ËNDRRA E FRIKSHME E ZONJËS LIZA
Atë ditë, zonja Liza ishte zgjuar e trembur. Ishte ulur në shtrat, e ngrysur kokulur mendohej. Ana hyri në dhomë, e përshëndeti mirëmëngjesi dhe e përqafoi. Ana ishte mike dhe kujdeset për Lizën. Ishte një ilire trimëresha dhe besnike, që në momente të vështira të betejave me hienat i kishte qëndruar pranë.
Pamje e zonjës Liza e shqetësoi Anën. Iu duk se i tërë rajoni ishte errësuar. Nga dhimbja, sikur lumi Ibër dhe Drenica ishin shndërruar në lot faqeve të saj. Ajo ia përkëdheli flokët dhe i tha, pse nuk fjete edhe pak, kurora jonë e artë ?
Zonja Liza në vend të përgjigje, lëshoi një ofshamë të thellë...
- Të ka shqetësuar ndonjë ëndërr e keqe, apo ke ndonjë dhimbje, e pyeste Ana.
Hienat....shkëputi një fjalë të rëndë, sikur të villte helm.
Si, hienat, cilët hienat, ku kemi egërsira !?
Ajo heshti pak, dhe më një zë të rëndë tha:
Ëndrra ishte e tmerrshme...
Këtu ndërpreu rrëfimin e ëndrrës. Pas një mëngjesi të pashije, i mblodhi eprorët urdhëroi që të zgjedhin pesë ushtar me të mirë.
Ja pra nuk kemi kohë të qëndrojnë duarkryq duhet ti përgjigjem të gjithave tentimeve apo sulmeve të hienave aq ashpër duke luftuar për liri apo vdekje...
Komandanti dhe bashkëluftëtarët u vendosen në pikat e caktuara për të luftuar. Ende pa u zbardhur dita, kur ngadalë shigjetat e ndriçimit të Yllit të mëngjesit dukeshin duke zbehur e mëngjesi shihej përtej kodrës e malit komandanti tha troç.
Ëndrra, ëndrra...
(shkëputur nga romani “Hienat” i autorit Hasan Elshani)