Revista letrare kulturore artistike ORFEU boton ANTOLOGJI POETIKE -I-
Në vëllimin e parë poetik “Antologji poetike” me poezi të përzgjedhura nga Revista letrare, kulturore, artistike Orfeu - Kosovë, janë përfshirë 35 autorë, prej tyre 23 autorë nga e gjithë hapësira shqiptare dhe diaspora, si dhe 12 autorë të huaj të përkthyer në gjuhën shqipe nga Irma Kurti dhe Angela Kosta. Poezitë e autorëve janë përzgjedhur nga stafi i redaksisë së Revistës Orfeu: Dibran Fylli, Angela Kosta, Irma Kurti.
Poezitë e përfshira në vëllimin e parë të kësaj antologjie janë botuar në Revistën Orfeu që nga numri i parë i daljes së saj pandërprerje deri në numrin 17. Poezitë e përzgjedhura, kryesisht janë lexuar nga lexuesit e rregullt të Orfeut, duke u bazuar në Rubrikën “Postimet më të lexuara” të cilat kanë arritur deri në 750 lexues gjatë një muaji. Pra, stafi redaktues, duke u bazuar në këto të dhëna, me përkushtim ka arritur t’i përzgjedhë poezitë më të lexuara të këtyre autorëve që u paraqitën në Vëllimin e - I - të kësaj Antologjie poetike me autorë kombëtar e ndërkombëtar. Revista letrare, kulturore, artistike Orfeu është e vetmja revistë që publikon krijimet e krijuesve nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe krijimet letrare, kulturore e artistike të krijuesve të huaj në cilëndo gjuhë të huaj në rubrikën përkatëse “International Poets”.
Revista ORFEU është ideuar e themeluar dhe udhëhiqet nga Dibran Fylli, Drejtor, kryeredaktor, Akademik, regjisor filmi, aktor, poet dhe shkrimtar. Stafi përbëhet nga autorë tashmë të shquar kombëtarë dhe ndërkombëtarë plot vlera. Në faqet e Revistës fizike Orfeu dhe Orfeu.AL kanë qenë pjesëmarrës dhe janë personalitete të shquar kombëtar dhe ndërkontinental, autorë, piktor, muzikant, aktor, historian, etj. Shumica e të huajve janë jo vetëm autorë dhe fitues të shumë çmimeve prestigjoze ndërkombëtare, por janë edhe editorë të revistave dhe gazetave ndaj tashmë Orfeu njihet nga shumë media të huaja në çdo cep të globit. I ftojmë të gjithë lexuesit të marrin në duar Vëllimin e I poetik në të cilin do të gjeni vargje të mrekullueshme për: patriotizmin, gruan dhe të drejtat e saj, dashurinë për gjithçka na rrethon, shprehinë e ndjenjave të pastra ndaj personit që e dashurojmë, luleve të bukura të natyrës, mallit për atdheun, aspektet e papritura të jetës e shumë të tjera si këto... Ju urojmë të gjithëve: lexim të këndshëm dhe mirësevini në revistën Orfeu.
AUTORËT E ANTOLOGJISË POETIKE -I-
DIBRAN FYLLI ka lindur në Açarevë të Skënderajt (Kosovë) më 29 shtator 1956. Dibrani ka mbaruar Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion (AGRFT), në Lubjanë, në drejtimin Regji. Dibrani ka qenë pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i shumë betejave ku u plagos rëndë në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998. Ai është Themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së, Ideator skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ai është i gjallë” (1999), “Ditët e Përndritjës” (2000) tash “Epopeja e UÇKsë” (5, 6 dhe 7 mars - e njohur si “NATA e ZJARREVE), Shef i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998 - 2002). Gjithashtu ka qenë ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar "I këndojmë lirisë“ (Klinë 6, 7 dhe 8 qershor), kushtuar Komandantit emblematik të UÇK-së Mujë Krasniçi - Kapuçi; autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa -I- dhe - II. Deri më tani Dibrani ka botuar 26 vepra letrare, historike, shkencore, publicistike e kronologjike. Është fitues i shumë çmimeve letrare, autor, skenarist e regjisor i mbi 40 filmave dokumentar, si dhe i disa filmave artistik të metrazhit të gjatë e të shkurtër e pjesëmarrës në tre Festivale ndërkombëtare të filmit. Dibrani ka realizuar shumë role në filma artistik, komedi e seriale televizive. Aktualisht është anëtar i (LSHK) Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, themelues dhe kryeredaktor i Revistës kulturore letrare - artistike ORFEU dhe i faqes Ueb Orfeu.AL (2022).
