DHËNIA E "ÇMIMIT MEDALJE E EKSELENCËS PËR LETRARË DHE STUDIUES TË HUAJ QYTETI GALATEO ANTONIO DE FERRARIIS EDICIONI XI 2025
-GORIZIA, 19 SHTATOR 2025 në ora 16:30'
- Pallati Rajonal i Auditoriumit së Kulturës Friuliane
I nderuar Z. Dibran Fylli Ju njoftoj se Komiteti Shkencor i Çmimit Ndërkombëtar "Qyteti Galateo - Antonio De Ferrariis", Çmim i vlerësuar me Medalje nga Presidenti i Republikës, nën patronazhin e Senatit të Republikës dhe Parlamentit të Deputetëve, pasi përfundoi shqyrtimet e tij për dhënien e Çmimeve të Ekselencës, me rekomandimin e Dr. Angela Kosta, ka dekretuar t'ju japë:
ÇMIMIN E MEDALJES SË EKSELENCËS PËR LETËRSI DHE STUDIUES TË HUAJ, si mirënjohje të arritjeve tuaja të jashtëzakonshme në karrierën profesionale dhe kontributin tuaj të çmuar në panoramën kulturore dhe sociale. Gjatë këtyre viteve, ky Çmim prestigjioz ka nderuar personalitete të shquara në fusha të ndryshme të kulturës, artit dhe shoqërisë, duke njohur vlerat e përkushtimit dhe talentit që kontribuojnë në rritjen kulturore dhe njerëzore të komunitetit tonë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Gorizia (Kryeqyteti Europian për letërsinë, 2025), më 19 shtator në orën 16:30' në Pallatin Rajonal të Auditoriumit të Kulturës Friuliane, dhe do të jetë një mundësi unike për të festuar karrierën tuaj profesionale, së bashku me personalitete të tjera të shquara nga bota kulturore dhe institucionale.
Shoqata VERBUMLANDIARTAPS promovon zhvillimin e ideve, studimeve dhe kërkimeve, inkurajon shkëmbimet kulturore, letrare, artistike dhe shkencore, inkurajon dhe mbështet informacione, komunikime dhe pjesëmarrje në çdo iniciativë që synon zhvillimin dhe përmirësimin e perceptimit të dijes, duke përfshirë të nxënit joformal dhe informal, i cili , ashtu sikurse rrjedhat e ujit të burimit, sjell jetë dhe sediment midis brezash në detin e kulturës, që nuk ka qenë kurrë kaq "i rrjedhshëm" dhe kaq diasporik.
Shoqata VERBUMLANDIARTAPS organizon: konkurse, recensione, ekspozita, promovon kongrese, takime, diskutime dhe konferenca, aktivitete teatrale dhe kinematografike duke synuar rritjen e perceptimit kolektiv të vlerës së kërkimit dhe studimit individual në çdo disiplinë dhe me çdo shkallë pjesëmarrjeje shprehëse të identitetit. Për këtë, shoqata synon të nxisë marrëdhënie gjithëpërfshirëse dhe të mirëpresë talentet më të mirë italianë dhe ata të huaj, përmes dhënies së një homazhi që, simbolikisht si një pishtar ndriçues, mund të sjellë dritë në jetën e përditshme të të gjithë komunitetit, duke afruar qindra anëtarë dhe jo anëtarë të cilët personalisht ose në platformat në ueb, të marrin pjesë në aktivitetet e shoqatës vullnetarisht, pa pengesa. Shoqata, në ndjekje të misionit të saj edukativ, është krijuar posaçërisht për të sensibilizuar dhe udhëzuar të rinjtë drejt përgjegjësisë (të pashmangshme) të kërkimit të përditshëm dhe me zell të talenteve të tyre. Po ju dërgojmë këtë ftesë për të na nderuar me pjesëmarrjen tuaj, e cila do të nënvizonte rëndësinë e eventit dhe do të ishte një inkurajim i vlefshëm për ata që janë të përkushtuar në vendin tonë, për të krijuar Kulturën që do të "shkundë" ndërgjegjet për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, që respekton lirinë dhe dinjitetin e njeriut. Do të jemi të kënaqur t'ju mirëpresim dhe ta festojmë së bashku këtë ngjarje të rëndësishme. Ju lutemi konfirmoni disponueshmërinë tuaj në mënyrë që t'ju ofrojmë të gjitha detajet organizative. Duke ju falënderuar për vëmendjen, presim nga ju përgjigje dhe ju dërgojmë përshëndetjet tona më të përzemërta.
