ENVER SAHITI
Më mirë n'lapidar se që jeni gjallë.
Në këmbim të lirisë të vendit tim,
Do bëja edhe më shumë sakrificë
E kur liria n'Dardani të ngre shtat
Lapidarët aty roje do na bëjnë.
Ata qe sot nëpër media ulërijnë
Se ishin në front e s'pati të tjerë
Më mirë do dukeshin në lapidarë.
Se sot nga goja që nxjerrin vrerë.
Ju rrahagjoksa a jeni në veti
Se liria këtu nuk erdhi pa gjak
E që sot n'liri po e merrni primatin
Të rënëve në fronte po ju hyni n'hak.
Se gjaku i tyre n'beteja i derdhur
Ujiti këtë tokë t'lashtë Dardane
E ndersa ju sot n'parlamente
Bëni zhurmë e skena për interese.
Kalatë flasin historinë
Mure t’lashta bërë nga guri
Ende n’këmbë stoik qëndroni
Edhe pse sot jeni rrënoja
Por mbrenda jush historinë ruani.
Kulla t’lashta t’bëra kala
Rritët burra që thuen kufirin
N’beteja lirie e dhat kushtrimin
E lidhen besen si burri burrit.
Amanetin e të parëve
Te ruajtur n’themele e n’këngë lavdie
Që nga koha e Skenderbet
Bët kushtrimin me krushqi lirie.
Sot liria po hedhë shtat
Rritet shpejt si fara e grurit
E ujitur me gjak dëshmorësh
Me atë ngjyrë si vet t’flamurit.
Nanë moj
kur bashkohen trojet?
Flej biri i nanës
Fli e mos mendo
Se aq të shkepun jemi
As ditë e nat s'mud të t'shpjegoj.
Kur as bjeshka bjeshkës
nuk i flet me gojë
Kur as në ditët me diell
E as majat kur i kan me borë.
Do bëhemi bashk një ditë
Kur Dielli të lindë
Nga veriu e në jug
Si në lindje e perëndim.
Atëherë kur dhe hëna
Do shëndritë si Dielli
Kur burimet e ujit
Bëhen bashk si Deti.
Enver Sahiti
13.04.2025