NUSJA E ARBËRISË - Bedri Tahiri

NUSJA E ARBËRISË - Bedri Tahiri
NUSJA E ARBËRISË
(Shotë Galicës)
 
I bashkoi dashuria e lufta
E i bekoi dhe vetë Perëndia
I ndau vdekja tekanjoze
Politika dhe vetë Njerëzia
 
Trimi në Galicë, pret e pret
Nusen e Maleve plot trimëri
Urna me dhe nga Fushë-Kruja
I jep frymë lirie varrit përbri
 
Mbesë e saj, e dashura Shotë
Me farefis e shumë atdhetarë
Mbi Kenatafin bashkëkohor
Derdhin lot malli e vënë kurorë
 
Besë e fortë e Konstandinit
Tejkalon prita, inate e mëri
Dada Shotë hipur mbi kalë
Do të vijë Nuse në Arbëri