Unë po shkruaj ndryshe sot
Për lotin e një gruaje, një nëne që s’u gëzua kurrë.
GRUA
Toka e ëmbël të mban në prehër
Si gjënë më të shenjtë të saj.
Të vesh me fustanellën e luleve
dhe atëherë kur nuk i merr kurrë.
Të flladit flokët me erën e malit,
Ylberin e botës kurorë vë mbi to.
Sa vret loti i një gruaje,
Dallgë stuhish i nxjerrë shpirti,
por ligësi nuk ka kurrë në të.
Fytyra e saj rrezëllit dashuri,
në kulmin e mjerimit.
Me plumbat e fjalëve, ringrihet si shqiponjë.
E sigurt hedh hapat, në dhimbjen pambarim.
Në fytyrën e saj, çdo çast vizatohet jeta,
Një buzëqeshje mes lotësh nën qerpik, vetëtin si rrufe.
Ju o meshkuj demonë,
që shpirtin ushqeni me urrejtje e vrer,
Mos lëndoni gruan, nënën e fëmijës suaj.
Përkëdhele atë me duart e tua me ngjyrat e arsyes,
Sepse, në shpirtin e saj dergjet pritja.

Ah, grua !
Loti yt nuk thahet kurrë,
sa dhe qielli, ulet përmbi ty,
të jep shpresë për ngjyrën e jetës.
Fshiji lotët grua madhështore
Lundro mbi varkën e shpëtimit.
Rebelohu njëherë të vetme,
Bëhu shkëmb kundër dhunës,
Triumfo mbi shtypjen deri në fundin e rrugës së jetës.
Sherife Allko
Tiranë
ZEMËR E NËNËS DIGJET ZJARR
Nënë moj e mira nënë,
lotët ende s'të janë tharë,
si për vajzë dhe për djalë.
Larg janë, në të shkretin kurbet .
Kjo botë e vockël me grusht godet.
Nënë moj e mira nënë
Të digjet zemra si zjarr.
I do fëmijët ti kesh pranë,
I do me dëshirë e me mall,
çdo ditë syri ty të qanë.
Nënë moj zemër madhja nënë.
Mendjen ditë e natë, tek ta mban.
Dhe me bukë thatë pranon të rrish,
vetëm pranë zemrës i do fëmijët.
Nënë moj e mira nënë
Toka dhe dielli ligen e plaken në sytë e tu .
Duart e tua të padukshme lëshohen,
në degët që dielli dërgon për ty.
Sherife Allko