Omatee Ann Marie Hansraj - Cikël poetik (shqipëroi Angela Kosta)

Omatee Ann Marie Hansraj - Cikël poetik (shqipëroi Angela Kosta)
DR. OMATEE ANN MARIE HANSRAJ PËRKTHEHET NË DYGJUHËSH NGA ANGELA KOSTA
 
Sot sjellim për të gjithë lexuesit në Orfeu.al vargjet e poetes dhe gazetares nga Karaibet: Omatee Ann Marie Hansraj.
 
DR. OMATEE ANN MARIE HANSRAJ ka lindur në Trinidad dhe Tobago - Karaibe. Ajo është një grua shumë modeste, e thjeshtë dhe e vetë - motivuar e cila ka shërbyer për shumë vite në fushën e mësimdhënies, formimit financiar dhe të biznesit. Asaj i pëlqen të udhëtojë, të shohë vende të reja dhe të takohet me njerëz që ndajnë të njëjtat pasione me të. Dëshira e saj për të shkruar është e admirueshme, veçanërisht sepse ajo nuk është aspak asnjëanëse dhe ndihet shumë e lumtur që harxhon kohën dhe përpjekjen për të mbështetur kolegët e saj artistë në mbarë botën. Ann Marie është vërtet një frymëzim i madh për të gjithë poetët ndërkombëtarë. Ajo është Drejtore e Revistës Prestigjioze Ndërkombëtare Wordsmith International Editorial ku u ofron mbështetje shumë artistëve në të gjitha fushat, pa u kufizuar vetëm tek autorët dhe poetët. Ajo dhe ekipi i saj promovojnë punën e këtyre artistëve duke inkurajuar dhe motivuar edhe shumë krijues të tjerë.
Ajo shkruan me stilin e saj natyral unik, i cili përmban një mendim të thellë të kombinuar me situatat e jetës reale që mbulojnë: ëmbëlsinë dhe hidhërimin e vetë jetës ashtu siç po prezantohet në kohërat që jetojmë. Ashtu sikurse ekziston trishtimi dhe pasioni njerëzor për lumturinë dhe tendencat për gëzim dhe dëshirë në të gjitha aspektet e mundshme në mënyrën më të natyrshme. Poezitë dhe romanet e saj janë të pasura me pikëllimin njerëzor, sëmundje, rini, plakje dhe shprehje të bukurisë së dhimbjes së dashurisë, sakrificës dhe lumturisë. Ajo trajton një gamë të gjerë temash dhe situatash natyrore dhe narrative me të cilat përballemi çdo ditë në jetë. Ann Marie ka një stil tepër të veçantë me mënyrën më të pastër për të shprehur momentin në kohën dhe situatën në jetën reale. Lexuesit mund ta ndjejnë pasionin e saj në shijen letrare të saj të të shkruarit dhe në mendimin spontan joformal, mjaft të thellë. Stili në krijimtarinë e autores i jep të drejtën e statusit të saj të pavarur letrar. I gjithë zhvillimi poetik gjendet në shkrimet e saj, pasi ajo jep pamjen më intime të integritetit të admirueshëm të çdo personazhi dhe i mundëson lexuesit, të ndjekin nga afër zhvillimin e mendimit për poezinë dhe tregimet. Edhe në citimet e saj, të gjitha të shkruara po me stil të veçantë dhe unik, janë metoda në të cilat ajo përdor mjaft larmi dhe freski për të përcjellë kuptimin, tonin dhe emocionet në poezinë dhe tregimet e saj. Me këtë stil unik letrar ajo përdor detaje për të pikturuar një tablo me fjalë apo vargje. Ky proces u ofron lexuesve përshkrime të karaktereve të njerëzve, të vendeve, objekteve dhe ngjarjeve përmes përdorimit të detajeve të përshtatshme nga fjalët e shkruara si edhe të përdorimit, nëpërmjet mënyrës të së shprehurit. Ann Marie është poete me krijimtari të bukur, me buzëqeshje të çiltër dhe shpirt të pastër që jo vetëm mahnit zemrat e shumë njerëzve, por edhe i frymëzon dhe i motivon të tjerët me pozitivitetin e saj. Ajo ka prekur jetën dhe zemrat e shumë njerëzve, personalisht ose përmes krijimtarisë të gjithë atyre që vijnë në kontakt me të dhe kanë diçka për të mësuar prej saj, pasi ajo është gjithmonë inkurajuese dhe frymëzuese për të folur dhe t'i dëgjuar ata. Ann Marie jo vetëm që zhvillon dhe promovon veprën e saj letrare, por zotëron gjithashtu të drejtën e statusit si grua e pavarur. Deri tanimë, ajo ka botuar 49 libra dhe 16 Revista.

