LEXIMI NË EPOKËN DIGJITALE: ÇFARË MUND TË BËJË SHKOLLA?
Nga Bruno Devauchelle
Debati për vendin e “leximit” rishikohet rregullisht në media. Përveç kundërshtimit ekran/libër, është pozuar edhe ai i shkollës/familjes. Ajo që na intereson veçanërisht, përtej debateve shumë të shpeshta mediokre, është ajo që ka të bëjë në thelb me profesionet e edukatorit, prindit, mësuesit. Bota shkollore dhe ajo universitare punojnë me të rinj që kanë hyrë në një botë siç është dhe që nuk e kanë zgjedhur. Ky është veçanërisht rasti i teknologjive të disponueshme, të cilat kanë transformuar mënyrat e jetesës dhe që në të njëjtën kohë dëshmojnë për një vetë shkatërrim të ngadalshëm dhe një fluturim kokëfortë, për të cilin realiteti social dhe klimatik (ndër të tjera) na fton të mendojmë që në fillim momentet e edukimit dhe të mësimdhënies.
SHKRIMI I SHUMËFISHTË?
Për të lexuar në letër, në një ekran, në një mur, ne kemi zgjedhjen! Shpikja e shkrimit është shenja e shfaqjes së gjurmës si mbishkrim në kohë dhe hapësirë të veprimtarisë njerëzore, konkrete apo abstrakte. Leximit i ka paraprirë vizatimi siç mund ta shohim në shpella si ato të Lascaud, Chauvet apo të tjera... Sepse imazhi i riprodhuar është mënyra e parë e përfaqësimit të ndërtuar nga njeriu ndoshta njëkohësisht ose edhe para evolucionit të gjuhëve. Sot, debati përqendrohet në veprimtarinë e të lexuarit (dhe të shkruarit), sepse shkrimi është vendosur si strukturues i marrëdhënieve njerëzore dhe krijimi i gjurmëve të tyre. Këtë mund ta kuptojmë duke studiuar, për shembull, Ostrakën egjiptiane dhe çfarë na thonë për veprimtarinë shoqërore të kohës. Sepse për një kohë të gjatë shkrimi është vendosur si një mënyrë organizimi dhe dominimi në shoqëri, duke zëvendësuar imazhet dhe paraqitjet e shumta në formë piktoreske. Këtu mund të kujtojmë mosmarrëveshjen që u shfaq me ardhjen e fotografisë, e cila gradualisht modifikoi vendin e pikturës dhe mënyrat e përfaqësimit të realitetit...
SHKOLLA, TEMPULLI I SHKRIMIT?
Në shkollë mbizotëron shkrimi dhe shoqërohet me lexim. Dyshja lexim dhe shkrim është baza e të gjithë suksesit akademik. Fjala e shkruar, e cila ka qenë prej kohësh në zotërim të liderëve dhe kastave të pushtetit, gradualisht është bërë çelësi i socializimit. Fjala e shkruar dhe jo domosdoshmërisht libri që është vetëm një formë e të shkruarit. Në debatet aktuale, dallimi midis mënyrave të shumta të shprehjes njerëzore shpesh injorohet dhe shkolla është peng i pavullnetshëm. Ardhja e internetit ka bërë të aksesueshme një sasi të madhe dokumentesh të shkruara, shpesh të paarritshme më parë. Shkrimi u bë i mundur shpejt për të gjithë, por shpejt u tejkalua nga imazhet, të palëvizshme ose të animuara (video). Ne kemi kaluar nga konsumi në një potencial për veprim të ri shprehës. Dhe popullsia nuk e la veten të numërohej, sado e shpejtë, duke përdorur këto mjete: smartphone-i dhe rrjetet e ndryshme e multimediale janë dëshmi e kësaj. Pajtimi mes imazhit dhe shkrimit, të gjithë tani janë përballur me këtë hapësirë të madhe ndjesish që duhet të përvetësojnë në një mënyrë ose në një tjetër.
PËRBALLJA E PRAKTIKAVE DHE MJETEVE PËR TË HYRË NË KUPTIM
Dhe këtu vihet në dyshim shkolla. Ndërsa disa prej nesh flasin për cilësinë e leximit të librave, edukatorët përballen me praktika të tjera sociale të mundësuara nga teknologjia. Është e lehtë në media të bësh kontrast librin dhe ekranin, i tillë është thjeshtimi. Sidomos kur bëhet fjalë për edukimin e të rinjve, një temë e ndjeshme dhe e theksuar emocionalisht për shkak të formave të reja të prindërimit dhe konkurrencës sociale: cilat janë privilegjet e disave dhe si t'i qasen asaj? Nëse përballemi me libra, gazeta, shkrime të të gjitha llojeve, pyetja e parë është ajo e aksesit sa më lirshëm të kuptimit dhe çfarë mund të bëjmë me të personalisht. Çfarëdo qoftë media, arsimi, shkolla në veçanti, duhet të ofrojnë akses në procesin e përvetësimit të kuptimit. Fatkeqësisht, njëfarë cinizmi i fshehur nga ana e klasave dominuese nxit, përkundrazi, vënien nën mbikëqyrjen kulturore dhe shoqërore të popullsisë, veçanërisht më të brishtës. Mjafton të analizohen mesazhet e reklamuesve dhe të komunikuesve të tjerë për të kuptuar se si fshihet dëshira për të manipuluar mendjet në jetën e përditshme.
