Izet Shala - QYTETI QË NUK FLE

Izet Shala - QYTETI QË NUK FLE
QYTETI QË NUK FLE
 
Sy  të ënjtur nga pagjumësia e natës,
Rrjedhë e melodisë së Lumëbardhit në disë-harmoni
me zhurmën e makinave.
Në qytetin që nuk fle natën, rrëfehen historitë e lashta
Mbi  gurët e hirtë të Kalasë.
Poshtë qytetit, filluan ezanët dhe tingujt e kambanave
Që ngjanin përzierjesh Koresh dhe nota pentagramesh.
Pastruesit,  mallkojnë gjethet e paravjeshtës,
që mbulojnë trotuaret e qytetit
Po, era  respekton kodin e vet.
Ajo  s’përfillë  fryrjet e bëra nga lypësit e rrugëve
Nuk atakon as punët ditore të diellit, nuk inatoset as  kur,
dielli puth majat e larta të kupolave,
 E poshtë shkallëve  lumëbardhi lage, vjeshtën gjethe artë,
Ura e gurit dhunohet  nga objektivi i turistëve
aziatik.
Nga kalaja soditët tërë  qyteti  me dylbitë
E ushtarit,
Qyteti që nuk fle
 zgjohet i pari…
Lojë Buklash
Bari i vënitur,
ngreh krye
portret lakuriq,
 në fushatë e shkrumuara,
strofulla minjsh,
lojë buklash,
në qytetin tim.
Në qytetin tim,
mbërrijnë.
ngjyrat e vjeshtës
 milingonat përgatitën se,
Dimër me plojë paralajmërohet,
zoti i kësaj toke
kthehet,
hudhë farën
për Diellin dhe Hënën.