Lavdije Buçaj, Poezi

Lavdije Buçaj, Poezi
KLITHMA E TOKËS
 
O tokë e djegur ndër shekuj,
e mbijetuar e shkrumbuar.
O dhimbja jonë ndër vite,
gjithçka tjetër veç përbuzjen,
asnjëherë se prite.
 
Frymëmarrja e lisave rënkon,
rëra buzë detit është ngrirë.
Era e tërbuar sikur do të gllabërojë,
telat plot gjemba ja shtuan përmbi.
 
E rëndë, o sa e rëndë,
për ata që më djersë të ruajtën.
E papranueshme për të rinjtë,
në këtë tokë ëndrrat i ndërtuan.
 
Edhe deti i tërbuar,
sikur po flet.
Valët përplasen, protestojnë,
duan ngrohtësi në gjirin e vet.
 
Me vite pritën turistë e shtegtarë,
krenarë, të papërkulur.
Shqiptarë në tokën tonë Shqiptarë. 
 
08.06.2026