Vito Taverna - MIKJA (Itali)

Vito Taverna - MIKJA (Itali)
MIKJA

Më pëlqen poezia që pëshpërit
mes saj dhe meje mendimet e veta,
që pyetje bën
dhe qartëson pak nga pak hijet e mia,
që shushuritin mbi shkëmbinjtë e mprehtë
të dhimbjes dhe dashurisë,
me fjongon e zhurmshme të rrymës.
Gërmoj në sekretet e saj,
në atë që ajo di fare qartë
dhe si shoqe e zemrës më tregon.
Jeton mes të sotmes dhe të djeshmes, plangprishëse ose koprrace,
dhe përmbledh heshtjet dhe mundimet e saj
që shfaqen në shpirtin tokësor
për të eksploruar hapësirat
të shkreta dhe të vjetruara.
Oh, sa i vetmuar je, i ftuari i magjisë,
me ditët e evokuara, të bukura
të momenteve të shqetësuara,
që përcaktojnë të keqen e tyre për të vdekur.
E dua, si vajza adoleshente 
e poetit Vincenzo Cardarelli,
Unë, peshkatar i panjohur sfungjerësh,
i përvëluar.
 
Përktheu: Angela Kosta