Teuta Sadiku - Vështrim

Teuta Sadiku - Vështrim
Tek “Shpikësi i vargjeve” brenda çdo fjale pulson një emocion, brenda çdo detaji të imazhit fshihen enigma të shumta.
 
1. Përmbajtja dhe struktura
   Libri përmban dyzet vjersha të krijuara posaçërisht për fëmijë, duke shërbyer si një mjet edukativ dhe argëtues.  
Përfshirja e fabulave në vargje [Ketrushi i gëzuar, Iriqi e lepuri, Pema dhe qukapiku, Vizitat e dhelprës, Veshët e ujkut ] e rrit mrekullinë dhe magjinë  e librit përmes perceptimit të ngjarjes,mënyrën e shtjellimit dhe të shprehurit,humorit të natyrshëm por mbi të gjitha gjuha e  e thjeshtë fëminore e përdorur.
Ndonëse tematika është marrë nga përditshmëria, vargjet dhe fjalët e përzgjedhura me një gjuhë të pasur dhe të thjeshtë u japin vjershave shumësinë  e nuancave kuptimore dhe origjinalitetin vëllimit .
 ``Shpikësi I vargjeve`` me tematikat , me mënyrën  artistike të trajtimit të temave me mesazhet që përcjell bëhet një udhërrëfyes I njohjes së botës që I rrethon fëmijët dhe për ndërgjegjësimin e tyre për jetën dhe veprimtarinë e tyre  në përballjen e vështirësive me jetën.[ ``Miqtë e mi``,``Jetën  ta gëzojmë``.``Mësuesit tanë``,``Shtëpia dhe zjarri``]
Të gjitha këto  vjersha zgjojnë kureshtjen ,argëtojnë ,pasurojnë anën  shpirtërore ,inteligjencën emocionale pa përmendur  ndikimin mësimdhënës, moral dhe edukativ.Duke përdorur narrativën e shkurtër autori përcjell mesazhe  për të mësuar vlera si dashuria, miqësia, ndershmëria, dhe kujdesi për natyrën.  
   - Struktura e librit është e organizuar në mënyrë të qartë, me tituj tërheqës dhe  në katër ndarje tematikash,
 [Natyra në festë,Mes lojrave të moshës ,Pema e sëmurë dhe doktor qukapiku,Shtegëtimi I Vitit] duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive të perceptimit  dhe të kuptimit tek fëmijët.
 
2. Elementet artistike dhe ilustrimet
 Ilustrimet e bëra nga Jona Dëma janë të bukura, të ngjyrosura me kujdes,e plot ngjyra jete  duke tërhequr vëmendjen dhe duke përforcuar mesazhet e vjershave. 
 
``Poeti thuri  vargje
Për zogjtë në fluturim
Zogjtë kafshuan shkronjat
dhe ikën me nxitim`` R.Ismaili
 
 Ajo që e bën shpikësin e vargjeve të dashur për fëmijët janë  përzgjedhja e fjalëve,  një fjalor I menduar mire si dhe rima në tekst.Këto I shtojnë ritëm leximit si dhe ndihmojnë në zhvillimin fonologjik të fëmijës.
Mënyra origjinale , shakatë dhe argëtimi I ndihmon fëmijët të flasin për emocionet e tyre dhe si ti kontrollojnë  ato.
   Bashkëpunimi ndërmjet poetit dhe ilustratores krijon një harmoni vizuale dhe letrare,  gjë që  ia rrit vlerën edukative dhe estetike  librit.  
 Ilustrimet nga bota nënujore tek  Deti kaltërosh,Miu piktor,Deti I magjishëm ,Melisa magjistare shërbejnë si një mjet për të stimuluar imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve.
 
3. Vlera edukative dhe zhvillimi i aftësive
    Libri ``Shpikësi I vargjeve`` promovon zhvillimin e gjuhës, rritjen e fjalorit dhe aftësitë e të kuptuarit të tekstit nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe të bukur.  
   Vjershat ``Njerës keqbërës``,``Natyra në festë`` ``I dua heronjtë``  dhe fabulat në vargje ofrojnë mësime të vlefshme për sjellje të mira dhe vlera sociale. 
 
