Prozë për ditë vere (4)
ARTA…
Familja e saj ishte ndjekur nga UDB në vitin 1956. U shpërngul në Turqi. Sapo kishin filluar ta marrin veten në Stamboll iu krijua mundësia familjes së saj që të kalonte në Gjermani. Arta sapo kishte lindur. Ishte fëmijë i vetëm i familjes Krasniqi.
Qysh si fëmijë ishte inteligjente. Ku erdhe në çerdhe dallohej nga famijët tjerë. Erdhe në Gjermaninë Perëndimore u vendosën afër disa familjeve të tjera shqiptare që kishin ardhur nga Stambolli, kështuqë Arta duke lozur me fëmijët e moshave të ndryshme, disa nga të cilët kishin lindur në Turqi, kishte mësuar krahas gjermanishtës edhe turqisht. Gjuhën shqipe e mësoi nga prindërit.
Edhe pse fëmij i vetëm, i përkëdhelur, ku babai e thërriste “Çuni i babës”, ajo ishte e shkëlqyer në mësime. Pasi kreu shkollën e mesme të mjeksisë, kërkesa ishte e madhe për teknik medicional, kështuqë hyri në punë menjëher. Edhe pse kishte dëshirë të studionte, e shihte se edhe prindërit e saj kishin nevojë për ndihmë. Duke u përkujdesur për prindërit ajo sakrifikon duke mos vazhduar studimet. Në spital e përvetson mirë profesionin dhe bëhet e respektuar nga kolektivi. Aq më tepër kur nga natyra ishte e hareshme, e qeshur, kishte aftësi për të treguar gjëra humoristike. Kishte dëshirë të qeshej vazhdimisht, sa që edhe pacientët e donin, sepse edhe ata i relaksonte duke i argëtuar.
Me kalimin e kohës, prindërit u bënë në moshë. Ajo vazhdonte të punonte duke iu përkushtuar tërsisht punës. Në fillim kishte pasur një flirt me një teknik medicional, por kur kishte parë se ai e kishte si mani, që tu vardisej pothuaj çdo femre, ajo ishte larguar nga ai. Në spitalin ku punonte kishte shumë mjek. Njëri që sapo kishte specializuar me nota të larta gjithashtu i ishte vardisur po thuaj secilës motër medicionale. Sillej me mburrje, me fodullëk. Artës këto sjellje nuk i pëlqenin. Ai kishte thënë madje se nuk ka femër që mund të më refuzoj. Një shok kur i kishte thënë mos fol kështu se ka njeri që mund të të kundërshtoj duke e përmendur Artën, mjeku e kishte kundërshtuar duke shtuar se nëse më refuzon Arta unë do ta lë punën në këtë spital. Fjala morri dhenë, mes punonjësve shëndetsor të spitalit, por çuditërisht Arta nuk kishte dëgjuar.
Doktori i ri bjond, të cilit i kishte hyrë vetja në qejf, sapo i kishte thënë Artës që të kalonin së bashku këtë vikend në Spanjë, Arta ishte çuditur me propozimin dhe me mirësjellje i kishte thënë jo. Doktorit kjo përgjegjje i ishte dukur e tharbët dhe kishte kërkuar gati në mënyrë urdhërore që këtë ta lenin atëherë për javën tjetër. Pra, ta shtyenin për një javë. Arta si e buzëqeshur dhe e hareshme që ishte, i ishte dukur edhe mendjelehtë. Por kur Arta i ishte përgjigjur për herë të dytë duke i thënë:
-I nderuar doktor, si po ua qoj mallin unë juve? Nuk jam veturë për stërvitje. Ti je njeri i mirë, por mirësjellja ime nuk është dashuri. Madje pa të keq po ta them se jemi tipa krejt të kundërt, kështu që kjo temë për mua është e mbyllur, dhe juve ju deshiroj sukses në përzgjedhjen e fatit të jetës.
