Vladimir Shyti - DASHURI DHE LOTË, Tregim

Vladimir Shyti - DASHURI DHE LOTË, Tregim
TREGIM
Vladimir Shyti
 
DASHURI DHE LOTË
 
   Sokoli, me fytyrën e ndritshme, e mori me sy një copë herë, vajzën e sapo ardhur në mëhallën e tij. Ai ndjeu një dëshirë të zjarrtë, që ta kishte të gjithën për vete. Vajza ende pa mbushur të njëzetat, veshur me një fustan taftaje, me flokë të argjendë hedhur mbi supe, me një kapelë, që rrethohej nga një kordele rozë të stilit francez, me sy si rruaza të përpunuara diamanti me një ngjyrë të gjelbër, i hodhi një shikim të shpejtë e vazhdojë udhën nga tregu fshatarë. Ajo provojë një drithërimë të ëmbël, kur e ndjeu që djaloshi po e ndiqte nga pas. Kishte dëgjuar me dhjetëra herë që njerëzit e vlerësonin si të bukur, madje, kishte pasur raste që edhe pleqtë e kishin quajtur çupë bukuroshe, por kjo frazë do të tingëllonte në mënyrë krejt ndryshe në gojën e djalit bukurosh.
  Zejnepi vinte nga një familje aristokratësh, ku regjimi komunist i asaj kohe e kishte bërë, një me bujkun, pasi e kishin zhveshur nga pasuria, ku dhe përfunduan në një shtëpi përdhese të asaj mëhalle të varfër në periferi të qytetit. Ajo jetonte vetëm me nënën, babai dhe dy vëllezërit kishim marrë arratinë jashtë atdheut.
  Në hyrje të tregut, Sokoli mori guxim dhe, duke i prerë udhën i foli përzemërsisht;
   -A mundem?!
  Ajo u skuq, uli sytë për një çast, pastaj e shikoj djalin drejt;
  -Jeni i çuditshëm.
  Kalimtarët kthyen kokat nga ata, pak më tutje nga tregu dëgjoheshin thirrjet e tregtarëve, që reklamonin mallrat e tyre.
  -Pse? Unë të njoh, jetoni në rrugicën time,-Sokolit i rrahu zemra dhe i buzëqeshi ëmbëlsisht.
  Ajo nuk foli, vazhdoj rrugën, veprim ky, që e bëri me shumë mundim. Mentaliteti i atij vendi i mundonte tepër të rinjtë e asaj kohe. Sokoli i hapi një dritare, duke i kërkuar takim në kopshtin e saj pas shtëpisë nën dritën e hënës. Po djaloshi tridhjetë vjeçar ndjehej i frikësuar. Përse ato pak fjalë i nxori duke belbëzuar dhe me aq ngurrim.
  Gjithë pasditen e kaloi duke menduar dhe duke zgjedhur fjalë dashurie, që do të shfaqte në atë takim. Por,a do ta pranonte vallë ajo aristokrate e rrënuar ftesën e tij? Kur errësira ra pas një mbrëmje të tensionuar, Sokoli puthi gjyshen e tij në krye dhe u largua me gjase se po shkonte në centralin elektrik, ku ai dhe punonte shpesh në turnin e natës. Kaptoj rrugicën e kalldrëmte dhe, kur u sigurua që nuk po kalonte këmbë njeriu kërceu mbi një gardhiqe disi të përkulur e hyri në kopshtin e Zejnepes njëkohësisht me hënën pranverore. U ulë galiç poshtë një kumbulle të lulëzuar, ku petalet e zbardhura dukeshin si qindra flutura të ngujuara mbi degët e saj. Zemra filloj të rrahë me ritme të shpejta. Shtëpinë përdhese e shihte nga pas, nga njëra dritare pas një cohe u ndez një kandil vajguri, diçka i lëvizi nga brenda, të ishte ajo…!? Pastaj, një hije gjigante u dallua pas perdes e pas pak sekondash kandili dhe hija stërmadhe u zhdukën. Ankthi iu shtua, dritën e hënës e zuri një re qurrashe, centrali elektrik mesa dukej kishte defekt, a do vinte vallë ajo? I harrojë fjalët magjike, që kishte përgatitur për këtë rast. ”Eh, vetëm të vijë”-mërmëriste me vete. Hëna e përzuri renë qurrashe dhe, në një shteg të qëruar përmes kopshtit ai hetoj një formë njeriu, e njohu ishte ajo. Zemra i gufoj dhe i rrahu në notat më të larta të muzikës.
 
