Teuta Osmani - Cikël poetik

Është si puna e orizit në një thesë
Ku gjen edhe kokrra të shëndosha
Por edhe krunde të zeza sterr,
Që rastësisht, gjatë rrugës del
Ndonjë kokërr, e mbi tokë a parcelë, e çel
E pastaj merr fora e merr dhenë
Tek e cilësojmë “Bereqet”, a “i mirë ky thes”!
Por, në fakt, bota nuk është aq apo kaq
Sa ka një thes, e i mbyllet gryka
E as e hapur, në qoftë ai thes
Pasi nuk dimë të përzgjedhim
Kur ndërkohë, rrënjët mbijnë në tokë
E nën ujë, për të përmbushur masën
Si në një sahan, a enë, e se plotë qoftë
A bosh, e nëse nuk gjejmë më të mirin farë të mbjellë…!
Teuta Osmani
Amerikë, Prrill 2025
Mbetët duke kërkuar eshtrat e të vdekueve në të gjithë botën
Si para lufte e pas luftës së fundit të Corona-virusit
Nuk dini nga i kini të afërmit, të gjakut, të fisit, e farefisit
I mohuat sa ishin gjallë, për t’u marr nga një copës tokë e atje në varr…
Nuk u ngopët të shtini akoma dhe evlatë
Për të përmbushur manjakësitë tuaja,
O të sëmurë, o psikopatë…
Teuta Osmani
Amerikë, Maj 2025
Hiç mos më thoni
Asnjë fjalë
Bile as zërin mos ua dëgjofsha
As një varg mos ua lexofsha
As edhe frymën mos ua ndjefsha
Se pas një kompjuteri po shpiken
Mënyra , forma e metoda
Pas një muri të ajërt
Ku merr fora dhe forca
Forca pa forcë fizike
Forca, pa forcë mendore
Forca, pa forcë intuitive
Forca e inteligjencës artificiale
Ku fshihen pas shpine
Pas kurrizit
Pas krahëve
Pas mendimit e zgjuarsisë
Kjo lloj metode me shumë punë
Me shumë meditime
Duke ndërsjellë
Të ardhura, të ardhmen
Të papriturën, deri në ndryshim të pakufishëm
Duke përdorur gishtat mbi tastjerë në ekranin e qelqtë
Shumëfuqishëm e shumëdimensionel të kompjuterit
Për të parë horizonte drite artificiale
E angazhime për punë, të palodhshme e të komandueshme
Në shërbim të njeriut dembel
Të njeriut të palëvizshëm
Të njeriut të sëmurë
Obezitë e të pakomunikueshëm për të parë sfidat e shumta e që po i ndërpret
Natyrale e biologjike
Fizike dhe pjellore, pa vënë në disponim
Jetën njerëzore
Njësoj si të kopjojnë
Robotët, në një botë që po shndërrohet
Në hekura robotësh, pa pjeshllmërinë njerëzore
Pa ndjerë djersën e ballit, e të lodhjes, për një gjumë të rehatshëm
Për një oreks të majme
Për një diet të shëndetshëm
Pa vrarë mëndjen se edhe mund të çmëndesh
Me këto të fundit
Të futjes në përdorim të punëve online
Me e pa përfitim …
Sor 1-Maji, dita e punëtorëve me krahë që në kohëra të lashta e deri në ditët e inteligjencls artificiale.
Në ç’rrang botërorë do futemi
E nëse mohojmë dhe gjenezën njerëzore
Dhe jetën biologjike e natyrale?
E nëse nuk punojmë e ndërtojmë me forcën e të ndjerit të të të jetuarit si njerëz?
Atëhere, ç’presim kur pleqëria pret te pensionet, e deri në ditët e fundit të jetës
Duke pasur një jetë që asnjë vlerë nuk ka , përsa i përket teknologjisë në masë?!
Mirëbesimi ka rënë përtokë, familja e rrënuar, miqësia e kthyer në të huaj.
E njeriu si robotë pa kontrrolluar!
Një jetë kot e formale, pa një ndjenjë e të ekzistuarit normale!
Teuta Osmani
Amerikë, Maj 2025
PREJ GJAKU E MISHI…!
Ne jemi të lindur prej gjaku e prej mishi!
Ku nga nëna kam marr frymë e jam ushqyer
Dëgjoja britmat e zërin e saj sa herë fliste
Përkëdheljet nga mitra e saj sa isha e ngjizur!
Nuk mund të mos e ndjei këtë gjë edhe mitra ime
Dy herët që jam ndjerë me njeriun e mbarsur
Sa herë qeshja, e frymoja duke zbritur e ngjitur shkallët
E sa herë ëndërroja për t’u dhënë gji foshnjave, kur dolën nga barku!
Nuk mund ta imagjinoj në këtë kohë të errët
Tek shoh nga dritarje të fryjë erë e shi, me re të zeza
Dhe kur jam duke vëzhguar kompjuterin të tjerr vargjet
E më duket se ka më shumë jetë nga kompjuteri, Poezia!
S’e di e nëse një ditë veten do e imagjinoja
Të isha një njeri prej hekuri e me tru automatizuar
Të mbaja në barkë gjallesën e lindur laboratorëve
E të quhesha nënë apo e dashura e ndonjë roboti të rekomanduar!
S’e di e nëse kjo botë do kish kafshë në pyjet me gjelbërim
E natyra vetëm një pikturë me bojëra të sostifikuara
E në vënd të tyre të ishin në robotë edhe fëmijë
Kur do e përjetonte këtë botë që është më shumë si lodër në duar
Se sa një botë që jetë njerëzish ka zhvilluar?!!!
Ndoshta, në botën time, edhe kam ëndërruar
Ndoshta, edhe jam sfiduar duke luftuar
Ndoshta, edhe jam lodhur duke fluturuar
Por, kurrë një jetë të bukur natyrale për të jetuar, nuk e kam mohuar!