Doktori këtë e kishte përjetuar si një kovë ujë të ftoht me ia qitë në mes të janarit. Nga inati po atë ditë kishte dhënë dorheqje nga puna në atë spital. Vetë dorëheqja e papritur e tij, në një mënyrë e bëri që tërë stafi i spitalit ta merrnin vesh arsyjen. Dhe qesheshin me sjelljen donkishoteske të doktorit të ri.
Pastaj babai i Artës pëson aksident në punë ku e humb krahun. Arta në vete mendon që tu përkushtohet prindërve. Nëna e saj përkujdesej për babain, duke e paguar shteti për këtë përkujdesje, për shkak të invaliditetit të tij. Pas ca vitesh babait i zbulohet edhe kanceri, mjerisht me vonesë, ku si pasojë pas ca muajve përfundon me vdekje. Kështu mbetet Arta bashkë me nënën e saj. Tashmë i kishte bërë disa vite.
Ndërkohë njihet nga një djalë nga Kosova që quhej Artan. Pasi Artani kishte vuajtur disa vite burg në burgjet e Serbisë, për shkaqe politike, kishte mbetur i pa martuar. Ishte burgosur në prag të përfundimit të studimeve në mjeksi. Pas 6 vitesh burg, kur e pa se nuk e pranonin t’i vazhdonte studimet në fakultet, doli në Gjermani për t’i vazhduar studimet, por në anën tjetër kishte vazhdimisht presione nga UDB-ja, duke mos e lënë të qetë. Kështu që u detyrua të largohej për Gjermani. Atje fillon të studioj dhe punoj me orar të shkurtuar. Gjendjen ekonomike e kishte jo të mirë, por gjatë viteve të burgut kishte mësuar gjermanishten dhe anglishten. Studimet po i ndiqte në Hamburg. Një ditë kur po bënin praktikën në spital u njoh me Artën. I shkëmbejn numrat e telefonit. Që nga ai moment filluan të mbanin kontakte edhe pse Arta ishte 5 vjet më e madhe se Artani. Gjatë kontakteve Artës i pëlqente çdo sjellje e Artanit. Sidomos inteligjenca dhe sjelljet e t’ia e kishin bërë Artën për vete. Arta filloi t’i ndihmoj materialisht, sepse i dhimbsej në shpirt. O zot thoshte me vete, çfarë djali, po si t’ia bëj që jam 5 vjet më e madhe dhe në anën tjetër e kam një defekt tjetër, ku jam e operuar nga tumori në mitër, ku mjekët më kanë thënë se mbi 90% ka mundësi që të mos kesh aftësinë e lindjes. Në anën tjetër Artani nuk e di a e ka ndonjë lidhje me ndonjë femër tjetër.
Meqënse Artani gjatë tërë kohës bënte edhe punime shkencore, në botimin e tyre i ndihmoi Arta. Artani merrej edhe me shkrime dhe kishte gati për botim disa libra letrar, të cilët për shkak të mungesës së lirisë së krijimtarisë dhe lirisë së botimit nuk e kishte botuar asnjë libër. Arta lexonte shumë. Pas punës rrallë dilte në shoqëri. Rrinte me nënën. Një ditë shtëpi e kishte marrë për drek edhe Artanin. Edhe nëna e Artës i kishte thënë së bijës: Zoti ju ka bë të dyve për njëri tjetrin. Edhe pse qenka më i ri. Nëse do ta kishe një burrë si ky, sot me vdekë nuk më dhimbset jeta. Shkoj e lumtur për shkak se nuk ta kam gajle. Unë të morra në qaf ty. Nuk je martuar për shkak meje, bile një fëmij ta kishe pasë dhe të ta rrisja me duart e mia, dhe sytë iu mbushën me lot.
-Po mos qajë oj nënë, se nuk i dihet, mjekët kanë thënë 90% që nuk mund të lindësh por ka mundësi edhe të lindësh. Ku i dihet qysh ta ka shkru Zoti.
