Artikull i Përkthyer nga Ismail Ismaili

Artikull i Përkthyer nga Ismail Ismaili
HISTORIA E NJË PREJ PALMJEVE MË TË ZJARRTA DHE MË TË PAHARRUESHME TË HOLLIVUDIT
 
Fotografia e vitit 1957 e Sophia Loren dhe Jayne Mansfield është një nga më ikoniket në historinë e Hollivudit.
 
Autori,Gregory Wakeman, BBC Kulturë*
21 korrik 2025
 
Natën e Darkës së Mirëseardhjes së Sophia Loren në Hollywood, në prill të vitit 1957, Jayne Mansfield hyri në restorantin ekskluziv Romanoff's në Beverly Hills me një plan.
Mbrëmja elegante, e organizuar nga Paramount Studios, mblodhi së bashku yjet më të mëdhenj të Hollivudit të asaj kohe, nga Barbara Stanwyck dhe Montgomery Clift te Gary Cooper dhe Shelley Winters. Por ishte një fotografi e Mansfield dhe Loren që do ta bënte mbrëmjen një pjesë të pashlyeshme të historisë së Hollivudit.
Sipas Eve Golden, autores së librit “Jayne Mansfield: The Girl Couldn't Help It”, Mansfield donte të sigurohej që të gjithë sytë të ishin mbi të. Ajo nënshkroi një kontratë shtatëvjeçare me Warner Bros, në shkurt të vitit 1955, dhe biondina 24-vjeç, ish-Playboy Playmate, shihej si rivale e Marilyn Monroe, e cila kishte “shkaktuar probleme” në të 20tat në Century Fox, tha Golden për BBC-në.
Vetëm tetë muaj larg njëri-tjetrit, hitet e mëdha "The Girl Can't Help It" (1956) dhe "Will Success Spoil Rock Hunter" (1957) e bënë shpejt Mansfieldin një yll.
Sophia Loren ishte vetëm 22 vjeçe kur mbërriti në Hollywood. E lindur dhe e rritur në Itali nën regjimin fashist të Musolinit, nëna e Loren kishte "ambiciet e saj teatrale", shpjegon Mary Ann McDonald Carolan, autore e librit "The Transatlantic Gaze: Italian Cinema, American Film".
Si adoleshente, Loren mori pjesë në konkurse bukurie, ku takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, producentin Carlo Ponti, përpara se të regjistrohej në Shkollën Kombëtare Italiane të Filmit. Ponti prodhoi disa nga filmat e saj të hershëm.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Italia u përmbyt edhe nga prodhimet hollivudiane, me studiot që përfituan nga kostot e ulëta të prodhimit të vendit. "Në atë kohë, shkëmbimet artistike, ekonomike, tregtare dhe kinematografike midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara ishin të jashtëzakonshme", tha Carolan për BBC-në.
Pas suksesit të filmave “Aida” (1953) dhe “The Gold of Napoli” (1954), të cilët u shfaqën premierë në Festivalin e Filmit në Kanë atë vit, Paramount punësoi Loren, duke shpresuar se ajo do të ndiqte gjurmët e homologëve të saj evropianë Leslie Caron, Ingrid Bergman dhe Marlene Dietrich.
I MBULUAR ME LËKURË
Në prill të vitit 1957, Loren bëri debutimin e saj midis elitës së Hollivudit në Romanoff's, ku Mansfield ishte e ftuara e fundit që hyri. Ajo hyri e veshur me një "pallto të madhe leshi", thotë Golden. Kur e hoqi atë, kishte veshur një fustan sateni me prerje të thellë dhe me shpinë të hapur, e cila e dinte se do të tërhiqte vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, veçanërisht të fotografëve.
“Ajo iu afrua dhe qëndroi pranë Sophia Loren”, thotë Golden. “Ishte padyshim e planifikuar. Jane e dinte saktësisht se çfarë po bënte. Fotografët Delmar Watson dhe Joe Shere fotografuan Loren dhe Mansfield krah për krah. Por, ndërsa Mansfield shikonte drejtpërdrejt në kamera, Loren u kap me shikimin më të famshëm anash në historinë e Hollivudit, duke ngulur sytë te dekolteja e shoqes së saj të tavolinës.
Gjashtëdhjetë e tetë vjet më vonë, kjo foto mbetet një nga më ikoniket në historinë e Hollivudit. Heidi Klum, Anna Nicole Smith, Sydney Sweeney, Maude Apatow, Sofia Vergara dhe Julie Bowen e kanë rikrijuar atë.
Fotografia ka mbijetuar sepse i paraqet Loren dhe Mansfield si të kundërta polare. Ajo simbolizon elegancën kundrejt mendjemadhësisë. Evropën kundrejt Amerikës. Brunen kundrejt bjondes. "Është pothuajse sikur të jenë veshur qëllimisht për të krijuar kontrast", thotë Carolan.
 
