Maxhun Osmanaj - Mbresa leximi

Maxhun Osmanaj - Mbresa leximi
Mbresa leximi
 
BACALOKU I-II I ZIJA ÇELËS, MË NDALI, MË THIRRI...
 
Është interesant dhe e pashpjeguar bota dhe puna e krijuesit se kah e hedhin stuhitë dhe rrufetë e ideve, dikund e kryqëzojnë dhe e mundin, dikund i japin “leje “ të arratiset pyjeve të pashkelura të subkoshiences, mendimeve që si kali pa fre, kërkon, kërkon dhe s’di ku ndalon.Atë e tërheq shija e një shkrimi që deh, kërkesa e tij, që s’...ka arsyetim, hulumtimi i tij nëpër sferat mendore të mendimit, si dhe “gjuetia” e tij në çdo kohë.Po kërkoja diçka nëpër shfletime të Librit të Leximit kl.VII-të në bibliotekën time modeste.Tashmë, këtë libër, koha e ka hedhur në arkiv, jashtë përdorimit, i strukur në një kënd, ku edhe pluhuri i harresës e rëndon shpirtin e tij, i vjetëruar dhe shkallavitur nga  dora e djalit kur ishte i vogël, por i çmuar për mua.Librat e mësimdhënies, që i përdora para një çerek shekulli, i ruaj me fanatizëm.Sapo  kërkoja diçka tjetër, më doli përpara Zija Çela.Më mirëpriti shpirti dhe fryma e tregimit.Më doli mjeshtri, qëkur ia kam dëgjuar emrin, i kam lexuar diçka të shtrenjtë me vlera, si dhe biografinë e tij të pasur letrare-njerëzore.Më doli tregimi dypjesësh; “Bacaloku I-II.E rilexova tregimin, meqë para 26 viteve e kisha lexuar me nxënës, e kisha komentuar, por..., ishte kohë që sapo kishim dalë nga lufta dhe traumat e shoqërisë na rëndonin kurrizin e shpirtit nevralgjik...Ndoshta s’e kisha lexuar s’i duhet apo?! Ndoshta as nxënësit s’e kanë kuptuar!? Apo ndoshta kujtesa ende po më mashtron mua pa-fajësishisht.Ndoshta!?E lashë atë që po kërkoja diçka tjetër , “bisedova “ me mikun tim të çmuar, që jemi takuar njëherë në aktivitetin letrar në Gjakovë, takim që e ruaj si të përmallshëm dhe të shtrenjtë. Kur lexon ngadalë dhe me kujdes këto dy pjesë të “Bacalokut”, gërmon shijën e tregimit, dhe mua me del si një roman.Pse! Sepse aty gjej një gjeografi etnografike, një psikologji patriarkale të fisme, burrërore, humbi në një panoramë të jetës, stolisur me ngjyra  filozofike dhe sociale.Më duket se secila  ngjyrë  është përfaqësuese e jetës, e një kohe, e bukurisë së jetës, bashkudhëtimit, betimit, fjalës burrërore, por edhe një qëndresë përballë stuhive të jetës, po edhe të krenarisë.Të dy kryepersonazhet: Bacaloku dhe Meca, herë pas herë përmes dialogut, rrëfimit, i japin fabulës narratore shpirt mbarë tregimit.Atmosfera e ndieshme, e rëndë përballë vdekjes dhe jeta kryeneqe me kthetrat e veta, ndeshet përballë të gjallëve, krijojnë një antitezë dialektike.Vdekja ka nisur ta vizitojë plakun.Plaku i shtrirë që dergjet në shtratin e vdekjes,pret burrërisht perëndimin dhe dëshiron të ndërrojë edhe ndonjë fjali me bashkudhtëtaren e jetës, me të cilin kishte kaluar një jetë të tërë dhe kishte “ngrënë një thes kripë” me të, një jetë të përmallshme të rrahur nga stuhitë dhe rrufetë kryneçe.Jeta e sprovon secilin kush je dhe ç’shpirt ke?!” -Më ke dashtë fort e të kam dashtë, Mece!Mirë e kemi çue, mandej. Hak!”Biseda imagjinative e plakut sikur e vesh një kllapi me dashin e vet është rrëfim në vete dhe ndjesi e veçantë.Një jetë ia kishte kushtuar blegtorisë.-Pse ngutesh?