Antologjia dygjuhëshe e poetëve shqiptarë në Itali

Antologjia dygjuhëshe e poetëve shqiptarë në Itali
OLTRE / PËRTEJ - ANTOLOGJIA DYGJUHËSHE E POETËVE SHQIPTARË NË ITALI 
 
Shtëpia Botuese Besa & Muci Editore, botoi antologjinë dygjuhëshe të poetëve shqiptarë në Itali: "OLTRE / PËRTEJ", nën kujdesin dhe parathënien nga Edoardo Olmi, si dhe me pasthënien nga Viola Isufaj. Poezitë në gjuhën shqipe dhe italiane janë të autorëve: Jozef Radi, Gëzim Hajdari, Anila Hanxhari, Arben Dedja, Artur Spanjolli, Griselda Doka, Anita Likmeta, Gentiana Minga, Denata Ndreca, Valbona Jakova, Julian Zhara, Irma Kurti, Angela Kosta, Mimoza Leskaj dhe Lutfi Alia.
Antologjia dygjuhëshe e poetëve shqiptarë në Itali u ofron lexuesve një hartë të brezit të autorëve transnacionalë të cilët emigruan nga vendi i shqiponjave që nga shkëputja historike e viteve 1991- 1992 si dhe gjatë gjithë dekadës së vështirë të viteve ’90. 
Një kontribut i parë i rëndësishëm për t’i dhënë historisë së letërsisë bashkëkohore italiane një hartë sa më gjithëpërfshirëse të panoramës së poezisë italo-shqiptare dygjuhëshe, e cila ka fituar gjithnjë e më shumë hapësirë mes shkrimeve dhe kulturave të brezit të ri.
Edoardo Olmi ka lindur në Firence në vitin 1984. Deri tani ka botuar tre libra me poezi si dhe përmbledhjen antologjike “Poesie scelte - Poezi të zgjedhura" (2003–2021).
Krijimet e tij janë botuar në antologji dhe revista kombëtare e ndërkombëtare dhe janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.
 
Antologjia është në dispozicion në faqen zyrtare të Shtëpisë Botuese BESA & MUCI në linkun e mëposhtëm:
 
(Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese ndërkombëtare)

……………………………………………………
 
OLTRE / PËRTEJ - ANTOLOGIA BILINGUE DEI POETI ALBANESI IN ITALIA
 
La Casa Editrice Besa Muci Editore, ha pubblicato l'antologia bilingue dei poeti albanesi in Italia: "OLTRE / PËRTEJ, a cura e la prefazione di Edoardo Olmi, nonché con la postfazione di Viola Isufaj. Le poesie in albanese e in italiano, sono degli autori: Jozef Radi, Gëzim Hajdari, Anila Hanxhari, Arben Dedja, Artur Spanjolli, Griselda Doka, Anita Likmeta, Gentiana Minga, Denata Ndreca, Valbona Jakova, Julian Zhara, Irma Kurti, Angela Kosta, Mimoza Leskaj e Lutfi Alia. L'antologia bilingue dei poeti albanesi in Italia offre ai lettori una mappatura della generazione di autori transnazionali che dal Paese delle aquile sono emigrati a partire dalla cesura storica del 1991-1992 e lungo tutto il travagliato decennio degli anni Novanta. Un primo contributo importante per consegnare alla storia della letteratura italiana contemporanea una mappatura più esaustiva possibile del panorama della poesia bilingue italo-albanese, che ha acquisito sempre più spazio fra le scritture e le culture di nuova generazione."
Edoardo Olmi è nato a Firenze nel 1984. Ha pubblicato tre libri di poesia e la raccolta antologica Poesie scelte (2003-2021). Suoi testi sono apparsi su antologie e riviste nazionali e internazionali e sono stati tradotti in varie lingue.
  
L'antologia è disponibile sul sito ufficiale della Casa Editrice BESA & MUCI nel link sottostante:
 
A cura di Angela Kosta giornalista, poetessa, saggista, editore, critica letteraria, redattrice, traduttrice, promotrice internazionale