Teuta Osmani - Poezi

Teuta Osmani - Poezi
NË KËTË LOJË…!
 
Për çfarë të besoj në këtë lojë
Ku përtej fjalës shpirtërore të rrëfej
Mallin, jetën, mundimet, vuajtjet, lodhjen
E të shprehem se në këto vargje ka jetë?
 
Për çfarë të besoj në këtë lojë
Me fjalë, e llogje, mohime, eintriga
Mes miqsh e armiqsh që më ndjekin
E nuk di ku të shkruaj, si të jem e vetmja!
 
Kur, nuk di kujt t’i flas me sinqeritet
Nuk di kujt t’i rrëfej një të vërtetë
Nuk di kujt t’i kërkoj një ndihmë të vogël
A edhe në mes fjalëve të gjej një shpresë!
 
Por, vetëm “hidh paret” kushti i parë
E kur nuk i përgjegjesh e i beson me një fjalë
E kur i kërkon garancinë, askush të del i qartë
Por, një llogari ta bëjnë pa bërë punën, tak fak!
 
Dhe kështu siç u katandisëm
Në fjalë, poezi, romane e tregime
Më del një llogari në kokën time
Se luhet parja, e jo vlera e çmimeve !
 
Ndaj nuk di, nuk di, nuk di
Se kujt t’i jap besën, fjalën apo shkrimet
E vetmja gjë më mbet se me siguri
T’i drejtohem vetes, e të reflektoj në Agime!
 
Pasi deri këtu ku jam, s’më ka sjell dikush në krahë
As deri këtu ku kam arritur, s’më ka ndihmuar askush aspak
Edhe pse mes ujqërish e gjalrpërinjve kam udhëtuar
Zotit i lutem i lutem i lutem të gjej udhën e duhur !
 
E për të patur një udhë të qartë, të pastër e të bardhë
Më duhet, më duhet, më duhet, të kuptoj më shumë
Se kjo lojë ka një rrjetë të madh, që mund të ziresh
Në tyret duar, gjurmë plotë baltë e llucë
Ku mashtrimi, vjedhja e vargjeve, hajdut dhe korruptues
Janë pashaporta e identetetit të tyre
Tek duan e duan e duan me para, të lahen e të fryhen!
 
Amerikë, Maj2025