Emrije Krosi - Ese dhe kritika
VISEVE TË ESEESTIKËS DHE KRITIKËS PJ. II.
BALLSOR HOXHA
Tema: Liria mes eskzistencializmit dhe surrealizmit në poezinë e Ballsor Hoxhë-s
Individualiteti nuk është vetëm një perceptim në bazë të përvojës, por edhe në shkrimin e një vepre letare, jo vetëm si ekzitencë e gjallë, si vepër reale por edhe në mendim komunikimi duke u mbështetur në:
- përvoja individule e të shkrurit,
- ekzistenca e ngjashmërive ,
- elemenetet faktorialë, se një poezi është një objet që duhet ta njohim sui generis thelbin
e poezisë si një të ndërtuar mbi simbole dhe sisteme simbolesh, (Goodman: 1954). Vargjet: e kafta e tavolinës shpaloset, oqean/Dy bishtat e cigareve të tymosura para/Gjigantë, dy balena të lehta, mbi ujë/ Duke rrotulluar cigaren e radhës, me majë të gishtave, mbi ta/Shpërbëhem në tymin përreth, se në vetë sendërtimin e saj poetik poezia: “I liruar nga liria”, (Hoxha: 2021), duke një poezi fare utulitare, apo didaktike, me ngjyrat e shtëpisë, dhe mëpërtej hapsira oqeanike, vetëm me balena, por forma specifike e poezisë është një narrativë e pastër, e rrëfimit të kohës së pandemisë, ku liria njerëzore rrotullohej vetëm brenda mureve të ndalimit të jetës tokësore ose të depresionit të madh. Jo vetëm teskti i hapur, poe edhe kërkimi i pjesëmarrjes së një lexuesi kopetent bën pjesë në papërcaktueshmërinë e kuptimit në formës “jashtëkohore”.
E kafta e tavolinës shpaloset, oqean
Dy bishtat e cigareve të tymosura para
Gjigantë, dy balena të lehta, mbi ujë
Duke rrotulluar cigaren e radhës, me majë të gishtave, mbi ta
Shpërbëhem në tymin përreth
Sa më shumë që i prek me gacë,
zbuten, sikur mblidhen
Aq më shumë rrah zemra
E zbuluar theqafëse si gur i rrokullisur
Kafshon hapësirën si qen
Pastaj fik dhe të tretën cigare
Zhyten balenat, janë hiç
Hiç janë
Hiç bëhen
Hiç janë bërë,
(assesi të ketë kuptim kjo gjë!)
Shkëputem
Ti, tjetri, si reflektim i lirisë
Ritëm, apo gjurmë e saj
Nuk ishe për këto momente , poezia “I liruar nga liria”, në ciklin në dorëshkrim: “ Këndej dhe andej lirisë”
Pozia jep konceptet e pastra të kuptuarit, domethënë si kategori intuitive për t’u kuptuar; që përkthehet në kategori po të formës intuitive për t’u ndjerë, mes subjektive dhe objektives midis ndjeshmërisë dhe arsyes, se thjesht si mosbesim ndaj metanarrativës (Heartney: 2001). Vargjet: sa më shumë që i prek me gacë,/zbuten, sikur mblidhen/Aq më shumë rrah zemra/E zbuluar theqafëse si gur i rrokullisur/Kafshon hapësirën si qen, një lidhje midis një objekti dhe një subjekti dhe një kafshe që mund të jetë edhe një qen/ balenë nëpërmjte vargut: kafshon hapësirën si qen, marrëdhënia është një kujtesë të një “teksti të nënkuptuar", arrin të riprodhojë vetëm identitetin e tij poetik, ose objektivitetin jashtë situatës që përjetohet. Shkrimi postmodernist, jo vetëm si përvojë e të shkuarit, por vëtë vetëdija dhe zëri i brendshëm, nuk mund të jetë aq heretik si perifrazim, (Longenbach: 1997). Poeti e mbyt zërin e brendshëm të dëshpërimit, revoltës, ankthit, mospranimit, frikës nëpërmjet, absurdit, irreales, kotësisë, neverisë , asgjësë, hiçit dhe botës së hiçit. Imagjanata e tij, brenda një lirie hipotetike, nuk është vetëm një akt përshkrimi, të qënies me sendëve dhe kafshëve; sendi/tavolina, kafshët/ qeni/balenat, por edhe momentet/veprimet/ cigarja, në kohësi reale: por mënyra sesi e shikon botën, por edhe vëmendja ndaj rrethana të jashtme, në raportin ndërmjetësues me realitetin, duke u zhytur në nivelet e thellësisë, vëren një subjekt shëndërrues, liria e nënkuptuar, me kundrimin e perceptimit: sendet, kafshët, veprimet, ndëkallet Qenia e Hiçi (Sartre:2011) nëpërmjet vargjeve: pastaj fik dhe të tretën cigare/Zhyten balenat, janë hiç/Hiç janë/Hiç bëhen Hiç janë bërë, /(assesi të ketë kuptim kjo gjë!). Qëndrimi dhe qenia e individëve (brenda dhje jashtë), lirisë në modrenitet nuk është tjetërsimi i tij, por është vetë narratori ironik, refuzimi estetik, gjuha indiosinkratike që shpërthen në fundvargjet: shkëputem/Ti, tjetri, si reflektim i lirisë/Ritëm, apo gjurmë e saj/Nuk ishe për këto momente, e gjithë teksti është ndërtuar në funksionin receptiv të lirisë. Vetë vlera e lirisë është sa absolute dhe relative është një e mesme e artë, me “perspektivën” kalimtare, për vetë karaterin dimnaik të fjalës liri, një kalim gradual që nga:
- subjeti kundrues i së tërës (strukturës poetike),
- subjekti i perceptimit (në marrëdhënie me sendet),
- përpunimi diskursiv (interpretimi fundor estetik i poezisë), duke qenë i pamëshirshëm me
kohën por edhe me formën, se parimi i të parit përtej vetes, (liria është hapsirë por edhe ngushtësi, është formë por edhe depresion është krahasim dhe kontrast), por vetë tofjalëshi: reflektim i lirisë, është aftësia negative/pozitive që lexohet nëpërmjet mistereve, dyshimeve, boshllëqeve, që vetë lexuesve është një person ku akti imagjinar, krijonte një lidhje të drejpërdrejtë me poezisë, që “nuk është përgjegjësi e arsyes” as si vlerë tematike, por nuk e spastron realitetin nga mbeturinat postmoderne, (Brooker: 1972) , sado që presioni i ekzistencës njerëzore, nuk i ka thyer vargonjë e lirisë. Vetë përmasa dhe funksioni i mesazhit, është mirëfilli estetik, është reflektimi semiotik dhe funksioni referencial si përfaqësues i ligjërimit fundor poetik.
BIBLIOGRAFIA:
1. Hoxha, Balsor: (2021), Këndej dhe andej barrës së lirisë, (dorëshkrim).
2. Goodman, Paul: (1954), The Structure of Literature, Chicago.
3. Heartney, Eleanor: (2001), Postmodernism, Cambridge, U.K.: Cambridge University Press.
4. Longenbach, James: (1997), Modern Poetry after Modernism, New York: Oxford UniversityPress.
5. Sartre, P. Jean: (2011), Qenia dhe hiçi, përkth: Rexhep Hida, “Fan Noli”, Tiranë.
6. Brooker Peter.:(1972), Modernism/Postmodernism, London and New York: Longman.
…………………………………………………….