Dua ninullat e nënës
Me ëndrra të fle
Në gjumë të fluturoj
Si shqiponjë të jem R.Ismaili
 
    Përmes krijimeve artistike dhe narrativës poetike, libri shërbejë si një mjet për zhvillimin e ndjeshmërisë emocionale dhe të mendimit kritik tek fëmijët.``Vajza e vogël jetime``, ``Kënga e emigrantit``
 
4. Roli pedagogjik dhe kulturor
    Libri I Rifat Ismailit mund të përdoret në ambiente shkollore si një burim për mësuesit dhe prindërit për të ndihmuar në edukimin e hershëm të fëmijëve.  
   Ai kontribuon për përhapjen e kulturës dhe traditës shqiptare ,përmes përzgjedhjes së temave dhe figurave që lidhen me identitetin kulturor.  
   Përmes vjershave dhe fabulave në vargje , fëmijët nxisin dashurinë për leximin dhe krijimtarinë letrare.
 
5. Vlerësimi kritik dhe potenciali për zhvillim
   - Ky libër është një shembull i mirë i librit të vjershave për fëmijë ku  kombinohet arti, edukata dhe kultura.  
   ``Shpikësi I vargjeve’``është një burim i rëndësishëm për zhvillimin e literaturës për fëmijë në kontekstin shqiptar, duke pasur parasysh tematikën, gjuhën dhe ilustrimet.Vlen të përmendet se në  librat e Rifat Ismailitka terren të pasur për diskutime e reflektime pas çdo leximi.Shpesh autori  godet  stereotipet ,apo këshillat klishe për të gjetur e sjellë në jetën tonë gëzimin e harenë.Këtu nuk ka sekret,se si autori shpik vargje,mjafton ta shikosh botën përmes syve të fëmijës me spontanitetin dhe freskinë e moshës fëminore.
Libri "Shpikësi i vargjeve" është një përmbledhje e pasur me vjersha dhe fabula në vargje, të cilat kanë potencial për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin edukativ, kulturor dhe artistik të fëmijëve. Ai ofron një ekuilibër ndërmjet artit letrar dhe mësimit të vlerave, duke qenë një burim i vlefshëm për përdorim në familje dhe ambientet e shkollës.
   Shpikësi i vargjeve Rifat Ismaili ka shumë metoda e mënyra për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve pse jo dhe të rriturve.Me penën e tij ;
  bëri dhe  një qiell
të vrenjtur e ngjyrë gri
një stinë të quajtur dimër
kohën gati për shi
sepse jashtë dhomës ku ai shpik vargjet ka plot tema të nxehta si dhuna në familje, tema e ngrohjes globale, empatia, tema e luftës kundër racizmit ,tema të cilat kërkojnë ndjeshmëri , delikatesë,mjeshtëri dhe imagjinatë të pakufishme çka nuk i mungojnë shpikësit të vargjeve.
Shpikësi i vargjeve ,Rifat Ismaili e njeh mirë traditën ,pasurinë e madhe folklorike të  letërsisë shqipe ndaj humorin  e hollë shqiptar , e riprodhon me suksesdhe i bën  vjershat, fabulat dhe përrallat mbresëlënëse dhe origjinale.
_____________________________
Referencat
 1.Anton Nikë Berisha ``Poetika e letërsisë për fëmijë Letërsia për fëmijë si art i fjalës.Vëzhgime teorike dhe krahasime me letërsinë për të  rritur .Interpretime veprash dhe Portrete shkrimtarësh``.
2.Astrit Bishqemi ``Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj``
 
Teuta Sadiku
Është diplomuar në Universitetin e Tiranës
Departamenti  gjuhë – letërsi shqipe
Është autore e dy vëllimeve me poezi dhe dy vëllimeve me tregime.Përkthen, shkruan tregime ,poezi  ese, këndvështrime letrare në shumë revista e  gazeta kulturore brenda e jashtë vendit.