KUR QENTË E HANË ÇOBANIN?!
Një ditë një çoban e kishte pyetur një plak: -Allahile a po më kallxon, se kur qentë e hanë çobanin e vet? Plaku i urtë ju përgjigj: -Qentë nuk e hanë çobanin sepse e njohin. Por kjo gjë mund të ndodh në dy raste: Së pari, kur qeni është rritur si klysh, dhe ndaj tij nuk është treguar përkujdesje nga çobani, kështu që ai është rrit keq, dhe si rrjedhojë u turret të gjithve që i takon. I turret edhe çobanit pasha bacën. Së dyti, kur pronari nuk ka qenë, por ka dele të cilat i ka bë si shpejt e shpejt. Kështu që ai për t’i ruajtur delet, nuk ka kohë për të rritur klysh, e krenaria dhe mendjemadhësia e tepërt nuk e lejonë me e marrë ndonjë qen prej ndonjë shoku a dashamiri të tij, por i merr qentë e gatshëm, nga rruga. Për të ja ruajtur delet. Kështu që qeni i rrugës, as nuk e di çka janë delet dhe si duhet me i ruajtur, e as nuk e di se çka është ujku, e aq më pak që delet duhet ruajtur nga ujku, madje edhe duke luftuar me të. Kështu që ai bëhet jaran me ujkun, ja luajnë bishtin njëri tjetrit, dhe luajnë e flenë së bashku. Ujku fillon e mbyt dele për të ngrënë mish. Qeni e shikon. Ujku natyrisht tërë sasinë e mishit nuk e ha. Kështu që bashkë me ujkun ha edhe qeni. Po kur ujku mungon, nuk vjen për të ngrënë dele? Qeni i mësuar që të hajë mish të gatshëm, nuk din ta sulmoj delen, sepse e do të gatshme që këtë ta bëjë ujku. Dhe për arsye se ujku nuk është, e delen nuk din ta sulmoj, qeni i rrugëve e fajson çobanin, sepse ky është fajtor sipas qenit, dhe si rrjedhojë e sulmon çobanin. Prandaj çobani kish pas thanë: -Spaska ma keq se me tu turrë qentë e tu! Por plaku ju përgjigj: -Kështu ndodh përherë, kur qentë merren nga rruga me t’i ruajt delet, e ata qenë jo vetëm që nuk e dinë se çka është delja e çka është ujku, por bëhen jarana më ujkun, e i turren edhe çobanit. Por, ti përderisa paske pas dele, mirë paske kalu, por me ba vaki e mos me pas dele, e qentë e rrugëve me të mbet në shpi, duhet me e dijtë se qentë e rrugëve bashkë me ujkun i turren edhe çobanit, por tash duke pri qentë e rrugës pasha bacën, se ujku çobanin nuk e sulmon vetëm.