-i tha dashit plaku.Hajt , pusho tash.Unë po nisem.Dhe u nis”.Dyndja në kujtesë me shokët:Din Ahmetin, Xhafa i Cen Ymerit, Shkodrën, onomatopetë; Bylyk! Bylyk!Naaa!Trrr!Bylyk, dimri i rëndë, udhëtimi odisedian nga Shkodra deri në fshat, na krijon pikturën më origjinale mes shpirtit, tokës, qiellit, gjeografisë së kujtimeve dhe qëndresës stoike. Pra, kemi një gërshetim i dashurisë për jetën, për tokën që i dha frymë, për familjen që i dha krihë-jetë në mënyrën aq të thjeshtë, po edhe aq të ëmbël brenda dialektikës së jetës.Manteli i vdekjes dikë do ta “vishte” siç mendonin njerëzit, gratë që e ruanin plakun, shtyllën e oxhakut...-Shkoni tash,-tha plaku.-Nuk jam tue vdekë!”Dimri shfaqte ethet e reumatizmit, bashkë me të plaku flinte me orë të tëra, duke iu kthye si në kllapi jetës së vet, tashme të  ikur, kur pafuqia kishte shprazur tërë “municionin” për jetë...Duke iu kthye përmallshëm deleve, nënës Qefsere, si dhe duke u kthye në fëmijërinë e shtrenjtë. Jeta bukolike si një mbretëri, ia sundonte mendjen herë pas here.Ashtu doli pranvera e lodhur...Ai priste edhe verën...,por vera vonohej...!-Njerëzit!...Le të vijnë njerëzit!-murmuriti plaku, duke ngritur vetullat midis ballit nga mundimi”.Në pjesën e dytë  të tregimit” Bacaloku” kemi një antitezë e pjesës së parë në mes jetës dhe vdekjes se cila po del fitimtare.Çela me mjeshtrinë e narracionit dhe kompozicionit ruan linjën rrëfimtare si pishë e ndezur në mes territ, i jap forcë këngës edhe kur vdekja na viziton. Sikur kënga është mehlemi i fundit i shpirtit të Bacalokut-plakut.Bacaloku e kërkon këngën edhe buzë vdekjes, pra e kërkon këtë “municion” ta dëgjojë dhe ta shprazë qiellit jetësor...-Këndoni!- tha plaku.- Prandaj ju kam thirrë.-Uuuuu! U mahnitën gratë për të dytën herë”.Përmes kryepersonazhit të Bacalokut, ai jap mesazhin filozofik, moralist –shpirtëror të qëndresës, të besimit në mes jetës dhe vdekjes si dhe vazhdimësinë pas vdekjes së njeriut.Mjeshtri Çela me mjeshtri fut këngën si forcë epike-legjendare në çastet e fundit të jetës së Bacalokut, kur ai e kërkonte ta dëgjonte në odë nga këngëtarët.Pra, kënga si forcë që mund dhimbjen, si forcë triumfuese  mbi vdekjen, ngase Bacaloku e priste vdekjen me këngë.Gjeografia semantike, ngjyrat dhe atmosfera në mes peizazhit të stinëve, vjeshta,dimri-pranvera apo vera, portretizimi dhe gërshetimi shpirtëror i kryepersonazheve na jap një  tregim me prosede modern, i rrallë në tregimet tona.Autori ruan një balancim ideor mes një antiteze, jetë-vdekje. (Ky tregim i botuar  më pak shkurtime, është shkëputur nga përmbëledhja “Pëllumbat e janarit”, bouar në Tiranë më 1999.Një tregim sa i thjeshtë, po aq magnetik,nxjerrë nga tabani i fshatit, një tregim aq pushtues për poret e jetës, për udhëtimin dhe perëndimin si  një cikël i natyrshëm jetësor brenda dialektikës së jetës së mbarsur me fate të dhimbshme që na falë jeta  në ikje...Ky është Mjeshtri Çela që na deh me rrëfim, na stolis për ndjenja, për peizazh natyror, një paralelizëm me kroin e shpirtit dhe një shpërthim burrëror të panoramës familjare...
 
(Mbresa  leximi, marrë nga Leximi Letrar, kl.VII, botim i dytë, SHB “Libri Shkollor”, Prishtinë 1999, fq.187-198).