NJË SHKOLLË E TË GJITHA SHKRIMEVE, MULTIMODALE, MULTIMEDIALE
Po, shkolla duhet të sigurojë qasje në lexim, por edhe në shkrim. Por duhet të mundësojë edhe plotësimin e të gjitha formave aktuale të shprehjes, duke marrë parasysh mjediset tona teknike. Kjo duhet bërë pa naivitet dhe me mprehtësi, domethënë duke u kujdesur që t'u ofrohet të rinjve, por edhe prindërve të tyre, mjetet për të lundruar. Edhe këtu shkolla nuk duhet të luajë lojën e “veç botës”, por më tepër të “distancës së duhur”. Dhënia e "jetës" është në qendër të procesit që duhet të udhëheqë mësuesin. Kjo marrëdhënie me dokumentet duhet të jetë pjesë e një dinamike kurioziteti për t'u vënë në qendër të të gjithë mësimit. "Të shkosh në takim" duhet të zëvendësojë "përvetësimin e njohurive" si një udhëzues, sepse pikërisht nga ky takim mund të dalë njohuria. Problemi me librin, si shumë shkrime dhe dokumente rrjedhëse, është ndër aktiviteti i tij fillestar shumë i ulët. Vetëm lexuesi mund të hyjë në dialog me fjalën e shkruar, por ajo nuk përgjigjet përtej asaj që është. Ndërsa popullata tani ka hyrë në epokën post mediale e cila bazohet në shumëzimin e ndërveprimeve, sigurisht që është urgjente të “ngadalësohet”, t’i bëhet jehonë veprës së Hartmut Rosa, por i njëjti autor na fton të shkojmë drejt rezonancës si një parim edukativ. Për më tepër, disa mësues dhe edukatorë tashmë kanë përfituar nga kjo.
Shkolla është thirrur të rishqyrtojë të gjithë mënyrën e saj të veprimit përballë evolucionit të "shkrimeve të të gjitha llojeve" dhe ndërveprimeve të shumta që tani janë të mundshme. Pse e gjithë prania e bërjes së fotografive përmes telefonit inteligjent është bërë një mënyrë për të kapur gjurmë individuale? Sepse kjo lejon një formë shkrimi që përputhet me atë të epokës që i parapriu asaj të shkrimit. Të gjithë mund të vënë në dyshim lidhjen e tyre me mënyrën e krijimit të një gjurme, të ndarjes së gjurmës dhe më gjerësisht të transmetimit (në kuptimin e "përcjelljes"). Shfaqja e formave të reja të transmetimit të mbartura nga individë të shtuar nga teknologjia nuk mund të lërë mënjanë shkollën. Shumë mësues e kanë kuptuar këtë dhe po zhvillojnë përdorimin e gjurmimit multimodal për të pasuruar format e të mësuarit. Përveç pasurimit të tyre, ofrojnë akses në këtë botë multimediale në të cilën lëvizin aktualisht të rinjtë dhe të rriturit.
MEDIA-SHKOLLË, GAZETARË-EDUKATORË, ËSHTË KOHA PËR TË ECUR PËRPARA
Bota mediatike, në kohën e reflektimit mbi informacionin (General State of Information), përpiqet të pozicionohet si garantues i cilësisë së shkrimeve dhe përmbajtjeve të tjera multimediale. Pavarësisht nëse u pëlqen apo jo, vetëm legjitimiteti i prodhimeve të tyre do t'i lejojë ata të mbështesin një përmirësim në informacion. Por kjo botë mediatike, e populluar ndër të tjera nga gazetarë të shumtë, po përballet me botën e ndërveprimit të menjëhershëm të pushtuar nga të gjitha llojet e interesave individuale, tregtare apo politike... Ashtu si me arsimin, mediave u kërkohet të rikonfigurohen për të mbështetur popullatën me këtë objektiv të demokratizimit të vërtetë të informacionit, i cili duhet t'i lejojë gjithsecilit të ndërtojë njohuritë e tij dhe të mos e vuajë atë nën autoritarizmin e "të diturve". Nuk mjafton të kesh një javë shtyp dhe informacion, as “kurse IKE” për t'u kujdesur për këto pyetje. Është koha që komunitetet e arsimit të pozicionohen qartë për këto çështje, të cilat, edhe pse jo të reja, janë rregullisht në ballë...
Shqipëroi Ismail Ismaili