Albana Berisha - Lloji i ri i të mësuarit...

Albana Berisha - Lloji i ri i të mësuarit...
“Tell me I forget. Show me and I remember. Involve me and I understand.”- Japanese Proverb.
 
Lloji i ri i të mësuarit kërkon një lloj të ri vlerësimi. Duket se efektet e praktikave teknologjike të bazuara në reforma janë diskutuar dhe perceptuar mirë në klasa sot, prandaj Web-i dhe integrimi i teknologjisë në arsim nuk është më një ide e re. Megjithatë, studentët e sotëm nuk kanë nevojë për më shumë teknologji, ata nuk kanë nevojë për më shumë power-points ose platforma mësimore të bazuara në kompjuter. Ajo që kanë nevojë janë strategji të mira për një mësim efektiv dhe mësimdhënës entuziastë që e shohin arsimin jo si një punë por një mision. Prandaj duke u mbështetur në projekte të ndryshme, njeriu mund të jetë i vetëdijshëm se si të zgjidhen problemet në klasa me ose pa ndihmën e teknologjisë. Në procesin e orës mësimore, të arrish një metodë që sjell motivimin e studentëve duke bërë më pak mësimdhënie dhe më shumë mësim, duke përjashtuar klasat tradicionale të përqendruara te mësuesi është një ide e mirë e kohës të cilën jetojmë.
 
Mësimdhënia e numrit të madh të studentëve dhe angazhimi i tyre për rezultate pozitive të të nxënit konsiderohet si një nga çështjet më sfiduese nëpër shkolla sot. Poashtu numri i madh i nxënësve është bërë një justifikim i lehtë për ‘mësuesit’ nëse nuk arrijnë të krijojnë mjedis mësimor dhe të sjellin rezultatet e pritura në klasë. Proverbi japonez i lartpërmendur duhet të frymëzoj çdo mësimdhënës që të përfshijë nxënësit për të mësuar. Sigurisht, një klasë interaktive siguron përfshirjen e nxënësve ku mësuesit duhet ti angazhojnë ata duke përdorur teknologjinë ose mjetet tjera. Mendoj se metoda ‘Shkumës dhe Fol’, e cila ekziston në shumë shkolla në Kosovë duhet të zëvendësohet me teknika dhe teknologji të reja në procesin e mësimdhënies të sotshme.
 
Integrimi i Podkastit
 
Është mirë, kur herë pas here vjen diçka e re që me të vërtetë e çon teknologjinë dhe arsimin në një nivel të ri. Podkasti, aftësia për të krijuar ose dëgjuar përmbajtje audio ose video përmes internetit në desktopin tuaj ose edhe në celular, mund të jetë thjesht ajo “diçka e re” që e aktivizon klasën tuaj dhe frymëzon edhe më shumë në planet tuaja të preferuara të mësimit. Ky kapitull ju çon hap pas hapi përmes një hyrjeje në teknologjinë e re. Do të marshoni nëpër informacione rreth gjetjes së podkasteve dhe krijimit dhe postimit te podkasteve të studentëve tuaj. Podkasti ju ofron shkollave diçka që nuk e kanë pasur më parë. Një mënyrë për të krijuar përmbajtje informative dhe kreative sepse podkastet krijohen nga individët që flasin edhe me pasion dhe hap dyer të reja për të mësuar. Në këtë artikull unë po ashtu kam ndarë një podkast që kam diskutuar dhe analizuar tema me përmbajtje letrare artistike.
 
 
Lost in Translation;
A është poezia e papërkthyeshme? Dhe veprat letrare, a mund të humbin kreativitetin kur përkthehen në gjuhët tjera?
 
Një shkrimtar japonez refuzon ti përkthen poezitë e tija në gjuhet e huaja me arsye se ato humbin kreativitetin kur nuk lexohen në gjuhën origjinale të shkrimtarit. Me këtë këndvështrim shumë debate u diskutuan se nëse përkthimet me të vërtetë munden ti dëmtojnë poezitë artistike te shumë shkrimtarëve. Shtrohet pyetja se
“Çka në të vërtet humbet kur përkthehet poezia?”, “A ndihen tinguj letrarë njësoj në gjuhët e përkthyera?” – Në shumicën e rasteve ndoshta është vet poezia e cila humbet në përkthim, dhe tingujt letrarë nuk jehojnë as nuk peshojnë sa duhet në përkthime. Kjo mundet të jap një rezultat vendimtarë për shkrimtarët e ri, që ndoshta poezia nuk është e krijuar të përkthehet dhe është e papërkthyeshme.
 
Robert Frost njëherë tha:
"Poezia është ajo që humbet në përkthim" dhe shumë lloje letrare e shohin përkthimin si një detyrë pothuajse të pamundur, megjithatë, përkthimi i poezive nga gjuhë të tjera, është një aktivitet i mbushur me pasion dhe përkushtim. Njerëzit kanë thënë se përkthimi është një punë dashurie edhe ashtu është, sepse askush nuk paguhet shumë për të përkthyer asgjë.
 
Shumë gjëra janë thënë kundër përkthimit: “Përkthimi është i pamundur.” “Si mund të përkthehet poezia? ”Në fund të fundit, është e vërtetë që gjenialiteti dhe karakteri i njerëzve përmbahen në gjuhën që ata flasin, imagjinata i ka rrënjët në gjuhën, gjeografinë dhe kulturën e një vendi, dhe asnjë gjuhë nuk ka të njëjtin kontekst. “A mund të përkthehet një kulturë, botëkuptimi i saj, metafizika e saj? Nuk ekziston vetëm gjuha idiomatike dhe imagjinata idiomatike, por edhe efekti akumulues i përdorimit idiomatik. Si mund të përkthehet? A mund të përcjellë dikush në një gjuhë tjetër atë që ka vlerë të menjëhershme për një lexues vendas?” Kjo linjë e të menduarit, është argumenti i zakonshëm kundër përkthimit.
Argumenti në mbrojtje të përkthimit quhet pikëpamje utopike. Çdo kulturë në botë pasurohet nga letërsia e një vendi tjetër. Përkthyesit ishin multikulturistët e parë, të cilët shikonin gjuhë të tjera dhe tradita të tjera dhe gjetën diçka që donin ta përkthenin dhe të ndajnë. Edhe në këtë pretendim se është e pamundur të përkthesh poezi, gjej një situatë ideale. Vetë poezia ka të bëjë me të pamundurën. Të gjitha artet kanë të bëjnë me të pamundurën. Janë ato tërheqje se qysh e merr një poet një përvojë, të madhe apo të vogël, dhe e shndërron atë në disa rreshta!