Valbona Ahmeti - Prijatarët e lirisë

Valbona Ahmeti - Prijatarët e lirisë
PRIJATARËT E LAVDISË

Të mbushim duar e krahë me lule borë
Aromë e tyre të shpërthej si dielli mëngjesor
Të blerojnë ujëvarë meloditë e bukura të historisë
Të derdhën si dallgë detrash urimet e lavdisë
 
Me fije dielli të pikturohet ne memoriet rinore
Legjendë kreshnikësh me rrënjë stërgjyshore
Të ngritën lartë flamujt, deri sa qielli të qahet
Histori e Marsit rreth oxhakut le të rrëfehet
 
Zogjtë shtegtarë kur të pushojnë mbi kullë
Borë e Çyçavicës le të shkrij si gurrë
Në gji të lëndinës ëndrra shekullore është bekim
Për çdo plumb pushke le të dëgjohet një rrëfim
 
Sqep me sqep amanetet e Bacës të ligjërohen
Me fjalë pranverash kurorat të zbukurohen
Melodia e lahutës le të jehoi në brezni
Të jetojnë trimat rinueshëm në përjetësi
 
Të lutem qiell mos na sjell pikëlotin dhembshëm
Shqyej retë, zbrite ylberin gazmueshëm
Me pendë bilbilash le të shkruhet Marsi i Lavdisë
Ciceronët le të flasin për Prijatarët e Lirisë!