ANGELA KOSTA ka lindur në Elbasan dhe jeton në Itali që nga viti 1995. Ajo është akademike, gazetare, përkthyese, eseiste, kritike letrare, botuese dhe promovuese. Deri tani ka botuar 13 libra: romane, poezi dhe përralla në shqip, italisht dhe anglisht dhe është autore e 3 antologjive të publikuara në Kosovë dhe Itali. Angela Kosta shkruan artikuj dhe intervista për gazetën Calabria Live, revistën Saturno, Revistën Alessandria Today (Itali), revistën ndërkombëtare Orfeu - Prishtinë, gazetën Nacional (Tiranë), Gazeta Destinacioni, Perqasje Italo - Shqiptare, revistën Atunis (Belgjikë). Angela Kosta bashkëpunon dhe promovon në revistat: "International Literature Language Journal (Michigan), Wordsmith International Editorial (Florida), Raven Cage (Gjermani), The Dayli Global Nation (Dhaka), Sindh Courier (Pakistan), etj... Angela Kosta ka përkthyer 150 autorë në dygjuhësh: italisht - shqip, ka promovuar mbi 500 poetë në revista të ndryshme letrare ndërkombëtare adhtu sikurse librat me poezi të 3 autorëve nga Shqipëria dhe Kosova. Gjithashtu ka përkthyer poezitë e klasikëve dhe nobelistëve të shquar italian dhe të autorëve të tjerë të shquar. Angela është bashkëautore në disa antologji në: SHBA, Angli, Indi, Bangladesh, Shqipëri, Rusi, Gjermani, Kosovë, etj. Angela Kosta është Zv. Presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Përkthyesve në Korenë e Jugut, Zv. Presidente e Organizatës Tamikio Dooley Writers Choach (SHBA), Ambasadore e Kulturës dhe Paqes në disa Organizata jo fitimprurëse në: Kanada, Bangladesh, Poloni, Algjeri, Egjipt, Meksikë, Rumani, etj... Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve (LSHASH) dhe BSHBSH - Itali, anëtare në Akademinë e Shkencave dhe Artit - The Albanian American Academy of Science and Art (AAA në Amerikë), anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në: Greqi, Poloni, Hungari, Meksikë, Rumani, Kroaci, Indi dhe Bangladesh. Angela Kosta është përkthyer dhe botuar në 30 gjuhë dhe vende të huaja. Vetëm në vitin 2024 është botuar në 95 gazeta, revista kombëtare dhe ndërkombëtare me: poezi, artikuj, intervista, ese, recensione etj. si dhe ka marrë shumë çmime nga revista dhe gazeta të ndryshme botërore. Angela Kosta është botuar si Personazhi i muajit në Kopertinat e revistave: International Literature Language Journal (Miçigan), Wordsmith International Editorial (Florida), Saturno Magazine (Itali), Literary Magazine (Barcelona), Elitè Magazine (Liban)
IRMA KURTI është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 90 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali, Zvicër, SHBA, Filipine, Liban dhe Kinë. Ka shkruar rreth 150 tekste këngësh dhe është pjesëmarrëse në festivale të muzikës së lehtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Ka botuar 29 libra në gjuhën shqipe, 26 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ka përkthyer 20 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht. Irma Kurti është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara në shtete të ndryshme të botës. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar në 16 vende të botës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili, Serbi dhe Kolumbi. Përgatiti Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese
Redaksia