi i qytetit, si dhe (de)kodimi i metaforës së shiut, ku simbolika e ujit ka po ashtu katër aspekte ciklike të ujit (shiu, burimet, lumenjtë, deti e bora), si katër periudhat e jetës, (rinia, pjekuria, pleqëria e vdekja) se vargjet: në këtë qytet, shiu i mët/njësoj lag statujat, si njerzit/.../Një tingull këmbane nga Kisha e Shën Palit/vjen deri tek busti i Papa Vojtilës se shiu/uji është një dukuri natyrore që rilind jetën, por edhe si pastrim moral dhe katarsis, apo si pagëzim që për besimi e krishterë/ortodoks (simboliozn rilindje dhe pastrimin emocional) nga Gjon Pagëzori, por edhe në besim islam, në Suren Furkan, “ edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër” (El Furkan: 1989 ), por vetë “shiu” simbolizon, trishtimin, ankthin, refuzimi, dëshpërimin, nëpërmjte vargut: në këtë qytet/me jetë monotone/nën shi/, duke tranferuar besimin në (mënyrë përmbysëse), si ndeshje ironike metaforike, (Hamon: 1996). Pamja e Shqipërisë, migjeniane, dyzohet edhe ndaj depresionit kolektiv, ku teknologjia, luksi, interneti, ka sjellë “skllavërim” njerzor në fasoneri, në ndërtim, në minierë, që nën smogun e Tiranës, rendin, vigjëlojnë, mëtojnë, mëkatojnë, iluzonojnë, vrapojnë, emigrojnë, kjo pamje surreale, mes eksitencializmit dhe ekspresionizmit nëpërmjet vargjeve: kapanoni i ftohtë gumëzhin/nga metali i makinerive modrene/që rrëzuan dhunshëm, pa mëshirë/ kalanë ilire të mbretërisë tënde, f. 45, nga; “Skllavja e bisnesit fason”, duke na servirur këto tematika të forta sociale si:
a) tematikat dhe problematika,(varfëria, mjerimi, papunësia, prostitucioni, fataliteti, stresi etj.),
b) përshkrimi i personazheve, (adoleshentët, fëmijët e rrugës, vajzat dhe gratë e fasonerive,
studentët, intelektualët, moralisët, dhe (anti)patriarkalistët ),
c) idetë poetike (kritika kundër sistemit social-shoqëror, politik dhe fetar)
d) vizionet mbresore rrëfyese (indiferenca individuale, politike dhe intelektuale nga njëra anë,
“plogështia” dhe frenimi shoqërore nga ana tjetër),
e) mjetet stilistikore shprehëse, (ironia, sarkazma, grotesku ). Letërsia postmoderniste
shoqërohet me tone ironike dhe tallëse, shoqërohet shpesh edhe me sarkazëm, edhe si ironi e fjalës por edhe ironi e situatës, (Dado: 2020), është një teknikë rrëfimi (më shumë romanor) meqë e vë lexuesin para qëndrimit emocional, të trajtohen dukuri sociale dhe shoqërore, në mënyre ironike dhe satirike. Ironia shkon deri në paradoksin posmodernist, në formë edhe distance kritike me realitetin, se poezia është thjesht gjuhë e ngarkuar me kuptim deri në shkallën dhe natyrën shenjore, (Wilde: 1981), pa pretenduar se përgjigja specifike për lexuesit, mund të ketë “emocione” të lumtura apo trishtuese, pa arritur të kuptojmë kuptimin parësor të poezisë. Poezitë që shpalojnë “pamje mjerane migjeniane” vozitin nëpër faqet e librit, ashtu si poeti shëtitës në atdheut e tij të çmendur nga grykësia, të përçudnuar nga një demo(n)kraci të një tranziconi të mbrapshtë , ku edhe vetë ëdërrat janë të frikshme. Poezitë si: “Nëna e dhembshur nga rrethina metropolitane”, “Punëtori me mëditje i qytetit”, “Makinisti i qytetit pa tren”, “Pikturë vjeshte në fshatin pa njerëz”, “Ullinjtë e kakomesë”, “Tanku taksi”, “Udhëtimi i gazetarëve në vitin ‘97”, poeti nëpërmjet marrëzisë tonë kolektive, babëzisë për të “pushtuar” toka dhe prona, nëpërmjet ngushtimit të hapsirave tona, në emër të moderniteti dekodon shenjat e metaforës së marrisë;
- metafora e marrëzisë së mjerimit (“Në oborin e fëmijëve të varfër”, vargjet: në oborr
mbërritën njerëz me eskortë/ makina të shtrenjta, kamera, flokë me llak/qese me oriz, miell, makarona/ dhe kutërbimi parfumit nga pas, f.62),
- metafora e marrëzisë së ikjes në emigracion, (“Diçka e çuditshme po i ndodh diellit”,
vargjet: ata po ikin/ me çanta mbi shpinë/plot tesha/që s’do të mjaftojnë/ për të fshirë lotët, f.74.)
