TANI ËSHTË KURRKUNDI, PËR TY SOLOMON!
“Kontradikta midis pamundësisë së qenësishme
dhe absolutitetit të saj”
J.W.VON GOETHE
në nokturnin e njëzet
(nuk mund të jetë dita e fundme)
në pyetjen njëmiliardëshe
se çfarë dreqin është dashuria,
a mund ta di…a mund,
se këtu çdo gjë ka ndryshuar,
përveç meje
që luaj me flokët e mi,
dhe kam frikë të telefonoj,
kur jemi, vetëm një centimetër larg,
jo…jo, një milimetër,
kur më thua: a mund ta njoh, sërën tënde dashuri??
Po, po kur vizatoj në ajër numrin tënd:
- alo, a mund të bisedojmë,
- për motin ndoshta,
apo…
-hajt, se folim!
Duke matur kohën
dhe unë e lagur nga një shi i marrë,
të kam pa përmes zânit që endet udhëve ditën
dhe a e di sesa të dua?
Dua të zgjoj prekjen time,
në një dhomë me shtretër të dy lakuriq,
të plugojmë thellësitë tona
kur më telefonon përsëri:
- të pëlqen puthja ime?
Eh, djall!
Çfarë pyetjeje?
-Unë akoma nuk të njoh,
pastaj shija e një femre flokëzezë,
ç’rëndësi ka refuzimi mi,
(a do të bësh dashuri me mua, d.m.th seks)??!
-Por akoma,
…akoma nuk të kam prekur?
Dua të flas me ty?
në udhën me trëndafila,
kur fantazmat nuk janë njerëz
por që ecin me duart në xhepa
dhe mbledhin xixëllonja,
prapë, dua të flas me ty;
- thomëni – belbëzonte syçelë,
kur penelat e qiejve
digjen në deltat e lumejve të trëndafilta,
ku dhe hënat e kuqe
ndezin zjarr në çadrat e plazhit,
ai shtrirë rri
pasi deri në bregun tjetër ka notuar,
por…harrova të pi ilaçin
e ereksionit të moshës,
se prostata është rritur
sërish në telefon:
-dua të bëj dashuri me ty,
(unë vetëm të ndërroj pelenat
se nuk të çohet fare…),
se dhe zëri i dashnores: -shpirt, e pive ilaçin?!
– E piva helmin,
dhe imagjinoj lëkurën tënde të zeshkët
dhe pubisin e rrafshët erëmirë,
por refuzimi yt më vret,
disa herë
jam derdhur kot,
në vaskën e zbrazët
me flluska shkume të yndyrshme,
kur shtrihem nën pemë time sythacicë
në horizont këmbët e resë majoshe
shalojnë shiun e mbasdites
së verës me shije dheu
kur unë puth kërthizën,
do të më kafshosh në ëndërr
dhe zulma e të qeshurës tënde
do më mungojë,
mëngjezeve,
pasditeve,
pasmesnatave.
Kush je ti?
në kontinentit e marrëzisë tonë,
me krifa barërash të egra,
o shpirti im
me trupin e humbur kryqëzimeve
të kontinenteve të zhveshura
në mirazhe erërash pa duar
pa frymë,
pa zemër,
pa shirt,
kush je ti?
Një dashuri mërgimtare,
që natën më tërheq nga krateri i Vezuvit,
se vulvi yt
zjarrmon lëngshëm shalëve të tua,
por një bastard si ti
kaq energjik
një specie në zhdukje
një homosapiens të rrallë,
do ta tredhja,
ta kastroja,
ta kalëroja,
ta përdhosja,
gjer në dhembje,
se zogjtë e frymës tonë të qelbur,
duan që të gjallmojmë
më përtej zërit tënd,
si afshi i gjijve të tu
(ku bota rrëzohet,
për të nuhatur aromën e qumshtit),
si shija e ujit të bekuar të dritës,
eh sa e dlirë dhe sublime buzëqeshja,
në muzg,
në ag,
pa amshim!
A e din sesa të du’?
…ej, ej, kthjellu,
se Zoti tek ty mblodhi të gjitha stinët,
aromat, pranverat:
-i lumi unë për ty, - them mbytazi,
i përndezur në të gjitha rrugët
- i lumi unë,
- i lumi unë,
- i lumi unë, për ty, loçka jeme,
kur trazoj frymën
si breg i egër,
mpirë nga akulli i frikës time
kam mbetë kësaj nate flokëlëshuar,
në rrudhat e syve duke kërkuar
horizontet e tua të pamata,
kur nuk mat kohën,
as mat fjalët
- se ti je imja, vetëm imja,
imjaaaa, o shpirt
i pasmesnatave me orgazma të qullura,
se kur sandalet heq
duke vrapuar kuturu me telefonin ndër duar,
ta ruaj zërin si një xhep,
përballë Notre Dame de Paris.
- A e di sesa të du??!
A mund të flasim?
kur dimri të thinjet,
mos e lër vetëm muzgun e përkuqur,
që prek ndjenjën,
mbi një vetullhënë,
i madhërishëm qielli,
kur mbyll sytë…
Mos më flit për dashurinë?
në ngjyrat e pyllit tënd,
pisha jonë e gjelbër
krejt e gjelbër
me zogj që ikin e vijnë si vetëtima
rreth lirishtave të varkave të bardha
fryma ime,
(vizaton format e ëndërrave në jermi,)
se gjithmonë je aty…aty,
në strehën tonë
në rruginën e vjetër pa emër
me jaseminë të bardhë…
se e përkorë
e bukur
e jashtëzakonshme
kur fryma ime rrotullohet rreth globit,
nën strehën e planetit të kuq,
kurse ti,
akoma më flet për dashurinë??!
Vazhdon pjesa -V-