Edhe Artanit i pëlqente Arta. I pëlqente madje shumë. Nuk i bënte përshtypje fare se ishte më e madhe se ai. Ajo si e hereshme që ishte tregonte shumë më e re se Artani.
Artani nuk kishte dëshirë ta humbiste Artën edhe pse nuk kishte dëgjuar se Arta a është e lidhur me ndonjë djal, kishte frikë se kjo gjë mund të ndodhte. Prandaj vendosi që t’i thoshte një ditë. Dhe kështu bëri, sapo dolën për të pirë kafe.
-Arta, unë dua të të them diçka, pavarsisht se si qysh e kupton dhe si ndjehesh.
Arta e morri me mend dhe uli kokën. Për herë të parë nuk po qeshej në bisedë.
-Unë nuk kam para, siç e sheh Arta, por jam munduar e do të mundohem ta bëj më të mirën. Nuk kam pasë e nuk kam as të dashur. Kam shokë e ndonjë shoqe. Në mesin e shoqeve më të mira, të kam edhe ty. Dhe nuk dua të të humb. E di se gjatë argëtimeve, shakave, më je drejtuar shpesh me fjalën “Djali i dadës”, “Hajde te dada”, duke bërë shaka natyrisht.
Këtë e ke bërë ngaqë 5 vite je më e madhe se unë. Por ka që disa muaj që këtë shprehje më nuk ma thua asnjëherë. E ke ndërpre. Unë nuk jam prekur kur më ke thënë ashtu, bile të kam thënë: -Oj dadë si të kam? Ku ti pastaj qesheshe. Prandaj sot kam vendosur me ta thënë se unë nuk jam vetëm “Djali i dadës”, por unë dua të jem edhe Artani. Besoj po më kupton. Pra unë të dua, jo vetëm si dadë, si shoqe. Të dua më shumë si Arta. E ti çka mendon nuk e di. Por një gjë e di: cilën do zgjedhje ta bësh, cilën do përgjigjje të ma japësh unë nuk dua të të humb. Nëse e ke dikë që nuk e di, unë tërhiqem dhe të kërkoj falje. Kurse nëse të pëlqej vetëm për shok që nuk don të hyn me mua në fushën e jetës së përbashkët, unë vetëm mund të të uroj fat. E nëse nuk e ke asnjë, por unë nuk të pëlqej, atëherë pa asnjë problem tërhiqem nga propozimi dhe dëshiroj që ta gjesh dikënd që është shumë më i mirë se unë, sepse ti e meriton që të jesh e lumtur…
Sapo tha këto fjalë Artani, Arta e ndërpreu duke ia vënë dorën te goja Artanit dhe iu hodh në përqafim.
Sapo kishte shkuar në shtëpi Arta, ishte shumë e gëzuar. Këtë e kishte vërejtur edhe nëna e saj.
-Çka ka kjo vajza ime kështu që qenka kaq e gëzuar? Po i shkëlqen fytyra e sytë. Dhe e pyeti me kureshtje të madhe:
-Çka ke moj sot që je dalldisur kështu? Mos ke pi, i tha nëna, pasi Arta e puthi në të dy faqet, gjë të cilën e kishte bërë edhe herave të tjera, por kësaj rradhe e kishte shtrenguar fort, sa që nëna e vet si në shaka i tha: kadale moj se ma zune frymën.
Pastaj i kishte treguar për Artanin. Nënës së Artës nga gëzimi sërish iu mbushën sytë me lot.
Pasi diplomoi Artani, e bënë dasmën, në Hamburg. Ku kishin ftuar mysafir të zgjedhur.
Artani filloi punën në të njejtin spital, krahas specializimit që e ndiqte. U bënë një qift simpatik sa edhe personeli tjetër shëndetsor kishte një respekt të veçant.
Artani insistonte që të jetonin në banesën e tij që e kishin me qera. Nëna e Artës dëshironte që të jetonte vetëm në shtëpinë që e kishte blerë burri i saj. Arta mbeti pezull, nuk mund t’ia prishte Artanit. Dhe kur po bëheshin gati të ktheheshin në banesë pas muajit të mjaltit që kishin kaluar disa ditë në Turqi, Artani i tha:
-Ku është mami yt?
