Vjollca Aliu - poezi

Vjollca Aliu - poezi
DALLGË KOHE
 
Eh, kohë,
kohë djallëzore...
e ëmbël na shfaqesh ti
dhe befas, tinëzisht 
na i merr të gjitha.
 
Por, mua s'më mashtron, jo,
fuqinë, motivin 
nuk m'i merr dot,
e papërulshme, 
e palëkundshme si kala!
 
Ti, oj kohë, 
shtegto labirinteve tua,
ndërsa unë lulëzoj 
bashkë me pranverën!