Bedrije Hamiti, piktore (Përgatiti Idriz Berisha XHIXHI)

Bedrije Hamiti, piktore (Përgatiti Idriz Berisha XHIXHI)
Bedrije Hamiti, piktore
 

Piktore Bedrije Haxhiu-Hamiti u lind më 1978 në Koretin të Kamenicës. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroj në vendlindje si dhe atë të Policisë në Vushtrri. 

Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Curih-CH. 

Që nga fëmijëria kishte pasion e dashuri për artin e pikturës por nuk ju dha mundësia derisa u punësua në MUZEUM RIET BERG nga ku rimori serish inspirimin për të filluar pikturën. Kështu, nga viti 2011, filloj t'a materjalizojë idenë  dhe dëshirën e fortë për tu bërë krijuese e artit.

Kreu një kurs pikture për tu njohur me mënyrat, teknikat dhe teknologjinë e ngjyrës në Migros Schule-Curih. Shpejt u vu në kontakt me krijues e asociacione të artit në Zvicër e duke krijuar miqësi ajo dhe arti saj po pranohej si vlerë dhe po formësohej si krijuese me identitet e stil të veçantë pikture.

Është anëtare e bordit të Shoqatës ART PLISI në Zvicër që e udhëheqin piktorët e njohur Dussi Sadrija e  tjerë piktor që veprojnë në Zvicër e që bashkëpunojnë edhe me piktor nga Zvicra, Kosova e Shqipëria.

 Piktore Bedrija, pos si pasiononte ajo tashme po hyn në grupin e krijuesëve me një botë të vetën e të veçantë. Tashmë ka krijuar fond të pikturave dhe aktivisht merr pjesë në Ekspozita kolektive në Zvicër, Kosovë e shtete tjera.

Ekspozoj:

AG Zollikon-Curih (2024),

-GA Gjilan, “Muaj rozë" në Gjilan, Ferizaj, Viti

-GA Kemptnevtobel-Wetzikon-Curih në.ARTPLISI (2024),

-GA Gjilan në “Peneli i Flakës"(2025)

-Rest “Il Pestino"-Curih (Ekspozitë bamirësie në Ditën ndërkombëtare kundër kancerit)

Gjuha figurative shprehëse në pikturën e Bedrije Hamitit 

Në artet pamore moderne, piktura ka një mundësi me tepër sepse mjeshtrija e shprehjes bëhet më ngjyrë e ngjyra krijon universin e koloritit pa fund.

Kështu edhe të piktura e Bedrijes, flet gjuha e pasur me gamë ngjyrash harmonike që të shikuesi krijon kënaqësi vizuale e shpirtërore e jo tronditje e shqetësim .

Marrëdhënia e perceptimit përballë pikturave të saj bëhet e ngrohtë, plot gëzim e besim në botën e  ARTIT.

Motivet, pos atyre abstrakte, na vijnë si pjesë e kujtimeve femjërore e imazhe atdheu të ruajtura në ndërdije por të transformuar në stil të veçantë e realizim modern.

Piktura e saj ka aromë vendlindje por si  koncept i  lirë, ashtu siç ia dikton shpirti prej artisteje. 

Arti për te është gjuhë shpirtërore e shprehjes me hise në univers, e konvertuar në art  si dromca kujtimesh, si ecje në heshtje, si riciklim i formave të shndërruar në art modern.

Bedrije Hamiti, po hyn vrullshem në zhvillimin e artit tonë në mergatë si krijuese me vlera të veçanta artistike që po ngritë e ruan imazhin e mirë të krijuesit shqiptar  në botë.

Suksese e sa më shumë vepra të reja arti!

Përgatiti Idriz Berisha XHIXHI