NJË TRASHËGIMI E QËNDRUESHME
Megjithatë, përhapja afatgjatë e këtij imazhi ka implikime shqetësuese. Ai nxjerr në pah tendencën e medias për të ekzagjeruar rivalitetin femëror, duke përjetësuar stereotipin e dëmshëm se gratë janë gjithmonë në konkurrencë.
Në fakt, ishte e vetmja herë që u takuan dhe Loren mund të ketë qenë e shqetësuar se mos Mansfield do të kishte një problem me gardërobën para shtypit.
Në një intervistë të vitit 2014 me Entertainment Weekly, Loren kujtoi: "Shikoni foton, ku janë sytë e mi? Po i shikoj thithkat e saj sepse kam frikë se do të më bien mbi pjatë. Mund ta shihni frikën në fytyrën time. Kam shumë frikë se çfarëdo që është në fustanin e saj do të shpërthejë - bum! - dhe do të derdhet në të gjithë tryezën."
Në dokumentarin e saj të ri, "My Mom Jayne", Mariska Hargitay, vajza e Mansfield, e cila ishte tre vjeçe kur ajo vdiq, eksploron karrierën e aktores në një përpjekje për të zbuluar nënën që mezi e njihte. Duke folur për Vanity Fair, Mariska Hargitay pranon se ajo kishte vështirësi me fotografinë kur ishte e re.
"Ishte e vështirë. Të shihja një grua tjetër duke e parë nënën e saj në atë mënyrë ishte e padurueshme për mua si fëmijë." Duke u rritur, ajo zhvilloi një stil të përmbajtur, e kundërta e imazhit publik joshës të Mansfield.
Getty Images

Mbishkrimi i imazhit,Historia e Jayne Mansfield tregohet nga vajza e saj në një dokumentar të ri, "My Mom Jayne".
Në dokumentar, Hargitay pranon se vendosi të bëhej një aktore tjetër, me një imazh të ndryshëm nga nëna e saj, vështirësitë profesionale të së cilës donte t'i shmangte. Aktorja 61-vjeçare e "Law & Order: Special Victims Unit" justifikon historinë e Mansfield në dokumentar. Në fund të fundit, ajo ishte një grua që dinte të luante violinë dhe piano, fliste tre gjuhë dhe u përshkrua nga revista Life si "biondina më e zgjuar memece në Broadway". Kjo do të ishte e vetmja herë që karrierat e dy grave do të kryqëzoheshin, sepse ndërsa ylli i Loren po ngrihej, ai i Mansfield ishte gati të venitej. Në vitin 1960, Loren fitoi Çmimin e Akademisë për Aktoren më të Mirë për Dy Gra, duke u bërë aktorja e parë që fitoi një Oskar për një rol në një gjuhë të huaj.
Ndërkohë, akti i Mansfield në festën e Loren u prit me kritika të ashpra nga 20th Century Fox. "Atëherë ata e kuptuan se kishin nënshkruar një rast falimentimi", thotë Golden. "Mendoj se atëherë Fox humbi interesin për karrierën e saj."
 
AMBICIE TË PENGUARA
Në vitin 1962, menjëherë pas vdekjes së Monroe-s, Fox e hoqi Mansfield pas tre vitesh me performancë të dobët në biletari. Papritmas, thotë Golden, me "një shtëpi të madhe për të paguar dhe tre fëmijë", Mansfield filloi të hapte supermarkete dhe stacione benzine për të "mbështetur familjen e saj". Golden beson se ambiciet e karrierës së Mansfield u penguan sepse "ajo e dinte se ku donte të shkonte, por nuk dinte si të arrinte atje. Ajo me të vërtetë kishte nevojë për një menaxher të fortë dhe inteligjent".
Ndërkohë, Loren përfitoi nga udhëzimi i producentit fitues të çmimit Oscar, Ponti. "Ajo ka një kuptim të jashtëzakonshëm të industrisë së filmit", thotë Carolan. "Ajo dinte saktësisht si të lundronte në cirkun mediatik. Nuk e lejoi veten të manipulohej nga shtypi apo menaxherët." Loren ishte aq e zgjuar në menaxhimin e karrierës së saj në film, saqë arriti të kombinonte filmat hollivudianë dhe italianë dhe të mbetej ende popullore për gati 70 vjet.
Jayne Mansfield Krediti i fotos,Getty Images
Karriera e Mansfield u zbeh në vitet 1960 dhe ajo filloi të punonte në vende të tjera për të mbështetur familjen e saj.

 
Jo vetëm që fama e Mansfield u zbeh, por jeta e saj përfundoi në tragjedi. Kur vdiq në një aksident me makinë më 29 qershor 1967, në moshën 34 vjeç, ajo po kthehej nga një klub nate në Misisipi për në New Orleans për një intervistë në radio.
Por, ky udhëtim nuk ishte asgjë e pazakontë për dikë, që kur u bë yll, kishte qenë e etur të vlerësonte çdo pikë të fundit të famës së saj. "Ajo donte të ishte në qendër të vëmendjes. I donte fansat e saj. Ajo u bë personazhi i saj në ekran", thotë Golden. "Mund të thuash se ajo ishte ylli i parë i reality show-t, sepse e jetonte jetën e saj në publik. Pavarësisht se çfarë bënte, ajo ishte e rrethuar nga fotografë dhe gazetarë."
Carolan i atribuon Mansfield-it ndihmën për "hapjen e rrugës për aktore si Sophia Loren, Brigitte Bardot dhe Claudia Cardinale", sepse ajo theu barrierat e një industrie të dominuar nga meshkujt duke përqafuar me krenari bukurinë dhe seksualitetin e saj.
Edhe pse rrugët e tyre u kryqëzuan vetëm kalimthi, Sophia Loren i tha Entertainment Weekly se asaj i është kërkuar ende të nënshkruajë foton e famshme. Por ajo gjithmonë refuzon. "Nuk dua të kem asnjë lidhje me të. Dhe gjithashtu nga respekti për Jayne Mansfield, sepse ajo nuk është më me ne."
 
Përktheu Ismail Ismaili