80 vjet pas vdekjes së saj, Ana Frank sot (Përktheu Ismail Ismaili)

80 vjet pas vdekjes së saj, Ana Frank sot (Përktheu Ismail Ismaili)
80 VJET PAS VDEKJES SË SAJ, ANA FRANK
 
Nga podkasti Shenjat e kohës
 
Asnjë libër nuk ka pasur më shumë ndikim se Ditari i Ana Frankut pas vitit 1945. E kanonizuar, e përkthyer në 60 gjuhë, vepra e Ana Frankut është sot e censuruar në disa shtete Trumpiste të Amerikës, por edhe në kampuset e krahut të majtë, ndërsa statuja e saj vandalizohet në Amsterdam.
Dita e saktë nuk dihet, por pikërisht këtë muaj, saktësisht 80 vjet më parë, Margot dhe më pas Ana Frank vdiqën nga tifoja në kaosin e mbipopulluar të Bergen-Belsen, vetëm disa javë përpara se kampi të çlirohej nga britanikët.
Anë la pas dorëshkrimin e ditarit të famshëm, i cili u botua për herë të parë në Holandë, tre vjet më vonë, nga babai i saj Otto, me titullin Aneksi Sekret. Asnjë vepër tjetër letrare, që nga viti 1945, nuk ka pasur aq ndikim sa ky libër, i cili është përkthyer në më shumë se gjashtëdhjetë gjuhë. Megjithatë, ai mbetet pak i njohur dhe fati i tij është i çuditshëm. I sulmuar që nga fillimi i viteve 1950, si një falsifikim nga qarqet negacioniste (është, në kuptimin e ngushtë, mohimi i ekzistencës së Shoah. Në një kuptim të gjerë, negacionizmi i referohet një mohimi të gjenocideve të caktuara ose krimeve të mëdha, pavarësisht nga prania e provave flagrante të raportuara nga historianët), nuk ka reshtur së shqetësuari. Sot, libri është i ndaluar në SHBA në disa shkolla publike në shtetet Trumpiste si Teksasi, Florida dhe Iowa, por në vitin 2021 tashmë në Exleben të Gjermanisë, menaxhmenti i një shkolle të Anne Frank vendosi që emri i saj, nuk ishte më i përshtatshëm për fëmijët e sotëm . Në korrik 2022, përsëri në Shtetet e Bashkuara, por këtë herë në qarqet e krahut të majtë, kujtimi i Anne Frank, u kritikua në kampuse, madje edhe në mesin e disa gazetarëve yje të NYT, duke përfituar nga privilegji i panevojshëm i Bardhë. Në vitin 2023, përsëri në Gjermani, drejtuesi i një çerdhe të Anne Frank, shprehu dëshirën për të ndryshuar emrin e institucionit, për të shmangur, çdo konotacion politik, pasi prindërit e fëmijëve me prejardhje emigrante, nuk e kuptojnë se si një qendër çerdhe, mund të mbajë emrin e një gruaje hebreje . Dhe vitin e kaluar, më në fund, statuja e Anne Frank, në Amsterdam, u vandalizua dy herë nga protestuesit anti-sionistë. Kështu, i kanonizuar dhe i urryer, ky libër, kjo fytyrë, ky emër mbetet, përtej shekujve, një shenjë misterioze e kohërave.
 
Përktheu Ismail Ismaili