Ildije Xhemali - KUR SHKRUHET PËR NËNËN

të çukitin shpirtin
si zogu lëvozhgën e vezës
një dritë e mbulon
të gjithë njerinë
I qeshin sytë,
nuk gjen qetësi
si vajzës
kur, të parën herë
i propozojnë
për dashuri.
Por, kur vargjet
shkruhen për NËNËN,
Dielli shton ndriçimin
Hëna fal bukurinë
Toka ndal rrotullimin
lulet falin hijeshinë.
Perënditë
në front ulin Njerinë.