Vlora Rexhaj Morina - ASHTU SIÇ JE...

Vlora Rexhaj Morina - ASHTU SIÇ JE...
ASHTU SIÇ JE...
 
Ashtu siç je
E brishtë
E harbuarë
Syqiellore
Frymo nën kalanë e
pushtuarë
Zgjoi ushtarët e etun
shekujsh
Se buzë qiellit shatërvanët
kristal burojnë mjaltin e buzëve tua!