ESHNAT DHE GJENERALI
monolog me vete!
...99 vjet kërkoj dheun e Boletinit, 99 dimra larg kullës i qova dhe ju bijtë e mi s’keni as marre as frikë që eshnat mi mbani në thes.
Nashta më keni dënuar edhe ju sikur dikur më dënoi Nexhipi e Hyseni vetëm pse e desha Hamidin më shumë se Reshad Xhonturkun.
Mosni ju lutem në diell e në qiell, mos gaboni edhe ju sikur filani e fisteku. Atë që e bëra me Hamidin e bëra për ju e për Shqipëri. U pajtuam për hekurudhën, lehtësimin e taksave e ndërtimin e urave mbi lumenj, por Reshadi, Hyseni, filani e fisteku nuk e deshën këtë dhe than:
Këta dy, Isa e Hamidi e kanë huq barbaren e po e shesin Kosovën, Austrisë po ia shesin patën thanë pa marre e pa frikë.
Për cilin po më dënoni e s’po më.varrosni në Boletinin tem; Fajin pse e desha dhe luftova për Shqipnin, apo fajin që isha krah Ismailit në Vlorë, në Londër, në Trieste e Vjenë! Ndoshta për këtë shkak s’po u jepni vend eshnave të mi.
99 vjet me mall të Boletinit jam, e ju më leni në thes. O bijtë e mi, Isa nuk bani luftë me nej n’thes, po për lirinë e juaj, për gjuhën që e folni ju, për shkollat ku mësoni, për Shqipni e bana luftën.
Kurrë niherë ma shumë s’jam ndi i mërzitur së sot, se ju ma copëtuat zemrën copë me copë.
Ma ndatë Shqipërinë e tash edhe Mitrovicën... e eshnat mi lat strukur në një thes çaprashtisur në të katër anët.
S’kam lan fishek as barut pa shkrep që ta baj Shqipnin Shqipni. I harxhova të gjitha e tash dua vend për varr n’tokën time.
Dhe tani nëse nuk morët vesh, unë po heshti, në thesin me eshna të çaprashtisur në të katër anët...