Vjollca Aliu (poezi)

Në mëngjesin e freskët
Zemra ka ndjesi
Si varka mbi det
Ti ishe shtri
Si gur u theve
Si trëndafil çele
U harlise, ike
Si zog i brishtë u ktheve
Terri të verboi
Drita t'i çeli sytë
Sa të papritura ndodhën
Jo, s'e kishe ditë.
Trëndafilat i mblodhe
Një kartë uratash shkrove
Si dhuratë-bekim
Mua m'i dhurove.