Panajot Boli - Cikël poetik

Panajot Boli - Cikël poetik
PANAJOT  BOLI
 
ERDHA...
 
Limoni i zbukuron ballin oborrit tim
Në shtëpinë e vjetër malldjegur
Ku kujtimet  tani janë nikoqirë
Me testamet e kanë trashegim
Rrinë e bisedojnë me një filxhan në dorë
Deri në agim
 
Limoni i zbukuron ballin oborrit tim
Me kokrrat e verdha  si diej
Ndezur rrinë si qiri
Me lengun, si magjistare e perralleve
I lyen rrudhat e mplakjes
Të duket i ri
 
Edhe pjergulla i ul kaçurrelat mbi ballë
Ta bëj të bukur si dikur , të qeshur
Tani ngujuar në vetmi
Në stolin kockë e lekurë ulet një dallendyshe
Diçka i thotë në vesh
Të buzëqesh edhe ai
 
Më pret limoni mes zhegur gjokshapur
Më ujë t’i freskojë buzët e etur
Ta ledhatoj nga pak
Më pret edhe pjergulla e urtë
Kaçurrelat e jeshilta
T’ia kreh me merak
 
Takoj kujtimet, banorët në sallonin e madh
Dera e kaftë u bë e bardhë
Buzëqeshja nuk iu shqit
Dritarët u stergjaten dhe u zgjeruan
Dhe ulen në vatër
Tonelata dritë
 
Borziloku i dashur  më shikonte i përlotur
Me krahët varur  në dritare
Me aromë ma dha përshendetjen
Me sy më kërkon dorën
Dhe një mastrapa me ujë
Të shuaj etjen
 
Unë erdha...Kujtime a më degjoni?
Oborri im, borziloku, pjergulla limoni
Më shuani mallin
Një çast të ulem në stolin stoik
Dhe ju ejani pranë të gjithë
Më përqafoni..më përqafoni
 
PËR TY...
 
U mpiks malli në një pikë loti
Në cep të syrit
Si mjalti i korrikut
Në hojet e bletëve
 
Lengje që nuk treten lehtë
E shijohen deri në ekstazë
Njeri i dhimbjes
Tjetri i embëlsisë
 
Zhegun, gjinkalla e tret me këngë
Malli i varur në degët e shpirtit
Dihat me zor
Kullon ngadalë...
 
Malli im , një leng i mpiksur
Me ca pika durimi po e tres
Herë me shije dhimbje
Herë me shije embëlsie
 
MË PRET
 
Hëna e ftohtë
Me sy të trishtuar të përkedhel    çatinë,
Shtëpia ime
Kulltuku pranë portës
Kollitet i përgjumur
 
Oborri dridhet nga të ftohtit
Pelerinën e natës ka hedhur krahëve
Renë në mendime
 
Dera bujare ka hapur zemrën
Më pret
 
Shkallët kanë shtruar qilimin durim ..
Më presin.
 
NË KOPSHTIN TIM..
Një kometë shfaqet papritur me vezullim
Me lule të bardha të dardhës
Në kopshtin tim
 
Në horizontin e heshtur mistik në perendim
Ngjyen buzët  lulet e pjeshkës
Në kopshtin tim
 
Vesë me ylbere   qendis në bluzën    gjelbërim
Me penel dielli qysh në mengjes
Në kopshtin tim
 
Një magjistare hedh aromë kundërmim
Me lule portokalli erëmirë
Në kopshtin tim
 
Lulet e mollës çmenden në puthje ekzaltim
Kokrra molle dashurie bëhen
Në kopshtin tim
 
Shpirti im i pleks ngjyrat dhe i bën qilim
Mbi të vrapon e Evën kërkon
Në kopshtin tim