BËHU I MIRË AQ SA TË MUNDESH

Ndonjëherë duhet të tërhiqemi
t'i lëmë gjërat të rrjedhin
ashtu siç kemi menduar të jenë
Kjo sigurisht dhe pavarësisht
se çfarë ne bëjmë
do të vijë ashtu siç është menduar të jetë.

Është e vështirë e di
të vetëm të ulemi
për të parë gjërat që pasojnë.
Shqetësohemi dhe ndërhyjmë
por ajo ende funksionon
ashtu siç është menduar të jetë.

Në fund të fundit çka thuhet bëhet
shumë reflektojmë dhe mendojmë për ato ditë
e shumë herë pyesim veten
A ia vlejti vërtetë?

Atëherë do ta kuptojmë se si
mund t'i kishim bërë gjërat ndryshe.
Pa marrë parasysh se çfarë bëjmë
përfundimi shumë herë është i njëjtë
kaherë bëjmë shumë dhe prapë
nuk kemi bërë asgjë.

Le të stresohemi më pak,
të ndërhyjmë më pak!
Pa gjykuar!
Pa bërë supozime!
Jeta vazhdon...
Le ta jetojmë në mënyrën më të mirë
që mundemi
pa marrë parasysh se çfarë bëjmë
sepse gjithmonë do të kemi ngritje dhe ulje.

Ndonjëherë jeta funksionon në favorin tonë
shumë herë ajo sillet kundër nesh
Por kjo është jeta,
ta jetojmë dhe të mësojmë
në mënyrën më të mirë që mundemi.
Le të bëhemi versioni më i mirë i vetvetes!

SYTË ZILIQARË

Sytë ziliqarë ndodhen kudo
ji i vetëdijshëm
nga kush të rrethon
ji i vetëdijshëm!

I vetëdijshëm për ata
që me të vërtetë kujdesen për Ju
dhe ata që vetëm
shtiren sikur kujdesen.

Trego mirënjohje
respekt dhe mirëkuptim
mos u mërzit
çfarë ndodh rreth e qark
sepse gjithçka rrotullohet.

Bota është e rrumbullakët
koha e pasigurt
udhëtimi ynë i panjohur
veç Fati është i sigurt!

KUR TË MUNDESH

Kur mundesh të bësh diçka për dikë
bëje pa keqardhje dhe pa pritur
sepse Ti
kurrë nuk e di
se kur do të mbarojë koha jote
as kur ai person nuk do të jetë më.

Jeta ka shumë të papritura...
Një minutë mund t'i kesh të gjitha
dhe të jesh në botën e përsosur
pastaj minutin tjetër
mund të mos kesh më asgjë
ose çdo gjë
të pakuptimtë për ty.

Shëndeti mund të të dëmtojë...
Jeta jote mund të arrijë
fundin e një të papriture
dhe ne kurrë nuk e dimë
si ose kur kjo do të ndodhë.
Pra, ji i sjellshëm!
Ji i mirë!
Ndihmoji të tjerët
në këtë rrugëtim të pasigurt
në udhëtimin që ne e quajmë: Jetë!
………………………………………………….
 
Oggi portiamo in Orfeu.al la poetessa e la giornalista Dr. Omatee Ann Marie Hansraj.
 