-Në shtëpi, i tha Arta.
-Si në shtëpi? Ajo duhet të jetë me ne. Vetëm do të qëndroj në shtëpi ajo? Shpejt të shkojmë për ta mërrë. Dhe u nisën me makinë. Asaj i vinte zor të vinte në banesë te dhëndri duke thënë: Nuk dua t’iu pengoj, ju e keni jetën tuaj, ishalla jeni të lumtur.
-Jo, ndërhyri Artani. Ti nuk je veç nana e Artës. Të kam edhe unë në vend të nënës, e cila më vdiç gjatë kohës kur isha nëpër burgje. Nuk të lë kurr vetëm. Hajde sonte kështu, e pastaj teshat i bartim nesër në mënyrë të organizuar.
-Po si ta lë shtëpinë e burrit unë? Të fus njerëz me qira në shtëpi? Dhe ia plasi vajit. Po pse nuk vini ju këtu. Shtëpia është e madhe!
Sonte eja te ne e aty shikojmë çka bëjmë.
Të nesërmen gjatë punës Arta i kishte treguar Artanit se i janë vonuar menstruacionet. I bën analizat. Dalin pozitive. Gëzohet pa masë. Shkon në zyrë dhe përqafon Artanin. Në zyrë ishin edhe dy motra medicionale dhe një mjek.
-U çmende Arta, i thotë në shqip. Në sy të të gjithve më përqafon në vend të punës?
-Jam shtatzënë, i thotë në gjermanisht. I bëra analizat. Dolën pozitive.
Të gjithë i uruan. I tha ta lajmëronte nënën.
-Jo mos i thuaj, - i tha Artani. Është vetëm, nuk bën.
Kur u kthyen nga puna në banesë, ajo priste që t’i bënin gati rrobat dhe të shkonin në shtëpinë e saj, kur Arta e përqafoi dhe e puthi në ballë:
-Kemi një gëzim të madh oj nënë! A mund ta marrësh me mend?
-Ku e di unë e shkreta, çfarë gëzimi keni ju – i tha nëna.
-Jam me barrë, jam shtatzënë!
-Qysh, me barrë? A hajgare a?
-Jo hajgare, por me të vërtet. Që rezultati i analizës dhe ja tregoi një letër duke tundur para hundës.
Ajo ia plasi vajit duke e përqafuar edhe Artën edhe Artanin.
-Atëherë qysh po ja bëjm? – i thotë nëna. Po shkojmë te unë.
-Jo nënë, tha Artani, plani ka qenë që ne sot me ardhë te ju që mos me ta lënë shtëpinë thatë, e as me fut qeragji. Por kjo që doli sot, puna me Artën, nuk kam dëshirë që Arta të lind të shtëpinë e prindërve të saj. Sepse unë nuk ndihem mirë. Pra nuk ndihem rehat. Njëherë le të lind këtu Arta e pastaj ta jap fjalën se do të shkojmë në shtëpi te ju.
Dhe ashtu u bë. Nëna e Artës u pajtua. Por tha që qeragji për disa muaj nuk fus në shtëpi.
Kur Arta lindi në spital, bëri binjak. Një vajzë e një djal. Gëzimi nuk kishte kufi. Për shkak të operacionit të Artës, nuk kishin pranuar ta bënin verifikimin e gjinisë së fëmijës. Ishin të lumtur që ishte shtatzënë.
-Ju jeni vonuar që jeni vonuar, por e paskëti mbush pushkën për ujk, - i tha nëna duke qeshur me zë.
Pasi doli nga spitali, shkuan sërish në banesë te Artani. Aty qëndruan edhe tri ditë. Pastaj shkuan në shtëpinë e nënës së Artës. Ajo u përtri nga gëzimi. Merrej me rritjen e tyre.