POEZI NGA VERA GJONAJ - ITALI
LOGU I BJESHKËVE
Verë shumëngjyrëshe plot aromë
Në at log të bjeshkëve mes barit njomë
Zbutet flladi ndër shpate e lugje
Vasha të reja, logu mbush me nuse
Mbushullon sot blini dhe lulet e kuqe
Moj Malësi të prin krenaria
Varg e vij, kush është më e mira
Tek ai vend ku vetë digjet 'eshka'
Po na zgjidhet sot mis bjeshka
Vesh xhubleta e në kokë shamia
Shihni njerëz kush është më e mira
Po shkojnë logut tu'e flakërua
A thua Zoti i ka punua
Me të shkua mendja a mos janë zana
E jo bija që i ka lind nana
Ndër shekuj Malësi të ka pri krenaria
Mise mes kësaj bote i ka rritë Malësia
Me ju krenohet ne, logu e Malësia
Bota nuk i ka, sikur kem ne bija.
NË BËHEMI HUMAN
Sa postmodernë janë këta Zeusët
Duket sikur kanë degraduar keqas shoqërinë
kanë ngatërruar keqas lirinë dhe humanizmin
kanë prangosur ajrin kanë për njerinë
Kyçur mbajnë dyert progresit e humanizmit
novatorizmi mbeti fare pa sy
Bota ka nevojë për promethe me gjak të ri
Për të ndezur zjarret e zjarreve të progresit
E për të humanizuar njeriun e politizuar
E jo për sojin e të pa sojit që soj nuk ka
Projektor duken gjenocidet
Shkrimtarët e poetët e përndritur me shpirt hyji
Në mund të hyjnë në sektorët e inteligjencës skllavëruar
e formën t'ua ndryshojë, të kulturës pa kulturuar
E për të mposhtur këta Zeusët e kohës së re
Sa për ta rimëkëmbur gjeniun që shpresat ia vranë
me plumbat prej druri
Heu, mos u vraftë agu...
………………………………………….
Përgatiti Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese