Daniela Durante - Cikël poetik (shqipëroi Angela Kosta)

Daniela Durante - Cikël poetik (shqipëroi Angela Kosta)
ANGELA KOSTA PËRKTHEN NË SHQIP VARGJET E POETES ITALIANE DANIELA DURANTE
 
Sot sjellim për lexuesit e Orfeu.al vargjet e poetes italiane Daniela Durante
 
DANIELA DURANTE e njohur ndryshe në art edhe si Poetyca, ka lindur në Romë dhe jeton në Reggio Calabria që nga viti 1968. Ajo është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Ka studiuar psikologji, i pëlqen leximi, grafika dhe muzika. Para disa vitesh ajo mori pjesë në konkursin e poezisë “La Città del sole - Qyteti i diellit” të shoqatës “Athena milennium”, duke fituar çmimin e parë.

FRIKË

Frikë
dhe është frika
që na lë të shtangur
akoma më përpara se të kalojmë
momente të vështira
dhe të shkojmë përtej
të gjitha hijeve tona.

EMOCION

Emocion
dëgjimi i thellë
dhuron nuanca
të cilat shpesh ia mbathin.
Atëherë pa nxitim
mbylle derën e zemrës që dridhet
Prit momentet
e ngjyrosura në magjinë
e lotëve dhe buzëqeshjeve.
Çdo emocion
vetëm ty të pret
për të të shpënë larg.

VALLJA E GJETHEVE

Vallja e gjetheve
fllad i Lindjes
në silueta të pikturuara
vallja e gjetheve.

EMOCIONUESE

Emocionuese
dua te tregoj
mendime dhe fjalë
të thithura në heshtje
në fryrje të ngadalta
në majë të gishtave
për të emocionuar
në harmoni zemrën.

DËGJOJ

Dëgjoj
duke vështruar përbrenda
dhe duke mbetur në dëgjim 
hapësirë i jap një ​​muzikeje
në ritmin e çdo emocioni.

GURALECË

Gëzoju
këtij çasti
kap emocionin dhe mblidh
sikurse për një guralec
formën dhe peshën
pastaj me guralecë të tjerë
të mbledhur ndër vite
mund të ndërtosh
rrugën e jetës tënde
pa harruar kurrë
kuptimin e thellë.
 
Përktheu në shqip dhe pregatiti për botim Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, gazetare, përkthyese, bashkëpunëtore në Orfeu.al dhe Revistën Prestigjioze Orfeu, Drejtoreshë në gazetën Dritare e Re, dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.