                                                               ***
  Pas asaj nate Sokoli nuk e pa vajzën për disa ditë. Dhe, pas atyre ditëve, ai mësoi se ajo kishte zënë shtratin nga një sëmundje të pashërueshme. Megjithëse nuk e besonte, dëshpërimi tij qe i papërmbajtur. U bë i zymtë në fytyrë, gati ndërpreu komunikimin me njerëzit, madje edhe me gjyshen që e kishte rritur një copë mishi. Vendosi të shkonte për vizitë ne shtëpinë e Zejnepit, duke i zhdukur nga mendja, thashethemet e mëhallës, zakonet e doket e vendit, mallkoi kohën, në të cilën jetonte, doli pak më herët nga puna e u nis pa marrë asgjë parasysh.
  Atë ditë nuk reshti shiu, por ai nuk e ndjente fare. Rrugës kujtoi edhe një herë takimin në kopsht, që ia kishte përtërirë së tepërmi ndjenjat dashurore. Ajo e kishte pranuar dashurinë e tyre, këtë e tregonin dhe sytë e saj magjepës, madje,i kishte dhuruar një puthje të zjarrtë në fund të takimit nën dritën e hënës. Hyri në rrugicën e mëhallës dhe u drejtua nga shtëpia e të dashurës. I dukej sikur kalimtarët vetëm atë vështronin, por nuk e çau fort kokën. Trokiti në derë. Një grua e hijshme e ftojë të futej brenda dhe, kur hyri në kthinën e të sëmurës i afroj një peshqirë me thekë. Sokoli vetëm përshëndeti, nuk e përdori peshqirin, nxitoj hapat për tek e sëmura. U ulë në gjunjë para saj. Ajo u ngrit ndenjur në krevat. Këmisha e natës i shkau nga supet. O Zot, sa i kishin rënë supet! Sa i qe holluar qafa, flokët e argjend i ishin rralluar, sytë e gjelbër ngjasonin me turbullirën e një lumi të rrëmbyer. Djali i vendosi njërën dorë mbi ballë, digjej. Fytyra saj ishte kthyer në mermer si gjithë ambienti përqark. I preku duart, i kishte të lagështa e të nxehta dhe buzët të përthara e të plasura. Ajo merrte frymë fortë, ai ia dëgjonte gërvishtjen e parregullt të frymëmarrjes.
  -Nuk jam aspak mirë Koli, me sa shoh…-mbylli sytë Zejnepi. -Dashuria jonë kaq zgjati, të dua dhe do të dua përtej jetës.
  E ëma vajzës fshinte lotët fshehtas të rinjve.
  -Njerëzit duhet të vdisnin vetëm atëherë, kur janë vetëm. Ose kur urrehen…por jo kur dashurohen
  Ajo u mundua të buzëqesh.
  -Ke gjetur mjek?-pyeti i përlotur Sokoli dhe u kthye nga e nëna vajzës, e cila vari kryet e lidhur me një shami mavi mbi gjoks. Ai ndjeu ca therje në trup, pasi puthi të dashurën në faqe u ngrit vërtik në këmbë;-Do të gjej doktor-dhe u largua.
  Moti u keqësua përsëri. Përjashta vërshëllente era duke përkulur pemët anës rrugës. Sokoli doli nga dera e shtëpisë e të vetmit mjek në atë qytezë, i cili ishte larguar qysh nga mëngjesi në Tiranë. Miku tij, djali doktorit i kishte premtuar se me tu kthyer i ati do të vinte me patjetër në adresën që i dha shoku vet. Pastaj, kaloj një urë mbi lumin Shkumbin dhe ende pa ja plasur shiu u gjend përsëri në shtëpinë e të sëmurës.Ai rrinte në buzë të krevatit dhe, i tregonte çdo gjë që i vinte në mëndje. Ajo trembej shumë orës së fundit të natës përpara se të agonte. Pandehte se, kur kalonte nata, i jepte shpresë për të nesërmen, por çdo gjë shuhej në të zbardhur…
  Mesnatë, trokiti dera, Sokoli u ngrit vërtik në këmbë, mjeku hyri duke përshëndetur. Nëna e Zejnepit e shoqëroj deri te e bija e sëmurë.
  Sokoli e falënderojë përzemërsisht mjekun dhe i lirojë vendin e tij. Doktori bëri vizitën nën një qetësi të pazakontë dhe uli sytë përdhe.
  Zejnepi u tremb shumë, sidomos orës së fundit të natës. Pandehte se, kur kalonte nata, dobësohej dhe rryma e fshehtë e jetës shuhej…Duke parë vështrimin mosbesues të mjekut e pushtojë ankthi. Zgjati duart e holla drejt të dashurit dhe i shtrëngojë njërën dorë, djali u përlot dhe i fërkonte duart e mermertë.
  -Më vjen keq,-foli me keqardhje mjeku.
  -Vdiq…-u shëmb përdhe e ëma.
  -Jo!-bërtiti Sokoli.-Ajo s’ka vdekur! Shikoni, ende pa më mban dorën të shtrënguar…
  Hija e vdekjes u bë e padurueshme, një vetëtimë, dritë verbuese, ulëritjet e nënës, kryet e ulur të mjekut. Sokoli hapë ngadalë dorën, dora e Zejnepit u lëshua përposhtë. Tipare të shfytyruara nga ankthi. Sy me lotë të ngrirë. Flokë të argjend të mëndafshtë.
  -Zejnep,-zëri djaloshit hushtoj fuqishëm mbi bubllimën shurdhuese.-Zejnep!
  Dhe, për herë të parë, ajo nuk dha përgjigje. Pastaj, erdhi mëngjesi, ajo nuk ishte më. Tani koha kishte ndalur në vend. Ishte shqyer në mes. Vetëm ata të dy, të përjashtuar nga dashuria. Ai, që i kreh flokët, i puth buzët e ftohtë ,e mbulon me batanije dhe, nuk është i zoti të bëj asgjë. Rrezet e diellit ranë mbi ta, por nuk u dhanë jetë, pastaj u tretën diku, duke lënë pas vetëm lotë hidhërimi.