- metafora e marrëzisë së zbrasjes së fshtatit, (zonat rurale), (“Pikturë vjeshte në fshatin pa
njerëz”, vargjet: ka mbërriur vjeshta në atdhe/një vjeshtë e gjatë/e tmerrshme/ku bien gjethet/njerëz dhe gjethe, f.77),
- metafora e marrësizë kolektive të vetvrasjeve, (“Tanku taksi” vargjet: tanku më i çuditshëm
në botë/tanku-taksi, f.96),
- metafora e marrëzisë të vdekjeve danteske, (“Nusja e re në autobuzin e Ferrit”, vargjet:
muaji i mjaltit/ishte mijëra kilometra larg/autobuzi ishte i vitit 1988/marrëzia e vitit 1997!, f.103). stili i poezisë moderniste, ka për qëllim që të bashkojë të gjithë copërat vizuale, në një njësi unike dhe origjinale, me dy pole të gjuhës; atë metaforike dhe atë metonimike, duke indentifikuar stilin individualist të poetit.
Si përfundim: poezia e gazetarit Marash Mirashi, është një poezi që ndërthur realen me surrealen, ironinë dhe sarkazmën, sepse vetë shoqëria shqiptare akoma rrok gjithë marrëzinë tonë tridhjetëvjeçare, ka mundur të luftojë, për lirinë dhe qenësinë e tij, si thelb i ekzistencializmit njerëzor, por që shoqërua jonë është sa indiferente aq edhe naive, egoiste, duke e quajtur marrinë dhe thashethemin si modrenitet dhe jo si difekt dhe mungesë karakteri dhe përgjegjësie shqërore. Një mesatzh ky, që përçon poezia; një popull që harron historinë , ka mundësi të përsëritë të njëjtat gabime në të ardhmen.
Suksese Marash!
Lexim të mbarë!
BIBLIOGRAFIA.
1. Dado, Floresha: (2020), Postmodrenizmi, poetikë e “antirregullit”, “Kristalina -KH”, Tiranë.
2. El – Furkan: (1989), Quran, përkth: Hfz.Sherif Ahmeti, Prishtinë.
3. Fogelin, Robert J: (1988), Figuratively Speaking, Neë Haven and London: Yale University Press.
4. Hamon, Philippe: (1996), L'ironie littéraire: Essai sur les formes de l'écriture oblique, Paris: Hachette.
5. Jankélevitch, Vladimir: (1999), L’ironie, Paris: Flammarion.
6. Krosi, Emrije: (20121), Arratisja nga absurdi dhe depresioni shoqëror, “ExLibris”, Tiranë.
7. Mirash Marashi, (2021), Britma e muzgut modern, “Emal”, Tiranë.
8. Parker, Fred: (2011), The devil as muse : Blake, Byron, and the adversary, Baylor, University Press
9. Rugova, Ibrahim, (1996), Kahe dhe premisa… “ Eurorilindja”, Tiranë. 10. Vinca, Agim, (2002), Panteoni i ideve letrare, “Camaj – Pipa”, Shkodër.
11. Wilde, Alan, (1981), Horizons of Assent: Modernism, Postmodernism, and the Ironic Imagination. Baltimore: John Hopkins University Press.