Vladimir Shyti - MAGJIA DASHURIS dhe TRIUMF DASHURIE

Vladimir Shyti - MAGJIA DASHURIS dhe TRIUMF DASHURIE
MAGJIA DASHURIS 
 
Mbi supe kam copëza yjesh,
Të thërmuar nga pritja,mërzija,
Më tutje të rijntë mes tyre përplasen,
Unë me shpresa mbi qiell,
Me ëndërra të bardha.
 
Për lotët e mi,
Nuk u mundua askush,
Të gjenim shërimin,
S,e çau kokën njeri,
Dhimbjen e dinte veç shpirti im.
 
E trishtuar,pres të shndrisë dielli,
Para meje kalonin ditët e jetës,
Prisja pak dritë për shpirtin,
Të zhduk mallkimin,errësirën e pa fund,
Dhe një zë dëgjohet nga Olimpi,
Lotë dashurie më ranë mbi bozhur,
Mbi direkë të zhytur mbi rërë,
Ai,më kërkon në mugëtirë.
 
Fraza të lëna përgjysëm,
Fjalë të thërmuara në ajër,
Mendime pa u thënë,
Endërra që zbresin dalngadalë…
Si valë që puthin brigjet e zhveshura,
Kjo dashuri bashkoj shpirtat tanë.
 
Si zogjë krejt të qullur,
Qëndrojmë nën trill të qiellit,
Por,kur të dalë dielli,
Do të fluturojmë të lirë,
Ndërsa unë s’do të thahem dot,
Nga rrëbeshi lumturisë,
I lotëve të shpirtit prej dashurisë.
 
Sa ekuacione përmban dashuria?
Diçka e di me siguri,
Në jetë një portë a dy mund të hapen,
Dhe kjo e ka një magji,
Se shumë të tjera në fytyrë të përplasen.
  
TRIUMF DASHURIE
 
Në stolat e parkut,
Era luan me trishtimin,
Prindërit kokat menjëanë,
I harruar, të qarat e vocërrakut,
Zgjat buzët e njoma,
Sa te babai sa dhe te nëna,
Zënkat përplasen me yjet,
Dhe ngatërrohen me arnat e qiellit,
Vocrraku pengohet me velat e reve,
Prindërit, po i vjedhin diellin.
Ankth,
Sekonda, minuta që përplasen,
Rrëzohen, ngrihen për të vazhduar
Garën e tyre të çmendur,
Përtypin copra shpirtrash të pagëlltitur,
Tej dëgjohet e qeshura ironike e kohës,
Fshehur nën buzëqeshje premtuese,
Farëz u kishte hedhur djalli,
Humbën cilësitë, zjarr u ndezën yjet,
Të qarat e fëmijës, dëgjojë hëna,
Engjëllin e dashurisë dërgojë midis tyre,
Dëshpërimi mer fund, ekzaltim kënaqësie,
Kapërdinë trishtimin,marin rrugën e shtëpisë.
Në piano ka mbetur përgjysmë melodia,
Dhe yjet i kan parë, që dridhen lehtë,
Mos i lërë lotët të bien në tastet e bardha
Vallëzo vocërrak, triumfoj dashuria!
Pa çelën lulet dhe, manushaqja nën ferrë,
Hëna vrapon me argjend ata mbështjellë,
Dashuria zgjat buzët e thara,
T’i njomë më lotët e hënës,
Rrufet e egoizmit ishin shurdhuar,
Klithmat e rebeluara mbetën në mes,
Kur përmbytesh me dashuri,
Lulet e shpirtit nuk i vyshk kurrë koha,
Qeshu vocërrak!
Këput dhe tastin e fundit të pianos,
Mbase nga flakët do të djegin qiellin,
Bota do të zgjohet në magjinë e dashurisë,
E zhveshur  nga petka zhele të hipokrizis.