DR. OMATEE ANN MARIE HANSRAJ è nata a Trinidad e Tobago (Caraibi). Lei è una donna molto modesta, semplice e motivata che ha servito per molti anni nei campi dell'insegnamento, della finanza e della formazione aziendale. Ann Marie ama viaggiare, vedere posti nuovi e incontrare persone che condividono con lei le sue stesse passioni. Il suo desiderio di scrivere è ammirevole, soprattutto perché si sente molto felice di dedicare il tempo e i suoi sforzi a sostenere artisti in tutto il mondo. Ann Marie è una grande fonte di ispirazione per tutti i poeti internazionali. Lei è Direttrice della prestigiosa Rivista Internazionale Wordsmith International Editorial, dove offre supporto a molti artisti in tutti i campi, non limitati ad autori e poeti. Lei e il suo team promuovono il lavoro di questi artisti, incoraggiando e motivando anche molti altri creativi. Ann Marie scrive con il suo stile naturale ed unico, che racchiude un pensiero profondo combinato con le situazioni di vita reale che ci riguardano a tutti: la dolcezza e l'amarezza della vita stessa, così come viene presentata nei tempi che viviamo, inclusa la tristezza umana, la passione per la felicità, le tendenze alla gioia e al desiderio in tutti gli aspetti possibili nel modo più naturale. Le sue poesie e i suoi romanzi sono ricchi di sofferenza umana, malattia, giovinezza, invecchiamento ed espressioni della bellezza del dolore dell'amore, del sacrificio e della felicità. Ann Marie affronta una vasta gamma di temi e situazioni attuali e narrative che affrontiamo quotidianamente nella vita. Ann Marie ha uno stile incredibilmente distintivo con il suo modo di esprimere limpidamente i momenti del tempo e le situazioni nella vita reale. I lettori possono percepire la sua passione assaporando il suo gusto letterario per la scrittura e il pensiero spontaneo  abbastanza profondo. Tutto lo sviluppo poetico si trova nella sua scrittura, in quanto offre la visione più intima e l'ammirevole integrità di ogni personaggio che consente al lettore di seguire da vicino lo sviluppo del suo pensiero sulla poesie e sulla prosa. Pure nelle sue citazioni, tutte scritte in uno stile particolare e unico, ci sono metodi in cui usa abbastanza varietà e freschezza per trasmettere il significato, il tono e l'emozione. Con questo stile letterario unico, l'autrice usa i dettagli per dipingere un quadro con parole o versi. Questo processo offre ai lettori descrizioni di personaggi, luoghi, oggetti ed eventi attraverso l'uso di dettagli appropriati, dalle parole scritte, dall'uso e dal modo di espressione. Ann Marie è una poetessa con una bella creatività, con un sorriso sincero e un'anima pura che non solo affascina i cuori di molti, ma ispira e motiva anche gli altri con la sua positività.
Personalmente o attraverso la sua creatività, tutti coloro che entrano in contatto con lei, hanno sempre qualcosa da imparare da Ann Marie, poiché è sempre incoraggiante e stimolante a parlare con loro e ascoltarli. Ann Marie non solo sviluppa e promuove il suo lavoro letterario, ma possiede anche il diritto allo status di donna indipendente. Finora ha pubblicato 49 libri e 16 riviste.

SII PIÙ BRAVO CHE PUOI

A volte marcia indietro dobbiamo fare
Lascia che le cose fluiscano.
Proprio come pensavamo che sarebbero stati.
Questo sarà a prescindere da tutto.
Qualsiasi cosa facciamo
Arriverà come dev'essere.

È difficile, lo so
Siediti e basta
Per vedere le cose che seguono
Spesso ci preoccupiamo e interferiamo
funziona ancora
Proprio come dovrebbe essere?

Alla fine ciò che si dice viene fatto
Pensiamo e riflettiamo sui giorni
E spesso ci chiediamo
Ne è valsa davvero la pena?

Poi capiremo come
Avremmo potuto fare
le cose in modo diverso.
Non importa quello che facciamo
Il finale molte volte è lo stesso.
Stiamo facendo ancora molto
Ma è come se non abbiamo fatto nulla.

Stiamo meno stressati
Facciamoci coinvolgere di meno
Senza pregiudizi!
Senza supposizioni.
La vita continua...
Viviamola nel migliore dei modi
che possiamo.
Non importa quello che facciamo
Perché avremo sempre alti e bassi.

A volte la vita a nostro favore gioca
Molte volte è contro di noi.
Ma questa è la vita,
Viviamola e impariamo
nel miglior modo possibile.
Diventiamo ottima versione di Noi stessi!

OCCHI INVIDIOSI

Occhi invidiosi dappertutto
Sii consapevole
Da chi ti circonda
Sii consapevole!

Consapevoli di loro
Che prendono davvero cura di Te
E da quelli che
Fingono di preoccuparsi.

Mostra gratitudine
Rispetto e comprensione
Non arrabbiarti
Cosa succede nel mondo
Perché tutto gira.

Il mondo è rotondo.
Il Tempo è incerto
Il nostro viaggio ignoto
Solo il destino è sicuro.

QUANDO PUOI

Quando puoi fare qualcosa per qualcuno
Fallo senza rimpianti e senza aspettare
Perché non si sa mai
Quando finirà il tuo tempo
Nemmeno quando
quella persona non ci sarà più.

La vita è così imprevedibile...
Un minuto puoi avere tutto
Ed essere nel mondo perfetto
Poi il minuto dopo
Potresti non avere niente
O qualsiasi altra cosa
Senza alcun senso per te.

La tua salute può danneggiarti.
La tua vita può recuperare
La fine di qualcosa inaspettato
E mai non si sa
Come o quando questo accadrà.
Quindi sii gentile!
Sii buono!
Aiuta gli altri
Su questo cammino incerto
In questo viaggio che Noi chiamiamo:
Vita!
 
Përktheu në shqip dhe përgatiti për botim Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, gazetare, përkthyese, bashkëpunëtore në Orfeu.al dhe në Revistën Prestigjioze Ndërkombëtare Orfeu, Drejtoreshë e gazetës Dritare e Re - Nuova Finestra dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.