Dr. REGINA RESTA Presidente e Shoqatës VerbumlandiArtAps dhe e Çmimit Ndërkombëtar për Ekselencë celular: +39 3386241000 Via Raffaele Vaglio, 13 (73044) Galatone - Lecce)

KOMITETI SHKENCOR:
PRESIDENTE E KOMITETIT SHKENCOR Maria Giulia Turiella, kriminologe mjeko-ligjore, shkrimtare
PRESIDENT NDERI I KOMITETIT SHKENCOR Francesco Lenoci, Pedagog në Universitetin Katolik të Milanos "Zemra e Shenjtë"
PRESIDENT KOMUNIKACIONI Goffredo Palmerini, shkrimtar, gazetar
PRESIDENT I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE Hafez Haidar, poet, pedagog, Kandidat për Çmimin Nobel për Paqe dhe Letërsi
KRYETARE DHE KOORDINATORE E PUNËS SË KOMITETIT Regina Resta, poete, kritike letrare, operatore kulturore, Presidente e VerbumlandiartAps, botuese e VerbumPress Komiteti shkencor i VerbumlandiartAps është një grup ekspertësh dhe profesionistësh që bashkëpunojnë me shoqatën tonë kulturore, e cila është e përkushtuar për të promovuar artin, letërsinë dhe kulturën në përgjithësi.
Komiteti Shkencor është përgjegjës për vlerësimin, përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike të promovuara nga shoqata, duke siguruar që ato përmbushin standarde me cilësi të lartë dhe të rëndësishme. Komiteti përfshin: akademikë, kritikë arti, politikanë, shkrimtarë, artistë dhe figura të tjera të shquara në panoramën kulturore, të cilët ofrojnë kompetencat e tyre, për të mbështetur dhe përmirësuar projektet e shoqatës. Përgjegjësitë e tyre mund të përfshijnë vlerësimin e veprave të paraqitura për ekspozita, konkurse letrare, ngjarje kulturore dhe nisma të tjera të promovuara nga VerbumlandiartAps.

ANËTARËT E KOMITETIT SHKENCOR
1. Eugenio Bisceglia, avokat, President i Çmimit Carlo Caruso
2.Eugenio Cancelli, Arkitekt, Mësues, Dizajner, Shkrimtar, Eseist
3. Fiorella Franchini, shkrimtare, gazetare
4. Françesko Danieli, historian, kritik arti
5. Francesco Nigri, Specialist i Marketingut Dixhital, Themelues dhe CEO iBusiness Srls, Poet 6. Gabriella Izzi Benedetti, pedagoge, shkrimtare, eseiste, Presidente e Shoqatës së Historisë së atdheut "Luigi Marchesani"
7. Giorgio Tabanelli, regjisor, pedagog i regjisë në Akademinë e Arteve të Bukura në Urbino.
8. Giovanni Galeota, avokat
9. Giuseppe Di Franco, Drejtor, Drejtor Artistik dhe Ekspert në Marketingun Kulturor, President i Qendrës së Studimit Federico II°
10. Graziano Perria, ish-Shefi i Shtabit të Policisë së Shtetit
11. Manfredi Potenti, Senator i Republikës, avokat
12. Marcella Camellini, Drejtoreshë e Njësisë Mjekësore Operative të Kardiologjisë, si Kryetare e Projektit për Spitalin e Sassuolos
13. Marilisa Palazzone, pedagoge, avokate
14. Marisa Manzini, Zv. Prokurore e Catanzaros, shkrimtare
15. Mary Attento, gazetare
16. Mirella Cristina, avokate, Deputete e Parlamentit në Legjislaturën e 18-të, Komiteti i Drejtësisë.
17. Pietro Zocconali, gazetar, President i Shoqatës Kombëtare të Sociologëve të ANS, Anëtar i Benemeritos dhe Lifetimes
18. Roberta Vitelli, psikologe dhe psikoterapiste
19. Roberto Sciarrone, historian, drejtues i Zyrës së Shtypit Unitelma, (Sapienza) Kryeredaktor i revistës VerbumPress
20. Stefano Murciano, Menaxher i Marketingut dhe Zhvillimit të Festivalit të Operës Rossini, si dhe menaxher kulturor.
Përktheu nga italishtja Angela Kosta
Përgatiti për botim Redaksia e Orfeut