Valbona Kolaveri (Cikël poetik -I-)

Valbona Kolaveri (Cikël poetik -I-)
Valbona Kolaveri
 
SHOQE TË ÇUDITSHME
 
Dikur,
Diku dēgjova
Qē motrat janē shoqe të çuditshme,
U mahnita nga habia,
Ndoshta,
Ngaqë vijnë ndryshe rimishërimesh nga të tjera ngjizje ,
  ndalesat e posaçme nëpër kohë udhëtimesh ,
E kështu, prekin çdo skaj të segmenteve
të përballjes së mundimshme në me vetesh,
Të frikēs  së mosnjohjes,
Të mosikjes së përjetshme,
Atje  përtej dritës
 
Aty,
Gjatë ato njëra tjetrën pritën,
Se largesat sjanë gjē tjetër vecse kohë,
Kohë dhe dimensione të arritshme,
Veshur pritje dhe dëshirē,
E zvogēlohet  koeficientësh tkurrjeve
Kalkuluar me stigma vështrimesh nëpër fate
Dëshpërimesh,
Por që barqeve barsur prej nga vijnë në këtë botë,
Sido që syve ato puthen,
Janë në  veçantinë e tyre
Në misterin dashuri.
 
MALL I GUSHTIT TË DRUNJTË
 
Ai u  nis që pa gdhirë
Udhës së eshkët gushtit të drunjtë ,
Ngarkuar shpirtit sfilitës
Mori me vete një çantē  brengash ,
Udhëhequr vetmisë nën romuze
Rënduar çaste pendesash dhe  mall
 
Nxitoi të shihte nënën me sytë  e vogëlisë
Koha  si një breshkē e mbledhur nën zhguall,
Ja kish dhënë një mijë lutje t’ia zhbrazte nē prehër
Ta bekonte si dikur preludeve të fëmijërisë
 
Tek shqepnin ngadalë arna kujtimesh
Ti  ulej në gjunjë e t’ia puthte amanetet,
E shihte si ajo zvogëlohej në trup çdo ditë shēndërrimesh
Një dritē brënda shpirtit i ndizej teksa lehtë duarve e prekte
 
Të ngulfatur barqeve të ankthit
Kishin kohë pa u parë,
Puthën kripë lotësh faqesh tek u rridhnin
Mbuluar përqafimesh ,
Si dy të porsaardhur nga njē kohë e largēt
 
HESHTJE
 
Unë,
Heshtje e dhembsun
 
Ti,
Mall i murosun
Shtat pash nën dhe
 
Piskamë
E shpirtit të idhnum
Nën vaj
 
Çilja derën andrrës
Se po du
Me të pa
 
Hapja natës sytë
Vetëm nji dekikë
 
E mandej,
 
Mandej
Çlodhu,
Atje larg
 
Brigjeve të jehonës
Shtriu
 
E ndij
Aty për mu
 
Kur era t’vijn
Me një shirok
 
Dije
Se njaty
Për ty kam lotin
 
UDHËT E VETVETES
 
Në udhët e mistershme të  vetvetes,
Hija e shpirtit tim
Eshtë e gjatë,
Ka krahët e një shpendi
Që herë me duket sterr ,
Ku si nje korb vertitet
Të hajë ngadalë vetveten,
Të bërtasë zēçjerrë
Nga brejtja e gjate neteve,
Shumfish zbërthyer ,
Në faktorin më të thjeshtë
Frymën,
Qe peng e la ngahera  lutjeve
 
Dhe here si të një falkoi,
Që rend me hov të ngrihet
Për të mos rënë ujrave thellë,
E krahët mos ti këputen,
Dhe pse dhimbjen
Duhet ta harrojë,
Të mbrrijë aty ku duhet
Me fuqine e plotë ,
Ku rrënjêve të mia thërras
Të mbledhë  energjinë e mirë,
Drejt udhës së dielltë
Të faljes ,
Ku të mos ndëshkohet më
Me sqepin e një korbi,
Që më  pas dalngadalë,
Pak nga pak të vdes
Dhe pse mbetem  gjallë.
 
KUR PUTH INATET
 
Mosdashja po puth në mjerim inatet,
Dhe rend pas epshit të rrejshëm
Natë dhe ditë
 
Ajo ka harruar si rrotullohen fatet,
Zemra deri atëherë  do i jetë zbrazur
Kur do të dojë të puthë me afsh dashninë
 
HIJET
 
Ecën gjithnjë përbri meje një hije,
Ka çehre të dukshme
Prej të çmenduri,
E shtat prej të pamunduari
 
Përmasat i ka të nje laneti
Që duket se ka zbritur nga fundi i planetit,
Dhe bojën e ka të mbyllur
Si të një katrauri ngjyer me  të zezën e një të pafytyri
 
Përbri meje qëndojnë shumë prej tyre,
Më duken të shumfishuar iluzionesh
Prej tmerrit,
Bllokojnë energjitë e lëvizjes
Tejdukshëm  duken e zhduken sikur mbijnë nga ferri.
...........................................