Abdul Basit Abdul Salam Qasim Al Sama - DASHURINË DO TA RIFITOJ

Abdul Basit Abdul Salam Qasim Al Sama - DASHURINË DO TA RIFITOJ
Poeti Abdul Basit Abdul Salam Qasim Al Sama - Jemen
Shqipëroi Angela Kosta
 
Poeti Abdul Basit Abdul Salam Qasim Al - Samadi ka lindur në Jemen. Ai është Anëtar i International Creativity and Humanities Federation (ICHF) si përfaqësues i Anglisë. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të tjera të huaja dhe janë botuar në disa gazeta dhe revista letrare arabe.
 
DASHURINË DO TA RIFITOJ
 
Ndërsa ajo ecën
avull ngrihet nga bora
është pranverë ndaj shfaqen kujtimet.
Në rrugë nuk ka pluhur por veç lule
u përkula për të nuhatur
aromën e jaseminit.
 
Për të netët nëpër dallgë lundruan
drejt agimit të lindjes së diellit
fitova dashurinë
dhe nuk e humba zemrën time.
 
Për hir të asaj që aq shumë e dua
nga shpirti një shall mëndafshi malli thura
dhe me zë emocionues thirra:
Oh ti që udhën tënde zgjodhe
teksa gjethe shege shpërndaje të të takoj
dëshiroj dhe sytë në paqe t'i mbyll.
 
Dhe para se dita sërish të rikthehet
me mall të të përqafoj
e në dashurinë e syve e tu
si i çmendur të përhumbem.
 
Dhe vështrimin të ta rrëmbej të ngopem
sikur ujin e vetë detit ta shijoj
e sa më shumë ta pija
aq më i etur të bëhesha
 
Oh shpirti im! Nuk më pëlqen
zgjuar deri vonë të rri përveçse me ty
dhe nuk më pëlqen të të ëndërroj në kotësi.
 
Edhe syri i milingonës po të të shihte
një mijë herë do të rritej.
Nga dashuria!
 
Më jep edhe mua pak dashuri
si uji i ftohtë gllënjkë pas gllënjke
më jep gjithçka që zemra ime ka nevoj
vite lumturie dhe njëmijë e një netë.